Jump to content

Wikipedia:Kuvendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e Kuvendit
Kuvendi

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.


Dritare
Pyetje e Përgjigje


Pyetje (15 nëntor 2024, 19:05)

A ka mundsi najkush me pranu review ne ket Faqë? Kjo osht Historia e Fshatit Skorobishtes gjithashtu edhe tradita dhe kultura jan skorobishtes

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Skorobishti

@Skorobishtanin04, aktualisht ka pak prapambetje në radhën e ndryshimeve në pritje. Po punojmë për ta ulur numrin dhe gradualisht do të vijë radha dhe për artikullin në fjalë. - Klein Muçi (diskutimet) 19 nëntor 2024 10:29 (CET)[përgjigjuni]
Zyra e Ankesave


Artikuj që janë vetëm tituj të librave

Një shikim brenda Speciale:AllPages e shfaq problemin më të madh në Wikipedia-n shqip: ka tepër tepër artikuj rreth librave jo të shquar, që vetëm kanë titullin, autorin, numrin e faqeve, dhe ndoshta botuesin. Nëse është me fat, ka ndonjë përshkrim të shkurtër të librit. Wikipedia është enciklopedi digjitale dhe jo magazinë apo librari. Për më tepër është e ndaluar të përfshijmë përmbajtje intelektuale të mbrojtur nën të drejtën autoriale, përveç nëse ekziston një arsyetim ku mund të përdoret një formë e reduktuar e veprës intelektuale.

Prandaj... pse është ky problem kaq i përhapur nëpër Wikipedia shqip për kaq shumë kohë?

Nuk besoj që jemi të interesuar të kemi faqe si "Skënderbeu" ose misioni i pamundur i Schmitt-it apo 200 vjet të Jeronim de Radës : veprat e Jeronim de Radës në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", artikuj që karakterizohen me tituj tepër të gjatë dhe përmbajtje shumë të shkurtër.


https://sq.wikipedia.org/wiki/Fikrije_Lushaku informacione te rreme fshijeni?

A ekziston diçka që Wikipedia shqip mund të bëjë rreth këtij fenomeni?

Fallbackintoreality (diskutimet) 10 prill 2024 21:23 (CEST)[përgjigjuni]

Fallbackintoreality, përshëndetje!
Nëse sheh Speciale:FaqeTëShkurtra do të vësh re se ka shumë artikuj problematikë të së njëjtës natyrë. Besoj se çështja e librave bie më shumë në sy ngaqë njerëz të ndryshëm kërkojnë "të ndihmojnë" e hapin artikuj për librat që kanë në shtëpi apo librat e rinj që sapo dalin. Plani im është që pasi të arrijmë 100 000 artikuj të fillojmë të mundohemi të rrisim pak cilësinë e artikujve duke bërë disa krasitje të tyre. — Klein Muçi (diskutimet) 11 prill 2024 09:17 (CEST)[përgjigjuni]
Me atë hap i bjen edhe dy vjet për me e futë atë plan në lëvizje... Fallbackintoreality (diskutimet) 12 prill 2024 01:44 (CEST)[përgjigjuni]
Fallbackintoreality, shpresa është që shifra të arrihet brenda këtij viti. Gjithsesi 2 vite do të ishin sërish më pak kohë se sa disa 5 vjeçarë që mund të kenë artikuj të ndryshëm që presin për fshirje, fatkeqësisht. Për një plan më të hollësishëm të vizionit tim vetjak në lidhje me çështjen mund të shikosh këtu. Se sa realizohet e si ndryshohet rrugës më pas nuk i dihet duke qenë se sigurisht nisma të tilla të mëdha nuk mund të jenë zgjedhje e vetëm një personi, edhe nëse ky person është një administrator. — Klein Muçi (diskutimet) 12 prill 2024 12:14 (CEST)[përgjigjuni]

Abuse filter

U përpoqa të rregulloja referencat në artikullin Dhimitër Stamo, duke i zëvendësuar ato me burime nga artikulli anglisht, por nuk më lanë të njiheshin keqdashëse! A mund ta çaktivizoni filtrin e abuzimit? Faleminderit shumë.

më jep këto dy njoftime

Artikulli juaj nuk përmban asnjë burim.

