Jump to content

Strasburg

Coordinates: 48°35′00″N 07°44′45″E / 48.58333°N 7.74583°E / 48.58333; 7.74583
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Strasburg
Strossburi (Alzasisht)
Nga lart-poshtë: Stacioni i Strasburgut; Katedralja e Strasburgut dhe Qyteti i Vjetër i Strasburgut; Ponts Couverts; Palais Rohan; Petite France; Palais du Rhin; Hôtel Brion; Gjysëmcikli i Parlamentit Evropian; dhe qielli i Strasburgut në 2014
Flamuri i Strasburg
Stema zyrtare e Strasburg
Koordinatat: 48°35′00″N 07°44′45″E / 48.58333°N 7.74583°E / 48.58333; 7.74583
Sipërfaqja
 • Qyteti78.260 km2 (30.216 sq mi)
 • Sipërfaqe urbane
240.200 km2 (92.742 sq mi)
Popullsia
 • Qyteti272.800
 • Popullsia urbane
478.280
{{{postal_code_type}}}
67000

Strasburg (shqiptimi Francez: [stʁasbuʁ]; Gjermanisht: Straßburg [ˈʃtʁaːsbʊʁk] ; Alzasishtja Veriore: Strossburi [ˈʃd̥ʁɔːsb̥uʁi]; Alzasishtja Jugore: Strossburig [ˈʃd̥ʁɔːsb̥uʁiɡ̊]; Shqip: Strasburgu)

është aktualisht një qytet që ndodhet në në departamentin Bas-Rhin në rajonin Lindja e madhe.

Në 2020, vetë qyteti kishte 290,576 banorë dhe Eurometropoli i Strasburgut së bashku me qarkun e Strasburgut kishin 511,552 banorë. Zona metropolitane e Strasburgut kishte një popullsi prej 853,110 banorësh në 2019 duke e bërë të tetën në Francë dhe shtëpia e 14% të banorëve të rajonit Grand Est.

Strasburgu është de fakto një nga 4 kryeqytetet e Bashkimit Evropian ( së bashku me Brukselin, Luksemburgun dhe Frankfurtin) dhe është selia e disa institucioneve evropiane si Parlamenti Evropian, Eurocorps dhe Avokati i Popullit i Bashkimit Evropian. Një tjetër organizatë, Këshilli i Evropës (që përfshin Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Drejtoria Evropiane për Cilësinë e Medikamenteve dhe Observatorin Audovizual Evropian) ndodhet në qytet.

Së bashku me Bazelin, Gjenevën, Hagën dhe Nju Jorkun, Strasburgu është ndër të paktat qytete në botë që nuk është kryeqytet i cili mban organizata ndërkombëtare të rendit të parë. Është qyteti i dytë në Francë në terma të kongreseve ndërkombëtare dhe simpoziumeve, pas Parisit. Qëndra historike e qytetit, Große Insel, u klasifikua si Sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1988 me më të riun Neustadt që u shtua në 2017. Strasburgu është i zhytur në kulturën Franko-Gjermane dhe është kthyer në një urë bashkëpunimi midis dy vëndeve, veçanërisht me universitetin e Strasburgut, dhe me bashkëjetesën e komuniteteve protestante dhe katolike.

Ekonomikisht, Strasburgu është një qëndër e rëndësishme e prodhimit dhe inxhinierisë si dhe një nyje hekurudhore, rrugore dhe ujore. Porti i Strasburgut është i dyti më i madh në Rin pas portit të Duisburgut në Gjermani dhe i dyti në Francë pas Parisit.

Qyteti shtrihet në lumin Moselle, 60 km në jug të qytetit Nancy.

Kampi romak i Argentoratumit u përmënd për herë të parë në 12 para Krishtit; qyteti i Strasburgut, që u rrit nga kampi festoi përvjetorin e 2000-të në 1988.

Mes 362 dhe 1262, Strasburgu udhëhiqej nga peshkopët e Strasburgut. Sundimi i tyre u përforcua në 873 dhe më shumë në 982. Në 1262 qytetarët u rebeluan ashpër ndaj sundimit të peshkopit dhe Strasburgu u bë një qytet i lirë perandorak.

Strasburgu luajti një rol të rëndësishëm në Reformën Protestante, me personalitete si Gjon Kalvin, Martin Bucer, Wolfgang Capito, Mateus dhe Katharina Zell. Ishte një nga qëndrat e para të industrisë së printimit si Johannes Gutenberg, Johannes Mentelin dhe Heinrich Eggestein.

Objekte turistike dhe kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
La place du marché aux cochons de lait

Panorama e qytetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]