Demografia e Belgjikës
Belgjika ka rreth 10,584,534 banorë (2007). Përbëhet nga Flamanët të cilët kanë prejardhje gjermane dhe flasin gjuhën holandeze. Në strukturën e popullsisë marrin pjese me afërsisht 60%[1].. Valonët janë keltët e romanizuar që flasin gjuhën frenge dhe marrin pjesë me 38% të popullsisë së Belgjikës. Sa i përket dendësisë së popullsisë Belgjika është ndër vendet e para në botë me 322 banorë në km 2. Përqindja e punësimit në sektorë; Bujqësi e pylltari:3%, Xehtari: 0.3%, Fabrika: 23.3%, Rryma, gasi, uji: 0.9 %, Ndërtimtari: 7 %, Tregëti, shërbime e turizëm: 18.1%, Transport, komunikim:7.6% Financa, sigurime, shitblerje të pasurisë sëpatundshme, shërbime afariste: 9.4%, Shërbime sociale, komunale, personale:30.4%. Struktura e popullsisë sipas gjinisë: 48.9% femra, dhe 51.1% meshkuj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shënim: Nga banuesit e Belgjikës, gati 59% i përkasin Komunitetit të Flamanëve, 40% Komunitetit Francezë dhe 1% Komunitetit të Gjuhës Gjermane, dhe gjat gjuhëve belge zyrtare dalin numra të pa përcaktuara imigrantësh dhe fëmijëve të tyre flasin gjuhë të huaja ose native si primare.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Belgjikës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |