Radio Televizioni i Kosovës
Lloji | Transmetues publik |
---|---|
Shteti | Kosova |
Zona e transmetimit | Kosova Shqipëria Maqedonia e Veriut |
Selitë | Prishtinë, Kosovë |
Programimi | |
Gjuha/ët | Shqip Serbisht Romanisht |
Përmasa e figurës | 16:9 HDTV |
Pronësia | |
Pronari | Besnik Boletini |
Kanalet simotra | RTK 1, RTK 2, RTK 3, RTK 4 |
Historia | |
Nisur | 1945 (radio) 1975 (si RTP) 19 shtator 1999 (si RTK) |
Emrat e dikurshëm | Radio Televizioni i Prishtinës (1975-1990) |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | http://www.rtklive.com |
Radio Televizioni i Kosovës (shkurt: RTK; serbisht: Радио Телевизија Косова / Radio Televizija Kosova) është transmetuesi publik i Kosovës, i themeluar nga Bashkimi Europian i Transmetuesve pas Luftës së Kosovës. RTK-ja operon katër kanale televizive dhe dy radio stacione, duke transmetuar një përmbledhje të larmishme të lajmeve, argëtimit, muzikës etj.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koha e pasluftës (1999–2008)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), që u mbyll në korrik 1990 gjatë Luftës së Kosovës. Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e ish-punëtorëve të tij.
Pas Luftës së Kosovës në 1999 ia kërkoi OSBE-ja EBU-së (Bashkimi Europian i Transmetuesve) të themelojë një transmetues publik sipas një marrëveshjeje me OSBE-në. Në shtator 1999 fillon Radio Televizioni i Kosovës me dy orë të transmetimit, ndërsa Radio Prishtina e dikurshme u shndërrua në Radio Kosova (tash Radio Kosova 1).[1] Drejtori themelues ishte Richard W. Dill. Atë vit u themelua radiostacioni multietnik Radio Kosova 2, dhe stacioni për të rinjtë Radio Blue Sky (zëvendësoi më tutje Radio Kosovën 2 të atëhershme) nga Kombet e Bashkuara me ndihmën e Fondacionit Hirondelle dhe Agjencisë Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që pastaj iu bashkuan programit të RTK-së në 2000. Në tetorin e po atij viti do të zhvillohej RTK-ja në teknikë dhe pajisje, falë donacioneve të qeverisë japoneze. Në nëntor 2000 filloi të ofrohej transmetimi i magazinave dhe lajmeve në gjuhën serbe dhe turke. Këto u transmetuan përmes një rrjeti të ri tokësor. Që prej 2001, transmetoheshin radiostacionet edhe përmes internetit.
Në korrik të vitit 2001 u zgjerua programi deri në shtatë orë në ditë dhe u lancua transmetimi në rrjetin satelitor. Përkrah gjuhëve shqipe, serbe dhe turke, do të ofrohej shpejt edhe transmetimi në gjuhën boshnjake. Në shtator të atij viti u krijua Bordi i RTK-së, me drejtor themelues Adem Demaçin. Programi u zgjerua deri në 15 orë në vitin 2002, me shtesën e emisioneve të përditshme si Mirëmëngjesi Kosovë, magazinës boshnjakfolëse Mostovi (Urët) dhe për herë të parë në RTK sitcom-i Familja moderne.
Fillon shërbimin në korrik 2002 webfaqja e RTK-së. Në 2003 do të vendosej në fuqi tarifa e transmetuesit publik, që e financonte televizionin përmes TVSH-së për rrymën elektrike, gjë që do ta mundësonte prej 22 dhjetor 2003 të transmetonte program 24-orësh.
Një raport çorientues i muajit mars 2004 për RTK-në flaku tension duke qenë njëri prej shkaseve për trazirat mes tyre mes serbëve dhe shqiptarëve. RTK pastaj u distancua nga raporti dhe u zotua që të përmirësojë standardet gazetareske përmes trajnimit.[1]
Edicione të veçanta të lajmeve filluan të transmetohen me interpretim në gjuhë shenjash. Nga shtatori i 2006 u transmetuan programe në gjuhë të tjera përveç shqip përmes rrjetit satelitor. Me Olimpiadën Dimërore 2006 në Turin, dhe Botërorin 2006 në Gjermani, programet ndërkombëtare sportive u transmetuan për herë të parë në RTK pranë UEFA Ligës së Kampionëve, Premier Liga angleze, ndeshjet e ekipit kombëtar shqiptar dhe ndeshjet e boksierit të Kosovës Luan Krasniqi.[1] Në fund të 2006-s u bashkuan shërbimet radiofonike dhe televizive në internet brenda adresës rtklive.com dhe u zgjeruan për të përfshirë ofrimin e tanishëm.[2]
Pavarësia (2008)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas deklarimit të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, UNMIK-u ia dorëzoi përgjegjësinë e RTK-së Qeverisë së Kosovës.[3]
Tarifa mbi faturën e rrymës u shfuqizua në vitin 2009 nga Gjykata Kushtetuese, dhe që prej 2010 RTK-ja financohet direkt prej Qeverisë së Kosovës përmes 0.7% të buxhetit shtetëror.[4][5] Ky vendim shfaqi shtetësim mbi gjendjen e paanshmërisë së televizionit publik.
