Lufta e Panonisë
Lufta e Panonisë e njohur edhe si Bellum Panonicum ka qenë një luftë që është zhvilluar nga viti 14 deri në vitin 10 p.e.s. në zonën e Panonisë jugore, midis fiseve panoniane dhe ushtrisë romake. Duhet theksuar se ndër historianët romakë ka pak interesim për Ilirikun, sepse pas luftërave të Oktavianit të viteve 35-33 pushtimi i Ilirisë konsiderohej punë e kryer.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Legati i parë perandorak i Ilirisë nga viti 17–16 pes, Publius Silius Nerva, kaloi në Alpe për të trajnuar trupat e tij. Disa fise panoniane, së bashku me norikët, depërtuan në Istria për plaçkitje, dhe dalmatët gjithashtu u rebeluan. Shumë shpejt, guvernatori ndërhyri dhe rifitoi kontrollin. Një vit më pas, romakët mundën Skordiskët dhe aneksuan Norikun. Në të njëjtën kohë, ata qetësuan disa fise në zonën e Alpeve Lindore.
Operacionet ushtarake romake në Ilirik u filluan nga guvernatori Marcus Vinicius, në vitin 14 dhe vazhduan edhe në vitin 13 p.e.s. Të gjitha këto trazira e detyruan Oktavianin të merrte nën kontroll të gjithë Ilirikun, i cili deri atëherë ishte kryesisht nën juridiksionin e Senatit. Në këmbim të Ilirikut në vitin e 11-të p.e.s. Oktaviani dha Qipron dhe pjesë të Galisë. [1] . [2]
Gjatë vitit 13 p.e.s. Oktaviani dërgoi një ushtri të re nën komandën e Agrippës, gjeneralit të tij më të famshëm, që nënkupton se situata për romakët ishte e rëndë. Agripa punoi si përmes negociatave ashtu edhe me ndikim personal, por ai vdiq papritmas shumë shpejt. Pas kësaj, Breukët pushuan së zbatuari marrëveshjen që kishin bërë me at. Baton Breuki, shumë më i njohur për ngjarjet e mëvonshme të kryengritjes së Batonit, shfaqet gjithashtu në dokumente. Komanda u mor nga Tiberius, (perandori i ardhshëm romak, me origjinë nga Galia). Tiberius ndërhyri kundër Skordiskëve, diku në Drina, për shkak të depërtimit të tyre në Maqedoni, së bashku me trakët . Me ndihmën e Skordiskëve, të cilët tashmë njihnin autoritetin suprem romak, Tiberius i shkaktoi humbjen përfundimtare Panonëve. Pas kësaj disfate, Breukët u nënshtruan dhe fiset ilire përreth vazhduan të paguanin taksat shtetërore. Në dimrin e vitit 11/10 Dakët gjithashtu pushtuan Panoninë, duke plaçkitur popullsinë vendase. [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Iliriku
- Panonia
- Panonët
- Mbretëria e Ilirisë
- Luftërat iliro-romake
- Kryengritja e madhe ilire
- Luftërat e Oktavianit me ilirët
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ronald Syme, in Danubian Papers, Augustus and the south slav lands, 1971, p. 21; Lentulus and the origin of Moesia, p. 44.
- Ronald Syme, L'aristocrazia augustea, Milano, Rizzoli, 1992, ISBN 88-17-11607-6.
- Danijel Dzino, Bellum Pannonicum: the Roman armies and indigenous communities in southern Pannonia 16 – 9 BC. Actes du symposium „Le Livre. La Roumanie. L’Europe“, Vol. 3, pp. 461 – 480. Bucarest: Bibliotheque Metropolitaine de Bucarest, 2012. ISSN 2068 – 9756
- Gruen E. S., The expansion of the empire under Augustus. IV. The Balcans. The Cambridge Ancient History. Vol. 10: The Augustan Empire, 43 BC – AD 69, Second edition. Cambridge University Press, 1996. ISBN 978-0-521-26430-3
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ John Wilkes - Iliri; Laus, Split 2001
- ^ "Salmedin-Mesihovic-ORBIS-ROMANVS-Udzbenik za historiju klasicne rimske civilizacije -Prvi ilirski rat, s.346 - Drugi ilirski rat, s. 350". 30, Sarajevo, 2015. Marrë më 9. 2. 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
(Ndihmë!) - ^ "Ivo Bojanovski - Bosna i Hercegovina u antičko doba, Sarajevo, 1988". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2021. Marrë më 3 gusht 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)