Jump to content

Vorbunker

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vorbunker (bunkeri i sipërm ose bunkeri i përparmë) ishte një strukturë nëntokësore prej betoni që fillimisht ishte menduar të ishte një strehë e përkohshme e sulmeve ajrore për Adolf Hitlerin dhe për rojet e shërbëtorët e tij. Ndodhej pas sallës së madhe të pritjes që iu shtua Kancelarisë së vjetër të Rajhut, në Berlin, Gjermani, në vitin 1936. Bunkeri u quajt zyrtarisht "Strehimi Ajror i Kancelarisë së Rajhut" deri në vitin 1943, kur kompleksi u zgjerua me shtimin e Führerbunker-it, i vendosur një nivel më poshtë.[1] Më 16 janar 1945, Hitleri u zhvendos në Führerbunker. Atij iu bashkua stafi i tij i lartë, duke përfshirë Martin Bormani. Më vonë, Eva Brauni dhe Xhozef Gëbels u zhvendosën në Führerbunker ndërsa Magda Gëbels dhe gjashtë fëmijët e tyre u vendosën në Vorbunker-in e sipërm. Familja e Gëbelsit jetoi në Vorbunker deri në vdekjen e tyre më 1 maj 1945.[2]

  1. ^ Lehrer 2006.
  2. ^ Beevor 2002.