Jump to content

Urdhri i Psikologut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Urdhri i Psikologut
ShkurtesaU.P.
Formuar më2017
SeliaBlv. Gjergj Fishta, Ndërtesa 26, Kati II, Ap.9, Tiranë (pranë E88)
Rajoni i shërbimit
Republika e Shqipërisë
Gjuha zyrtare
Shqip
President
Dr.Valbona Treska
Buxheti
[1]
Faqja në internetwww.urdhriipsikologut.al

Urdhri i Psikologut të Shqipërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Urdhri i Psikologut të Shqipërisë është institucioni përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e profesionit të psikologut në Shqipëri. Institucioni u themelua në shkurt të vitit 2017, menjëherë pas çertifikimit të zgjedhjeve dhe pajisjes me vulën zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Ky hap mundësoi zyrtarizimin e marrëdhënieve institucionale dhe konstituimin e Urdhrit.

Historia dhe Themelimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkurt të vitit 2017, Urdhri i Psikologut të Shqipërisë (U.P.) filloi zyrtarisht punën e tij pas certifikimit nga Ministria e Mbrojtjes. Pa asnjë ndihmë financiare nga shteti, zyrat dhe infrastruktura fillestare u ngritën mbi bazën e kontributit personal të anëtarëve të tij. Mbledhjet e para jo-formale të Këshillit Kombëtar u zhvilluan në ambiente private deri në ngritjen e selisë së institucionit.

Anëtarësimi Ndërkombëtar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maji 2019 ishte një muaj i rëndësishëm për Urdhrin e Psikologut të Shqipërisë. Më 31 maj 2019, U.P. u pranua si anëtar me të drejta të plota në European Association of Work and Organizational Psychology (EAWOP). Ky anëtarësim synon të fuqizojë rolin e psikologut të punës dhe organizacional në Shqipëri, duke adresuar mungesën e pozicionimit të këtyre specialistëve në sektorin publik dhe privat.

Puna për të konsoliduar marrëdhëniet ndërkombëtare filloi që në mars të vitit 2017. Kjo përfshinte korrespondencën dhe takimet me organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë European Federation of Psychologists’ Associations (EFPA). Përpjekjet u finalizuan në janar të vitit 2018 me kërkesën zyrtare për anëtarësim në EFPA.

Më 6 korrik 2019, Asambleja e Përgjithshme e EFPA, e mbledhur në Moskë, votoi njëzëri për anëtarësimin e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë si anëtari i 38-të me të drejta të plota.

Rëndësia dhe Roli

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarësimi në EFPA dhe EAWOP shënon një arritje të madhe për Urdhrin e Psikologut të Shqipërisë, duke fuqizuar rolin dhe reputacionin e psikologëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Ky sukses përforcon angazhimin e U.P. për të promovuar dhe mbrojtur profesionin e psikologut në Shqipëri, si dhe për të mbështetur zhvillimin profesional të anëtarëve të tij.

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Arsimit dhe Sportit


Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja zyrtare