Zyhdi Morava
Zyhdi Morava | |
---|---|
U lind në | 14 mars 1946 |
Vdiq | 09-07-2010 |
Kombësia | shqiptar |
Shtetësia | shqiptar |
Profesioni | shkrimtar |
Titulli | Mjeshtër i Madh |
Zyhdi Morava (Gracë, 14 mars 1946 - 9 korrik 2010) ka qenë gazetar dhe shkrimtar disident shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në fshatin Grace të Devollit, më 14 mars 1946, më i madhi nga pesë fëmijët. Prej kushteve ekonomike ishte shpërngulur në Tiranë në fillim të viteve '50, ku nisën punë në kombinatin tekstil "Stalin". Kur qe 17 vjeç filloi punë në tornon e Ofiçinës së Kombinatit, kohë kur nisi të lexonte edhe Çehovin gjatë fëminisë së tij të gjallë. Më 1965-1967 kreu shërbimin e detyruar ushtarak në Elbasan dhe botoi poezitë e tij të para në revistën "10 korriku".[1]
Internohet prej Tiranës në fshatin Yrshek, për motive politike. Për të njëjtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg. Dënimin e vuajti në Spaç.
Pas përmbysjes së diktaturës komuniste fillon të punojë për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura. Gjithashtu, në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazetën "Sindikalisti", "E vërteta" dhe "Republika". Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra, si në gjininë e poezisë, ashtu edhe të prozës. Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela "Hingëllimat e shiut", ndërsa ndër romanet më të njohura janë: "E zhdukura", "Burri i të dashurës sime", "E veçanta e një dashurie", roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar "Penda e Argjendtë" si romani më i mirë për vitin 2005. Po atë vit Zyhdi Morava u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve (LSHA), të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës, me titullin "Mjeshtër i Madh".
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Historia tragjike e shkrimtarit: Më hoqën të drejtën e botimit, më dërguan në Yrshek dhe më vunë prangat 'në emër të popullit'". shqiptarja.com. 3 mars 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)