William Faulkner
U lind më | 25 shtator, 1897 New Albany, Mississippi, SHBA |
---|---|
Vdiq më | 6 korrik, 1962 (64 vjeçar) Byhalia, Mississippi, Shtetet e Bashkuara |
Kombësia | Amerikan |
Gjinitë letrare | Romansier, Eseist |
William Faulkner u lind në New Albany, Misisipi, më 25 shtator 1897. U pagëzua me emrin e stërgjyshit të tij: kolonel, hero i Luftës Civile, shkrimtar. Shumë shpejt familja u vendos në Oksford, qytet në Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollën publiku, po nuk arriti të diplomohej.
Një apo dy vjet pas mbarimit të luftës ndjek studimet në Universitetin e Misisipit, por në fillim të vitit të dytë e braktisi edhe universitetin. Është shkrimtari që u arsimua më pak se çdo shkrimtar tjetër i kohës së vet pas Hart Crane-it, edhe më pak se Heminguej që s'e kishte kaluar kurrë pragun e Universitetit. Udhëtoi shumë pak, më pak se çdonjëri prej shkrimtarëve bashkëkohës. Në vitin 1921 filloi punë në një librari në Nju Jork. Më 1925 u vendos në Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson-in. U afrua me shoqërinë e letrarëve të atjeshëm, të cilët i satirizoi në romanin "Mushkonjat". Pastaj për gjashtë muaj udhëtoi nëpër Itali e Francë, ku nuk u afrua me askënd. Faulkner ishte relativisht i panjohur deri në marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi në 1949, për "kontributin e tij të fuqishëm dhe artistikisht unik në romanin modern amerikan".
Veç sipërmarrjeve të herëpashershme në Holiud, pjesën tjetër të jetës e kaloi në qytetin ku u rrit, më pak se dyzet milje larg vendlindjes.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë Arkivuar 16 prill 2011 tek Wayback Machine
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Çmimi Nobel në Letërsi Fjalimi i Pranimit (tekst dhe audio) Arkivuar 4 dhjetor 2004 tek Wayback Machine
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |