Jump to content

Sistemi endokrin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Sistemi endokrin

Sistemi endokrin përfaqësohet nga ishujt e langerhansit që janë grupe qelizash me madhësi 0,04-0,2 mm te shpërndara në pjesën ekzokrine dhe të kufizuara mire nga indi përreth. Ishujt ndërtohen nga qeliza të zbehta dhe të vogla, dhe vendosen në forme shiritash qe anastomizojne ne mënyre te çrregullt. Midis shiritave qe anastomizojne gjenden kapilare gjaku me pore qe vendosen ne një rrjete retikulare delikate. Hormonet që prodhon çdo qelize në ishujt e langerhansit dhe gjenden katër lloje qelizash A (alfa) 15-20 % B (beta) 70-75 % te te gjithave qelizave endokrine D (delta) 5-6 % dhe qelizat e qarta C. Kemi dhe qeliza D1 qe prodhojnë peptidin intestinal vazoaktive dhe gjenden mes qelizave ekzokrine.

P;rmbledhje

Qelizat B vendosen ne qendër te ishujve kurse qelizat A ne periferi kurse C dhe D janë te shpërndara midis qelizave B dhe A. Qelizat B ngjyrosen me fuksine aldehide. Ne to bie ne sy prania e një numër te madh mitokondrish dhe kompleksi Golxhi shume i zhvilluar qe i japin qelizave ngjyre acidofile. Qelizat B gjende vetëm ne ishujt e lagerhansit qe gjenden ne pankreas. Qelizat B prodhojnë insulin (Insulina (nga lat. insula – ishull, pasi që prodhohet në të ashtuquajturit Ishujt Langerhans në pankreas) është një hormon polipeptid, që rregullon metabolizmin e karbohidrateve.

Luan një rol shumë të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të glukozës (sheqerit) në gjak si dhe në terapinë e Diabetes mellitus (sëmundjes së sheqerit).

Insulina krijohet në pankreas në qelizat a të ujdhesave të Langerhensit. Sipas strukturës kimike është polipeptid i ndërtuar prej 51 aminoacidesh. Te të gjitha kafshët molekula e insulinës është e ndërtuar prej dy vargjeve, të cilat janë të lidhura me ura disulfide. Kur shkëputen urat disulfide bëhet inaktivizimi i insulinës. Insulina nuk mund të merret me rrugë orale, sepse ajo tretet nën veprimin e enzimeve të traktit digjestiv.

Insulina është hormon i rëndësishëm anabolik (i sintezës), i cili vepron në inde të ndryshme si në mëlçi, në indin yndyror dhe në muskuj. Ajo e rrit metabolizmin e sheqernave, deponimin e glikogjenit, sintezën e proteinave, sintezën e yndyrave etj. Megjithatë roli kryesor i insulinës në organizëm është në rregullimin e metabolizmit të karbohidrateve. Ajo mundëson hyrejen e glukozës në qeliza. Sekretimi i insulinës varet nga glicemia (sasia e glukozës në gjak). Dihet se glukoza e stimulon drejtpërsëdrejti lirimin e insulinës brenda 30-60 sekondave. Rritja e nivelit të glukozës në gjak (hiperglikeia) është faktor stimulues, i cili rrit sekrecioni e insulinës, ndërsa hipoglicemia (sasia e vogël e glukozës në gjak), ka efekt të kundërt.

Mungesa e insulinës në organizmin e njeriut shkakton sëmundjen e sheqerit (Diabetes mellitus). Rritja e insulinës në gjak (hiperinsulizëm) bëhet rralle. Në këtë rast zvogëlohet përqendrimi i glukozës dhe shfaqen kriza hiperglicemike.

Qelizat A kane aftësi te lidhen me acidin fosfotungistik duke marre ngjyre bazofile, këto qeliza prodhojnë hormonin glukagon. Hormon që prodhohet në pankreas në ishujt e Langerhansit nga qelizat alfa. Për nga struktura kimike është polipeptid. Ka rol të rëndësishëm në homeostazën e glukozës në gjak. Kur përqendrimi i glukozës zbret nën nivelin normal që është 50 mg/dL në gjak e 60 mg/dL në serumin e gjakut (siero) glukagoni vepron mbi organet që depozitojnë glukozën nën formën e glukagonit. Këto organe janë mëlçia dhe muskujt. Nën veprimin e glukagonit këto organe aktivizojnë enzima që shpërbëjnë glikogjenin(është polisakaridi, i cili gjendet kryesisht në mëlçi dhe në muskujt e organizmit të shtazëve dhe shërben si ushqim rezervë. Teprica e glukozës në organizëm shndërrohet në glikogjen dhe rezervohet në mëlçi. Kështu p.sh gjatë punës së rëndë shpërbëhet në glukozë, të cilin organizmi e përdor si ushqim rezervë. Struktura kimike e glikogjenit është e ngjashme me atë të amidonit.)ë glukozë, duke e liruar në gjak. Si rrjedhim përqendrimi i glukozës në gjak kthehet në nivel normal. Vlerat normale të përqendrimit të glukozës në gjak janë 50 - 100 mg/dL,ndërsa në serum 60 - 110 mg/dL. Por, këto vlera rriten pas ngrënies.

