Jump to content

Trubuhoci

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox KS vendbanim Trubuhoc është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Buzëdrin.

Fshati shtrihet rreth 14 km në jug të Istogut. është vendbanim i ndarë në lagje me sipërfaqe: 348 ha, 11 ari, 72 m.

Mikrotoponimet më karakteristike: Te Lisi i Kishës, Ara e Madhe, Arat e Hoxhës, Orrnica, Mi Vada, Arat e Bajraktarëve, Livadhet, zabelet e ramë Cetës, etj. Në këtë vendbanim janë zbuluar varreza mesjetare. Në vendin Te Lisi kanë ekzistuar varreza të mocme dhe një kishë katolike. Në vendin Orrnica ndërmjet dy lumejve Drini, janë zbuluar skelete njerëzish. Në arën e Ukë Sahitit dhe në fushën e Ramë Idrizit – Bajraktari, janë gjetur monedha të kohës bizantine, pastaj edhe stoli të ndryshme, vula, myhyrë, mbeturina qeramike, etj.

Familjet: Mahmutaj, Mehmetaj, Cetaj, Osmanaj, Bajraktari, Blakaj, Mushaku, Hasanaj, Hasi, etj.

Rreth vitit 1905 kishte 40 shtëpi, më 1921- 37 shtëpi me 291 banorë, më 1948 – 36 shtëpi me 333 banorë, më 1981- 75 shtëpi me 830 banorë. Në fund të vitit 1998 kishte afër 100 shtëpi me 750 banorë shqiptarë. Forcat serbe shkatërruan dhe dogjen 62 shtëpi, u vranë 3 banorë nga të cilët 2 dëshmorë dhe një i ri u masakrua. Më 8 maj të vitit 1999 popullata është dëbuar në drejtim të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Në dokumentët e shkruara përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, me 24 shtëpi, 6 beqarë e 2 të veja. Sipas informatorit, Sali Ramë Ceta, kur kanë ardhur këtu banorët e parë, Mehmetaj, nga Isniqi, kanë gjetur këtu një familje katolike shqiptare, e cila më vonë është zhvendosur nga ky katund. Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1900 janë shënuar këtu dy vendbanime – Tërbohovca-i Kabir dhe Tërbohovca-i Sagri. Në këtë vendbanim nuk ka jetuar kurrë asnjë sllav.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]