Jump to content

Biogjeografia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biogjeografia studion biosferen përkatësisht në botën bimore dhe shtazore në të, shpërndarjen e tyre dhe varësinë e tyre nga mjedisi gjeografik .

Organizmat e gjallë, që e përbëjnë biosferën ndahen në dy grupe të mëdha: bimët dhe shatazët. Shpërndarja e madhe gjeografike e bimëve dhe të shtazëve, si dhe prania e një periudhe kohore shumë të gjatë në Tokë, e bëjnë një ndër faktorët kryesorqë kanë ndikuar dhe ndikojnë në pamjen e tashme të mjedisit gjeografik.

Boigjeografia varësisht nga lënda e studimit ndahet në fitogjeografi dhe zoogjeografi. Pra Fitogjeografia – greq.phytos - bimë, studion botën bimore ose florën kurse zoogjeografia – greq, zoon- shtazë, studion botën shtazore ose faunën në tokë.

Zhvillimi i biosferës është i lidhur ngushtë me evulucionin gjeologjik të zhvillimit të korës së tokës dhe ndahet në dy etapa:

  • Etapa abiogjene, e cila përfshinë periudhën prej formiomit të korës së tokës e deri te paraqitja e jetës së parë.
  • Etapa biogjene, e cila përfshinë periudhën prej paraqitjes së jetës në tokë dhe në vazhdimsi. Etapa biogjene pastaj ndahet në dy pjesë, deri në shfaqjen e njeriut dhe pas tij.

Biogjeografia ndahet në:

  • fitogjeografi
  • zoogjeografi