Krijimi i faqeve shumë të shkurtra është veprim i ndaluar. - LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 03:49 (CEST)[përgjigjuni]

@LefterDalaka, përshëndetje! Mbase gabimisht jeni përpjekur të punoni diku tjetër dhe jo te artikulli në fjalë. Shoh që te artikulli në fjalë e keni kryer një ndryshim (largimi i një referimi). Ishte kjo ajo që dëshironit të bënit? - Klein Muçi (diskutimet) 8 tetor 2024 10:28 (CEST)[përgjigjuni]
jo, nuk doja ta bëja këtë. Doja të ndryshoja citimet - vendosni ato që janë në hyrjen në anglisht https://en.wikipedia.org/wiki/Dhimit%C3%ABr_Stamo LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 20:17 (CEST)[përgjigjuni]
tani eshte ne rregull Faleminderit shumë LefterDalaka (diskutimet) 8 tetor 2024 20:21 (CEST)[përgjigjuni]
Kërkesë e zgjidhur
— Klein Muçi (diskutimet) 9 tetor 2024 11:08 (CEST)[përgjigjuni]
Administrata







Ofiçina


Forumi i Grisjes


Artikulli është rreth gazetares Oljana Maloku, dhe u krijua në 2022 prej përdoruesit Përdoruesi:Ojlanamaloku2022, gjë që dyshoj të jetë edhe konflikt interesi - meqë mund të jetë personi në fjalë duke e shkruar artikullin rreth vetvetes. Edhe fotografia në artikull është vendosur në Commons (pa marrë parasysh që është e nxjerrë nga TV Klan dhe nuk mund të verifikohet liria e së drejtës së autorit aty.

Unë dua ta vë në pyetje edhe shquarësinë e artikullit, meqë të vetmet aspekte të shquara aty janë "ajo është gazetare" dhe "ka fituar një çmim për kronikën e vet televizive". Burimet e cituara janë poashtu të ndërlidhura me subjektin në fjalë (Probizz.al është faqja e znj. Malokut, Opinion është faqja e emisionit Opinion, dhe gjithashtu vet televizioni Klan). – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Fallbackintoreality (diskutimiredaktime).

Votimi

PËR - Nuk plotëson kushtet e shquarësisë. Burimet nuk janë të pavarura nga subjekti. Olsi (diskutimet) 22 nëntor 2023 16:57 (CET)[përgjigjuni]

PËR Grisje - Leutrim.P

Diskutimi

Artikuj të mirë

Votimi

  1. KUNDËR - Artikulli ka përmbajtje të shkurtër, besoj që duhet të pasurohet përmbajtja. -- Leutrim.P
  2. KUNDËR - Nuk ka shumë përmbajtje. -- Velocitasgroningen1934

Diskutimi

Komentet

Paraqisni komentet edhe këshillat për të përmirësuar ende artikullin.

Votimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Votimi

PËR - Artikulli duket se i përmbush kriteret. - Berisharina (diskutimet) 9 shtator 2020 17:40 (CEST)[përgjigjuni]

PËR - Leutrim.P


Diskutimi

Artikulli duket shumë mirë si format edhe nga ana e burimeve, edhepse ka nevojë të plotësohet me ngjarjet më të reja. -- Leutrim.P


Votimi

Diskutimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Artikuj të përkryer

Diskutimi

Votimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Diskutimi

Votimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Komentet

  • Pothuajse gjysma e referimeve jane ne gjuhen shqipe.

Paraqisni komentet edhe këshillat për të përmirësuar ende artikullin.

Votimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Komentet

Paraqisni komentet edhe këshillat për të përmirësuar ende artikullin.

Votimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Komentet

Paraqisni komentet edhe këshillat për të përmirësuar ende artikullin.

Votimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Diskutimi

Votimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Diskutimi

Votimi

Për të shpehur qendimin tuaj se duhet apo jo ky artikull të jetë perfekt votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .



