Etje
Ky Mjekësi nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Etja është dëshira instinktive për pirjen e lëngjeve që shfaqet te kafshët dhe i shtyn ato të pinë.
Etiologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Simptoma e etjes tregon një çekuilibër midis marrjes dhe humbjes së lëngjeve dhe një ndryshim të ekuilibrit hidro-elektrolitik, i rëndësishëm për homeostazën, dhe shkaktohet fiziologjikisht nga osmoreceptorët që hetojnë përqendrimin plazmatik të elektroliteve, në veçanti të natriumit . Kjo mund të ndodhë si pasojë e mos-pirjes së ujit, p.sh. për mungesë mjedisore, si edhe për shkak të asimilimit së reduktuar në zorrë. Mund të ndodhë për shkak të humbjes së lagështisë nëpërmjet djersitjes, vjelljes ose diarresë të rëndë, në hemorragji, në poliuri.
Etja mund të jetë edhe patologjike, siç ndodh në polidipsinë parësore, në të cilën mund të ketë përfshirje të drejtpërdrejtë të qendrës së etjes.