Ky është hormoni i dytë i pankresasit, i cili krijohet në qelizat a të ujdhesave të Langerhansit. Sipas strukturës kimike është polipeptid i ndërtuar prej 29 aminoacidesh. Në krahasim me insulinën ka veprim të kundërt. Stimulon zbërthimin e glukogjenit e pas kësaj rritjen e glukozës në gjak (hiperglicemia), që është veprim i kundërt nga insulina. Për këtë arsye glukagoni mund të konsiderohet antagonist i insulinës. Hipoglicemia e nxit sekretimin e glukagonit, ndërsa hiperglicemia e inhobon sekretimin e tij.

Qelizat D prodhojnë somatostatinen hormon me natyrë proteinike që prodhohet në qelizat delta të ishujve të Langerhansit në pankreas, ne hipotalam dhe në disa pjesë të tjera të aparatit tretës.

Ky hormon bashkëvepron me pesë receptorë kështu që ka shumë funksione. Disa nga këto funksione janë : bllokon sintesën e hormonit të rritjes dhe prolaktinës në hipofizë, bllokon sekretimin e disa substancave nga stomaku si : kolecistokinina (CCK), acidin klorhidrik (HCl), gastrina dhe secretina. Në vitet e fundit ka filluar të përdoret në terapitë kundër disa lloj tumoresh.

Shih edhe

Literatura

  • A.I. Gozhenko; I.P. Gurkalova; Zukow, W.; Kwasnik, Z.; Mroczkowska, B. (2009). "Trematoda". Pathology: Medical Student's Library. Radomska Szkola Wyžsza uk. Zubrzyckiego. fq. 280. ISBN 978-83-61047-18-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Adam, Andy (2014). Grainger & Allison's Diagnostic Radiology (bot. 6). Elsevier Health Sciences. fq. 1031. ISBN 9780702061288. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Councilman, W. T. (1913). "Chapter Two". Disease and Its Causes. New York Henry Holt and Company London Williams and Norgate The University Press, Cambridge, U.S.A. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Preedy, Victor (2009). Comprehensive Handbook of Iodine Nutritional, Biochemical, Pathological and Therapeutic Aspects. Burlington: Elsevier. fq. 616. ISBN 9780080920863. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kushner R (2007). Treatment of the Obese Patient (Contemporary Endocrinology). Totowa, NJ: Humana Press. fq. 158. ISBN 978-1-59745-400-1. Marrë më 5 prill 2009. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Oxford Handbook of Medical Sciences (bot. 2nd). Oxford: Oxford University Press. 2011. fq. 180. ISBN 9780191652295. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kasper (2005). Harrison's Principles of Internal Medicine. McGraw Hill. fq. 2074. ISBN 978-0-07-139140-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Gilbert, Scott F. (2000). "Juxtacrine Signaling". përmbledhur nga bookshelf, NCBI (red.). Developmental biology (bot. 6.). Sunderland, Mass.: Sinauer Assoc. ISBN 978-0-87893-243-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Pandit, Nikita K. (2007). Introduction To The Pharmaceutical Sciences. fq. 238. ISBN 978-0-7817-4478-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Malenka RC, Nestler EJ, Hyman SE (2009). "Chapter 10: Neural and Neuroendocrine Control of the Internal Milieu". përmbledhur nga Sydor A, Brown RY (red.). Molecular Neuropharmacology: A Foundation for Clinical Neuroscience (bot. 2nd). New York: McGraw-Hill Medical. fq. 246, 248–259. ISBN 9780071481274. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Neave, N. (2008). Hormones and behaviour: a psychological approach (në anglisht). Cambridge: Cambridge University Press. ISBN 978-0521692014.
  • Schatzberg, Alan F. (1988). The Hypothalamic-pituitary-adrenal axis: physiology, pathophysiology, and psychiatric implications. Raven Press. ISBN 978-0-88167-393-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Young B, Woodford P, O'Dowd G (2013). Wheater's Functional Histology: A Text and Colour Atlas (bot. 6th). Elsevier. fq. 95. ISBN 978-0702047473. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Marieb, Elaine (2014). Anatomy & physiology. Glenview, IL: Pearson Education, Inc. ISBN 978-0321861580. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)