Artikujt për librat

Përshëndetje! Aktualisht Wikipedia shqip përmban rreth pesëmijë artikuj për libra të ndryshëm. Një pjesë e mirë e atij numri janë artikuj shumë të shkurtër që përmbajnë vetëm informacionet bazike për një libër si autorin, numrin e faqeve e vitin e botimit. Artikujt e kësaj forme shtohen relativisht shpejt pasi shumë përdorues provojnë të ndihmojnë në Wikipedia duke krijuar artikuj të rinj për librat që kanë në shtëpi dhe përgjithësisht shtimi i të dhënave në mënyrë skedike mund të jetë proces argëtues në vetvete. Në këtë situatë do të propozoja rishikimin e artikujve të kategorisë Libra dhe dhënien e një përgjigjeje afatgjatë pyetjes se si duhet të jetë përqasja jonë ndaj artikujve të tillë. Për cilat libra duhet shkruar artikuj? Duhet të ketë një lloj limiti në gjatësinë e këtyre artikujve?
Duhet kuptuar që nga një anë, interneti flet pak shqip dhe ndonjëherë ai informacioni në mënyrë skedike mund të jetë i vetmi informacion që mund të gjejë një lexues i interesuar, sidomos për libra të vjetër. Nga ana tjetër, ka pasur disa herë ide për grisjen e artikujve të tillë pasi parë në kontekstin enciklopedik mund të konsiderohen nën standardet e duhura.
Përdorues që mund të kenë interes në lidhje me temën: @Fallbackintoreality, @Leutrim.P, @Vyolltsa, @Berishasinan, @Zbulimi, @Edukatori — Klein Muçi (diskutimet) 1 nëntor 2024 11:39 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

Kur bëhet fjala për artikujt që janë kriju n'Wikipedia Shqip për shumicën e librave këtu, ata e trajtojnë këtë shërbim si indeks (dmth. si një bibliotekë me hapa ekstra) dhe nuk e trajtojnë në mënyrë enciklopedike apo përshkruese. Për disa prej këtyre mundet me qenë mënyra e vetme me të cilën dijmë për këta libra. Në disa artikuj, formatizohet teksti pothuajse si me qenë citim akademik. Për shembull nga Antishqiptari - Ditari i çrregullt i muajve të nxehtë dimër 2003 - dimër 2004, ku komplet teksti del të jetë ky:

Antishqiptari - Ditari i çrregullt i muajve të nxehtë dimër 2003 - dimër 2004. Libër me Autor Sokol Balla. Shtëpia botuese "55", viti i botimit 2005. Faqet e librit 204.

Megjithëse, vlen të përmendet që ky tekst përkatës vjen direkt nga hyrja e librit në Bukinist.al. Kjo përbën kopjim të palejuar të tekstit nga burime të jashtme. Wikipedia nuk është indeks i librave dhe idealisht duhet pasur vetëm artikuj rreth librave që i trajtojmë në mënyrë enciklopedike, ku ka diçka unike për të thënë për atë libër ose ku ka mendime nga burime të jashtme mbi atë temë. Ashtu vendoset shquarësia për të gjitha artikujt në Wikipedia, nuk shoh pse me pasë përjashtime për këtë. - Fallbackintoreality (diskutimet) 1 nëntor 2024 21:15 (CET)[përgjigjuni]

Pajtohem edhe une, nuk mund te sherbejme si biblioteke. Poashtu nuk mund t'i shkelim te drejtat autoriale te botuesve apo shkrimtareve te librave. Mund te krijohen siq thote @Fallbackintoreality, kur eshte tekst encikopedik qe trajton tema ne lidhje me librin nga figura te ndryshme, e cila lejohet si nje forme permbledhjesh e komentimeve te nje libri te caktuar ose ndikimin e tij ne kulturen e nje vendi etj etj). //Limiti//, Libra qe jane te vjeter apo te rralle, te mirenjohur, me te hershem se viti i caktuar (p.sh viti 2000) mund t'i mbajme ne keso raste kur ka mungese informacioni dhe i sherben publikut qe te jete tekst ne dispozicion. Nje pjese te tyre duhet te fillojme t'i fshijme sipas rendesise me te ulet. Kur t'i kemi caktuar disa parametra pas nje diskutimi te mire, mund te fillojme t'i filtrojme. - Leutrim.P

