Vanessa Redgrave
Vanessa Redgrave (lindur në 30 janar 1937) është një aktore angleze e skenës dhe televizionit, si dhe aktiviste politike. Ajo u bë pjesë në vitin 2003 e American Theatre Hall of Fame,[1], si dhe mori çmimin Bafta Fellowship në 2010.[2]
Redgrave u bë e njohur në 1961 me rolin e Rosalindës në pjesën teatrale As you like it dhe ka marrë pjesë që atëhere në më shumë se 35 produksione në teatrin londinez West End si dhe në teatrin e Broadway, duke fituar çmimin Olivier në 1984 si “aktorja më e mirë” me pjesën The aspern Papers, si dhe në vitin 2003 u nderua me çmimin Tony Award në kategorinë e “Aktorja më e mirë në një shfaqje teatrale” me pjesën Long Day’s Journay into Night. Ajo ka marrë gjithashtu nominime për çmimin Tony në pjesët teatrale The Year of Magical Thinking dhe Driving Miss Daisy.
Sa i përket filmave, ajo është nominuar 6 herë në çmimet Oscar, duke fituar çmimin Academy Award për kategorinë “Best Supporting Actress” për rolin kryesor në filmin Julia (1977). Nominimet e saj të tjera janë në filmat Morgan: A suitable case for treatment (1966), Isadora (1968), Mary, Queen of Scots (1971), The Bostonians (1984) dhe Howards End (1992). Filma të tjerë ku aktorja angleze ka debutuar janë: A Man for All Seasons (1966), Blowup (1966), Camelot (1967), The Devils (1971), Murder on the Orient Express (1974), Prick Up Your Ears (1987), Mission: Impossible (1996), Atonement (2007) Coriolanus (2011) dhe The Butler (2013). Redgrave është shpallur nga Arthur Miller dhe Tennessee Williams si aktorja më e mirë e kohëve tona, si dhe ka fituar çmimet Oscar, Emmy, BAFTA, Olivier, Golden Globe dhe Olivier.
Ajo vjen nga një familje aktorësh, duke qenë vajza e zotit Michael Redgrave dhe aktors Rachel Kempson, motra e Lynn Redgrave dhe Corin Redgrave, e ëma e aktoreve Joely Richardson dhe Natasha Richardson.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redgrave lindi në Greenwhich, Londër në një familje aktorësh. [3]Ajo u edukua në institucionet shkollore si Alice Ottley School, Worcester dhe Queen’s Gate School, Londër ku dhe u kthye në debutuese. Motra dhe vëllai i saj, Lynn Redgrave si dhe Corin Redgrave ishin po ashtu aktorë të mirënjohur.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rolet e para në teatër dhe film
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vanessa Redgrave u regjistrua në shkollën Central School of Speech and Drama në 1954. Në 1959 ajo u shfaq në rolin e Helenës nën drejtimin e Peter Hall në pjesën A Midsummer’s Night Dream përkrah Charles Laughton në rolin e Bottom, si dhe përkrah Laurence Olivier në rolin Coriolanus.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Theater honours put women in the spotlight". Pittsburgh Post-Gazette. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 5 shkurt 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vanessa Redgrave to receive Academy Fellowship". BAFTA. 21 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2014. Marrë më 26 gusht 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ General Register Office. "England and Wales Birth Registration Index, 1837-2008". FamilySearch. The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints. Marrë më 24 shtator 2015.
Vanessa Redgrave, 1937, Greenwich, London, England; Mother's maiden name Kempson
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Micheline Steinberg (1985). Flashback, A Pictorial History 1879–1979: 100 Years of Stratford-upon-Avon and the Royal Shakespeare Company. RSC Publications. fq. 73.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)