Refik Resmja
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Refik Resmja | ||
Datëlindja | 1 janar 1931 | ||
Vendlindja | Tiranë, Shqipëri | ||
Data e vdekjes | 6 shtator 1997 | ||
Vendvdekja | Tiranë, Shqipëri | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1948–1950 | KF Tirana | 10 | (4) |
1950–1958 | Partizani Tirana | 120 | (184) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1952–1963 | Shqipëria | 6 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Refik Resmja (lindi më 1 janar 1931 dhe vdiq më 6 shtator 1977) ka qënë një futbollist dhe trajner shqiptarë. Ai ka luajtur në pozicionin e sulmuesit.
Ai është lojtari i tretë me më shumë gola në Kategorinë Superiore me 184 gola. Ai është një nga lojtarët më të suksesshëm shqiptarë. Ai është shpallur shtatë herë golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore, ku në sezonin 1951, ai shënoi 59 gola në vetëm 23 ndeshje.[1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Resmja e filloi karrierën e tij te KF Tirana, ku qëndoi dy vite dhe në vitin 1950 u transferua te rivalët e Partizanit. Ai sëbashku me Panajot Panon janë konsideruar si "legjenda" të historisë së Partizanit. Ai gjithsej ka shënuar 184 gola në vetëm 120 ndeshje, duke pasur edhe mesataren 1.53 gola për ndeshje.
Rekordi i vendosur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1951, Resmja shënoi 59 gola në 23 ndeshje duke vendosur rekodin apsolut në futbollin shqiptarë për numrin e golave në një sezon. Rekordi i tij është në vendin e 15 në listën botërore dhe i nënti në listën europiane. Në vitin 1951 kur vendosi rekodin, ai ishte mbrapa vetëm kundrejt Archie Stark (70), Ferenc Deák (66), Gyula Zsengellér (65), Dixie Dean (63) dhe Jimmy McGrory (62), duke i renditur i gjashti.
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndeshjen e parë me kombëtaren shqiptare, Resmja e luajti më 29 nëntor 1952 në Tiranë kundër Çekosllovakisë. Golin e parë dhe të vetëm me kombëtaren ai e shënoi një vit më vonë kundër Polonisë në fitoren 2–0.[2]
Gjithsej Resmja ka luajtur gjashtë ndeshje me kombëtaren duke arritur të shënoj edhe një gol.
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Golat dhe rezultatet me Kombëtaren e Shqipërisë.[3]
Nr. | Data | Vendi | Kundështari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 29 nëntor 1952 | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Polonia | 1–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
Karriera e trajnerit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë viteve 1973 dhe 74, ai ka drejtuar Kombëtaren U–21.
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kategoria Superiore (7): 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962–63, 1963–64
- Kupa e Shqipërisë (3): 1957, 1958, 1961
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore (7)
- 1951, 1952, 1953, 1954, 1955, 1956, 1959
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Refik Resmja, golashënuesi me rekord botëror". Partizani.net. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Football MATCH: 29.11.1953 Albania v Poland EU-Football.info, 30 dhjetor 2014
- ^ Refik Resmja - national football team player EU-Football.info, 30 dhjetor 2014