Unë do të rezervohesha pak për çështjen e shkeljes së të drejtave pasi nuk jam i sigurt sa mund të përbëjë shkelje një fjali përshkruese e atillë. Përpos kësaj, artikulli në fjalë del të jetë shkruar në 2010 kështu që nuk është aspak çudi që Bukinist të jetë faqja që ka marrë prej Wikipedia-s, jo anasjelltas. Por gjithsesi jam dakord pak a shumë për çfarë thuhet. Thjesht jam në dilemë çfarë hapi duhet ndërmarrë për këto raste. Duhen synuar drejt zgjerimit apo fshirjes? E them këtë pasi, për shembull, besoj se libri Antishqiptari mbase gëzon një lloj shquarësia dhe mund të përfytyrohet që të ketë një artikull në Wikipedia. Por aktualisht është nën-standard, le të themi. Përqasja që duhet të kemi ndaj këtyre rasteve? - Klein Muçi (diskutimet) 2 nëntor 2024 09:11 (CET)[përgjigjuni]

Për zgjerim mund të kemi një minimum të gjatësisë së tekstit që duhet zbatuar, ndoshta? Fallbackintoreality (diskutimet) 3 nëntor 2024 00:47 (CET)[përgjigjuni]
Fallbackintoreality, besoj se 1KB tekst mund të jetë një minimum i përgjithshëm i arsyeshëm për të nisur. Pra, çdo artikull duhet të ketë të paktën 1024 bite informacion për të ekzistuar si i tillë. Pyetja është çfarë përqasje të kemi me artikujt që janë nën këtë standard, sidomos ato për librat. T'i fshijmë apo të zotohemi t'i shtojmë informacion derisa të arrihet ky limit? — Klein Muçi (diskutimet) 3 nëntor 2024 20:17 (CET)[përgjigjuni]
Jo të gjithë librat meritojnë vend në Wikipedia apo kanë mjaftueshëm informata për të. Propozoj një indeks të përkohshëm për ta — pra i marrim me vete titujt, autorët dhe ISBN-të — i vendosim në një faqe të përkohshme jashtë mainspace-it ku mund ta vendosim rast pas rasti çka të bëjmë me ta. Faqet e përveçme të tyre i fshijmë për shumicën. Si kriter qëndron shquarësia, sa është e lehtë për të kërkuar, a ka mbulim medial nga burimet dytësore ose tretësore? Problemi me këtë çështje është që meqenëse janë rreth 5000 artikuj, s'ki qysh i trajton krejt njëjtë apo në mënyrë të standardizume. Fallbackintoreality (diskutimet) 3 nëntor 2024 23:15 (CET)[përgjigjuni]
Pershendetje te gjitheve! Jam dakord vende-vende me te gjithe parafolesit ne lidhje me librat. Mendoj qe duhet te perqendrohemi tek permbajtja e artikullit. Librat nuk kane nevoje shume per shquarsi, pasi libri ne vetvete eshte thjesht nje permbajtje dhe nese hidhet ne Wikipedia, ai percjell informacion te lexuesit dhe menyra si shkruhet artikulli eshte permbledhje dhe jo pjese te marra prej tij, pra jo plagjiature. Per kete ne mund te mbeshtetemi tek modelet e librave te huaj qe shkruhen ne Wikipedia-n e gjuhes angleze. Puna eshte se eshte e veshtire per njerezit te lexojne nje liber dhe ta sintetizojne ate per ta hedhur infon mbi librin sipas rregullave te shkrimit te nje artikulli. Ne dhe artikujt per librat qe jane bere ne anglisht, nuk jane te perkthyera mire ne shqipe. Ja, nje shembull per librin "Kronike ne gur" e Kadarese. @Klein Muçi, te pergezoj per ndermarrjen e ketij diskutimi. — Vyolltsa (diskutimet) 4 nëntor 2024 13:36 (CET)[përgjigjuni]
Vyolltsa, faleminderit!
@Fallbackintoreality, zhvendosja do të sillte shumë punë të cilën s'jam i sigurt në do ta merrte kush përsipër për ta përfunduar ndonjëherë. Jam dakord që duhen parë rast pas rasti. Mbase ti dhe Leutrimi mund t'i hidhni një sy listës të përgjithshme më sipër e të gjykoni cilët mund të jenë për t'u fshirë për shkak të shquarësisë? Mund t'i kalojmë për diskutim më pas te FG. Megjithëse diskutimi fillestar ishte për gjatësinë e përmbajtjes, mbase përqëndrimi te shquarësia fillimisht do të ishte më mirë. — Klein Muçi (diskutimet) 6 nëntor 2024 13:04 (CET)[përgjigjuni]
