Jump to content

Shkalla e Rihterit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Charles Francis Richter

Shkalla e Rihterit ose Shkalla e Magnitudës së Rihterit është një shkallë përllogaritëse e cila mat energjinë e tërmetit në epiqendër: çdo shkallë (gradë) i korrespondon një intensiteti të barabartë me 10 herë nga ajo e mëparshmja Shkalla e Merkalit. Shkalla e Richterit është prezantuar në vitin 1935. Në kohën e paraqitjes së saj vet Charles Richter e quajti atë (me sugjerimin e Harry Wood) thjesht një shkallë "madhësie" (Magnitude Scale).[1] "Magnituda e Richterit" duket se ka origjinën nga Perry Byerly i cili i tha shtypit se shkalla ishte e Richterit prandaj edhe "duhet të quhej e tillë." [2] Në vitin 1956, Gutenberg dhe Richter, ndërsa ende i referoheshin asaj si "shkalla e madhësisë" (magnitude scale), e etiketuan atë me emrin "madhësia ose magnituda lokale", me simbolin ML, për ta dalluar atë nga dy instrumente të tjera që kishin zhvilluar, Shkallën e Valës Sipërfaqësore (Surface wave Magnitude - MS) dhe Madhësinë e Valës Trupore (Body wave Magnitude - MB). [3]

(Shkalla Merkalli është në fakt, më përshkruese, i klasifikon tërmetet nga 1 deri në 12 gradë, në bazë të efekteve të shkaktuara dhe varet nga distanca e vëzhguesit të qendrës sizmike).

Paraqitja tabelare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Magnituda e
Rihterit
Përshkrimi
(Emërtimi)
Shkalla e Merkalit Efektet e zakonshme të termetit Frekuenca mesatare në nivel global (vlerësim)
1.0 - 1.9 Mikrotermet I Mikrotermetet zakonisht nuk ndjehen ose ndjehen më rrallë por regjistrohen nga seizmometri.[4] Disa milion në vit
2.0 - 2.9 Termet i dobët I - II Ndjehen vetëm nga një numër i vogël i njerëzve. Nuk ka dëme në ndërtesa. Mbi 1 000 000 në vit
3.0 - 3.9 III - IV Shpesh ndihet nga njerëzit, por shumë rrallë shkakton dëme. Tundja e objekteve mund të jetë e dukshme. Mbi 100,000 në vit
4.0 - 4.9 Termet i lehtë IV - VI Dridhje e dukshme e objekteve të brendshme dhe zhurma të bezdisshme. Ndjehen nga shumica e njerëzve në zonën e prekur. Më pak ndjehet jashtë ndërtesave. Zakonisht nuk shkakton asnjë dëm ose ato mund të jenë minimale. Disa objekte mund të bien nga raftet ose të rrëzohen. 10,000 deri 15,000 në vit
5.0 - 5.9 Termet mesatar VI - VII Mund të shkaktojë dëme të ndryshme në objekte të ndërtuara dobët. Ndjehet nga të gjithë njerëzit e zonës së prekur. 1,000 deri 1,500 në vit
6.0 - 6.9 Termet i fuqishëm VIII - X Dëmtime mesatare të një numri të strukturave të ndërtuara mirë në zonat e populluara. Strukturat rezistente ndaj tërmetit mbijetojnë me dëme të vogla deri në mesatare. Strukturat e krijuara dobët marrin dëme mesatare deri të rënda. Ndjehet në zona më të gjera; deri në qindra kilometra (milje) nga epiqendra. Dridhje e fortë në zonën e epiqendrës. 100 deri 150 në vit
7.0 - 7.9 Termet shkatërrimtar X + [5] Shkakton dëme në pjesën më të madhe të ndërtesave, disa prej të cilave rrënohen pjesërisht, plotësisht ose marrin dëme të mëdha. Strukturat e dizajnuara mirë ka të ngjarë të dëmtohen gjithashtu. Ndjehen në distanca të mëdha, me dëme të mëdha, kryesisht të kufizuara në 250 km nga epiqendra 10 deri 20 në vit
8.0 - 8.9 Termet katastrofik Dëmtime të mëdha në ndërtesa, strukturat mund të shkatërrohen. Do të shkaktojë dëme mesatare deri të rëndë në ndërtesa të forta ose rezistente ndaj tërmetit. Dëmtime në zona të mëdha. Ndjehen në rajone jashtëzakonisht të gjëra. 1 në vit
9.0 + Shkatërrim total ose aty afër, dëme të mëdha ose shembje të të gjitha ndërtesave. Dëmtimet dhe dridhje të rëndë shtrihen edhe në vendet e largëta. Ndryshime të përhershme në topografinë tokësore. 1 në 10 deri 50 vite
  1. ^ Richter 1935, p. 1. His article is titled: "An Instrumental Earthquake Magnitude Scale".
  2. ^ Hough 2007, pp. 123–124.
  3. ^ Gutenberg & Richter 1956b, p. 30.
  4. ^ This is what Richter wrote in his Elementary Seismology (1958), an opinion copiously reproduced afterwards in Earth's science primers. Recent evidence shows that earthquakes with negative magnitudes (down to −0.7) can also be felt in exceptional cases, especially when the focus is very shallow (a few hundred metres). See: Thouvenot, F.; Bouchon, M. (2008). "What is the lowest magnitude threshold at which an earthquake can be felt or heard, or objects thrown into the air?," in Fréchet, J., Meghraoui, M. & Stucchi, M. (eds), Modern Approaches in Solid Earth Sciences (vol. 2), Historical Seismology: Interdisciplinary Studies of Past and Recent Earthquakes, Springer, Dordrecht, 313–326.
  5. ^ "Anchorage, Alaska (AK) profile: population, maps, real estate, averages, homes, statistics, relocation, travel, jobs, hospitals, schools, crime, moving, houses, news" (në anglisht). City-Data.com. Marrë më 2012-10-12.
  • Bolt, B. A. (1993), Earthquakes and geological discovery (në anglisht), Scientific American Library, ISBN 0-7167-5040-6.
  • Gutenberg, B.; Richter, C. F. (1956b), "Earthquake magnitude, intensity, energy, and acceleration (Second Paper)", Bulletin of the Seismological Society of America (në anglisht), 46 (2): 105–145.