Zef Deda
Zef Deda | |
---|---|
U lind në | Shkodër, Shqipëri | korrik 27, 1950
Vdiq | Tiranë, Shqipëri | nëntor 24, 2023
Shkaku i vdekjes | Sëmundje e rëndë |
Kombësia | Shqiptar |
Vite aktiviteti | 1990-2023 |
Njohur për | Charlie Chaplin i Shqipërisë |
Bashkëshorti/ja | Rozi Deda |
Fëmijë | Julian Deda Marjan Deda |
Zef Deda ishte një comedian i lindur ne Shqipëri, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ai lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe vdiq më 24 nëntor 2023 në Tiranë. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë - letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: "Vëllai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", etj.
U nda nga jeta më 24 nëntor 2023.
Rolet Kryesore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kunati i shokut Xhemal,
- Kola i dritave,
- Charlie Chaplin (imitim) ,
- Kushëriri nga Amerika,
- Altini (altufi) Dhjetra emisjone për fëmijë,
- Në filmin "gjurmë në kaltërsi" 1981, etj.
Lidhje të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Intervistë e lirë e Zef Dedës dhënë BBC Shqip - në internet, prill 2007