Klein Muçi, Ta qartesojme qka e percakton nje artikull libri per cilen liste.. Te fillojme si proces me filtrimin e tyre, dmth i ndajme ne 3 lista - per tu mbajtur - per tu diskutuar - per tu grisur. Te fillojme ta bejme listen per ata qe jane me shume per mbajtje sesa grisje. Kur te gjithe te jene ndare ne 3 listat, ne i diskutojme nje per nje deri kur te perfundoj procesi..
Gjatesia e permbajtjes me duket qe duhet te diskutohet ne fund per ata artikuj qe jane zgjedhur te mbahen (duke supozuar qe p.sh kane mbetur 400 nga 5000, mund te shikojme si ti kompletojme duke caktuar kritere). — Leutrim.P (diskutimet) 6 nëntor 2024 17:45 (CET)[përgjigjuni]
Leutrim.P, unë do të këmbëngulja për përqasjen e thjeshtuar të idesë tënde: Shohim listën aktuale të librave dhe caktojmë për grisje ato që mund të cilësohen problematikë e i diskutojmë rast pas rasti pastaj. Praktikisht do të kishim 2 lista (ato që janë për t'u mbajtur e ato që janë për t'u diskutuar nëse do të grisen apo jo).
Kur të ndiheni të lirë, mund të nisni rishikimin e kategorisë Libra që përmban sasinë më të madhe të tyre e pastaj të gjykojmë në varësi të si na shkon puna. — Klein Muçi (diskutimet) 7 nëntor 2024 10:34 (CET)[përgjigjuni]
Ndonjë përditësim në lidhje me temën? (Po shkruaj më së shumti në mënyrë që të shtyhet afati i arkivimit automatik të diskutimit.) - Klein Muçi (diskutimet) 15 nëntor 2024 10:42 (CET)[përgjigjuni]
Siç po shihet po anojmë momentalisht më shumë kah zgjerimi i artikujve ekzistues, meqë artikujt që vetëm patën tituj papritmas po zgjerohen me tekst origjinal, dhe po iu shtohen edhe lidhje tek hyrjet e tyre në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare. - Fallbackintoreality (diskutimet) 16 nëntor 2024 10:57 (CET)[përgjigjuni]
Fallbackintoreality, këtu është një kërkim i artikujve me më pak se 1KB informacion. Shpresoj që ndonjëri ta shohë e të vendosë të zgjerojë artikujt në të atëherë. Përveç librave, një pjesë e tyre janë dhe lista që nuk u zgjeruan kurrë që nga krijimi i tyre. — Klein Muçi (diskutimet) 16 nëntor 2024 19:26 (CET)[përgjigjuni]

Sign up for the language community meeting on November 29th, 16:00 UTC

Hello everyone,

The next language community meeting is coming up next week, on November 29th, at 16:00 UTC (Zonestamp! For your timezone <https://zonestamp.toolforge.org/1732896000>). If you're interested in joining, you can sign up on this wiki page: <https://www.mediawiki.org/wiki/Wikimedia_Language_and_Product_Localization/Community_meetings#29_November_2024>.

This participant-driven meeting will be organized by the Wikimedia Foundation’s Language Product Localization team and the Language Diversity Hub. There will be presentations on topics like developing language keyboards, the creation of the Moore Wikipedia, and the language support track at Wiki Indaba. We will also have members from the Wayuunaiki community joining us to share their experiences with the Incubator and as a new community within our movement. This meeting will have a Spanish interpretation.

Looking forward to seeing you at the language community meeting! Cheers, Srishti 21 nëntor 2024 20:54 (CET)[përgjigjuni]