Jump to content

Steven Gerrard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Steven Gerrard MBE

Gerrard duke luajtur me Liverpoolin në vitin 2014.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSteven George Gerrard
Datëlindja30 maj 1980 (44 vjeç)
VendlindjaWhiston, Merseyside, Angli
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Liverpool
Numri8
Karriera me të rinjtë
1987–1998Liverpool
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2015Liverpool504(120)
2015–2016LA Galaxy34(5)
Karriera ndërkombëtare
1999–2000Anglia U214(1)
2000–2014Anglia114(21)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Steven George Gerrard MBE (lindur më 30 Maj 1980) është një futbollist i cili luan me klubin amerikan LA Galaxy. Ai e ka luajtur shumicën e karrierës së tij si mesfushor qëndror, por gjithashtu është përdorur si sulmues i dytë, mesfushor mbrojtës, mesfushor sulmues, mbrojtës i djathtë dhe anësor i djathtë.[2][3][4][5]

Gerrard e ka shenzuar të gjithë karrierënAnfield, duke bërë debutimin e tij në vitin 1998, dhe duke fituar vendin e titullarit në vitin 2000, gjithashtu duke pasuar finlandezin Sami Hyypiä si kapiteni i skuadrës në vitin 2003. Trofetë e tij përfshijnë dy FA Cup, tre Football League Cup, një UEFA Champions League, një UEFA Cup dhe dy UEFA Super Kupa.

Gerrard bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Anglinë në vitin 2000, dhe ka përfaqsuar vendin e tij në edicionet e viteve 2000, 2004 dhe 2012Kampionatit Europian të Futbollit dhe sigurisht në edicionet e viteve 2006, 2010 dhe 2014Kupës së Botës – madje duke qënë kapiteni i skuadrës në dy turnamentet e fundit.[6] Ai u vendos si kapiteni i Anglisë pak para fillimit të UEFA Euro 2012,[7] ku ai ishte edhe në UEFA Skuadrën e Turnamentit.[8] Gerrard u bë lojtari i gjashtë që arrin shifrën e 100 ndeshjeve me Anglinë,[9] dhe është aktualisht lojtari i tretë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtaren angleze. Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në korrik 2014, duke e mbyllur me 114 ndeshje.

I konsideruar si një nga mesfushorët anglez më të mirë të gjeneratës së tij,[10][11][12][13] Gerrard renditet i dyti mbas Kenny Dalglish në "100 Players Who Shook The Kop", një sondazh votimi i kryer nga tifozët e Liverpool në vitin 2008, dhe i pari në një tjetër votim i kryer në vitin 2013.[14][15] Zinedine Zidane në vitin 2009 ka thënë se e konsideron Gerrardin si një nga futbollistët më të mirë në botë.[16] Në vitin 2005, Gerrard u nderua si UEFA Futbollisti i Vitit dhe fitoi Çmimin e bronztë të Ballon d'Or. Ai ka qënë i emëruar në PFA Skuadrën e Vitit plot tetë herë, një rekord, gjithashtu edhe tre herë në UEFA Skuadrën e Vitit dhe FIFA World XI. Ai gjithashtu është emëruar PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve në vitin 2007 dhe FWA Futbollisti i Vitit në vitin 2009. Ai është, deri tani, lojtari i vetëm që ka shënuar në finalen e FA Cup, a League Cup, UEFA Cup dhe Champions League.[17]

  1. ^ "1st Team squad profiles: Steven Gerrard". Liverpool F.C. Marrë më 13 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Football | Premier League | Liverpool News". TEAMtalk. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 13 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Liverpool captain Steven Gerrard's greatest games". BBC Sports. 14 mars 2012. Marrë më 2 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "John Barnes: Liverpool's Steven Gerrard world-class in new role". The Sports Review. 18 maj 2014. Marrë më 22 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Tighe, Sam (24 qershor 2013). "The Tactical Evolution of Steven Gerrard from Barnstorming Mid to Regista". Bleacher Report. Marrë më 22 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "BBC Sport – Football – Rio Ferdinand out of England World Cup squad". BBC News. 4 qershor 2010. Marrë më 13 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "England Euro 2012 squad: Steven Gerrard named captain". BBC Sports. 16 maj 2012. Marrë më 2 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "UEFA EURO 2012 Team of the Tournament". UEFA.com. 2 korrik 2012. Marrë më 2 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Outstanding Steven Gerrard deserving of 100-cap milestone". BBC. 12 nëntor 2012. Marrë më 14 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Steven Gerrard has been England's best player of the last decade, says Graeme Souness Arkivuar 7 janar 2015 tek Wayback Machine Independent.co.uk, 12 nëntor 2012
  11. ^ Liverpool's Steven Gerrard the best holding midfielder in Europe in Rodgers' eyes Mirror.co.uk, 18 prill 2014
  12. ^ The best ever? Gerrard is one of Liverpool's greats.. but I'd still put Dalglish and others above him Mirror.co.uk, 22 janar 2013
  13. ^ Jordan Henderson defends Steven Gerrard and insists Liverpool captain is 'still one of the best players in the Premier League' Daily Mail, 28 shtator 2014
  14. ^ "100 PWSTK – THE DEFINITIVE LIST". Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2008. Marrë më 13 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "100 PWSTK – THE DEFINITIVE LIST". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2013. Marrë më 6 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Benammar, Emily. "Liverpool's Steven Gerrard hailed as world's best player by Zinedine Zidane". Londër: Daily Telegraph. Marrë më 13 mars 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "In pictures: Gerrard scores for record 15th successive season". Liverpool Echo. Marrë më 25 Shkurt 2014