Idriz Demiri
Idriz efendi Demiri (serbokroatisht: Idriz Demirović) është imam shqiptar nga Ulqini, kryetar i Bashkësisë Islame në Malin e Zi nga viti 1976 deri në vitin 2003.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi më 14 mars 1947 në Kravar, në Komunën e Ulqinit, në Mal të Zi. Arsimin fillor e morri në Katërkollë, ndërsa medresenë e kreu në Prishtinë, ku edhe diplomoi në degën e Orientalistikës të Fakultetit Filozofik. Ai ndoqi studimet pasuniversitare në Departamentin e Historisë së Kulturës së Mesdheut në Qendrën Ndëruniversitare në Dubrovnik, ndërsa magjistroi në Zagreb.[1]
Më 26 maj 1976, u zgjodh kryetar i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi.[2] Në vitin 1994, me miratimin e kushtetutës së re të Bashkësisë Islame, titulli i ndërrohet në Reis.[3] Detyrën e reisit e ushtroi deri në vitin 2003.[2]
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ radio, Skala. "Mr Idriz ef.Demirović, mudrac u teškom zemanu | Skala radio" (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2022. Marrë më 2022-06-21.
- ^ a b "Gani Karamanaga: TRE REISËT E BASHKËSISË ISLAME NË MAL TË ZI". Ulcinj info. 2020-11-07. Marrë më 2022-06-21.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Organizacija Islamske zajednice – Prvi Islamski Web Portal u Crnoj Gori" (në boshnjakisht). Marrë më 2022-06-21.