Në vitin 2013, dizajni korporativ i RTK-së u ndërtua prej fillimit. Televizioni publik mori një logo të re me ngjyra të reja, si dhe u riemërtua RTK1 për ta dalluar prej televizionit të sapolancuar RTK2. Programet jo në shqip që atëherë kanë vendin në RTK2, në gjuhën serbe, boshnjake, turke dhe boshnjake (mirëpo edicione të lajmeve në gjuhë joshumicë akoma transmetohen edhe në RTK1). Krahas kanaleve televizive morën edhe radiot një gëzof të ri, dhe Radio Blue Sky dhe Radio Kosova 2 u bashkuan. Në 2014 u lancuan edhe kanali televiziv i lajmeve RTK3 dhe kanali kulturor RTK4 (ku transmetohen dokumentare dhe materiale nga arkiva e pasur e RTK-së), që të dyja transmetojnë në gjuhën shqipe.
Bashkëpunimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj kryesore: Kosova në Festivalin Evropian të Këngës
RTK-ja bashkëpunon me EBU-n që nga themelimi.[1] Megjithatë, nuk është anëtare i Bashkimit dhe po përpiqet të bëhet anëtare. Tani për tani nuk është e mundshme një gjë e tillë meqë Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) apo Këshillit Europian, që janë kërkesat formale për anëtarësi në EBU. Aplikimi për pjesëmarrjen e Kosovës në Këshillin Europian është në plotësim e sipër.[6] Një ndër motivet kryesore për anëtarësim në EBU është interesi i RTK-së për pjesëmarrje në Festivalin Europian të Këngës Eurosong, që ka vazhduar që prej vitit 2014.[7]
Në vitin 2023, RTK nisi përpjekjen e vet për t'u inkuadruar në Eurosong duke mbajtur Festivalin e Këngës Fest 2023.
Pranimi publik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi i RTK-së pranohet mirë nga shqiptarët e Kosovës, por jo aq nga grupet tjera etnike në Kosovë.[3][8] Në vitin 2015, disa gazetarë të RTK-së protestuan kundër ndikimit politik dhe cenzurës së brendshme. RTK-ja konsiderohet gjerësisht e njëanshme, dhe në vitin 2012 raportoi në tepricë mbi tubimet e Partisë Demokratike të Kosovës që ishte atëherë në pushtet, por shumë më pak mbi protestat e partisë së atëhershme opozitare Vetëvendosje.
Pjesëtarët e Bordit të RTK-së zgjedhen prej një votë shumice nga Kuvendi i Kosovës dhe prandaj reflektojnë Kuvendin.
Logot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Logoja e RTP-së në 1974
-
Logoja e RTP-së prej 1989
-
Logoja e RTK-së në transmetimin e parë pas Luftës në vitin 1999
-
Logoja e RTK-së prej 1999–2013
-
Logoja e RTK 1 prej 2013
-
Logoja e RTK 2
-
Logoja e RTK 3
-
Logoja e RTK 4
Radio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Logoja e Radio Kosova 1 prej 1999–2013
-
Logoja e Radio Kosova 1 prej 2013
-
Logoja e Radio Kosova 2 prej 2013
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sylejman Shaqiri, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së
- Televizioni në Kosovë
- Radio Televizioni i Prishtinës, paraardhësi i RTK-së
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d "Transmetuesi Publik". Marrë më 2023-06-22.
- ^ "Web Faqja". Marrë më 2023-06-22.
- ^ a b Elsie, Robert (2011). Historical Dictionary of Kosovo. Historial dictioneries of Europe (në anglisht). Vëll. 79 (bot. 2). Lanham / Tornto / Plymouth: Rowman & Littlefield. fq. 219. ISBN 9780810874831.
- ^ "RTK's Financial Sustainability: Finding alternatives to public broadcaster financing" (PDF) (në anglisht). Instituti GAP. 2011. Marrë më 2023-06-23.
- ^ http://www.gjkks.org/repository/docs/Vendim_-_Mase_e_Perkohshme_-_MP_-_Rasti_KI_11-[lidhje e vdekur]
- ^ "Kosovo erreicht nächste Stufe der Mitgliedschaft im Europarat" (në gjermanisht). 2023-04-25. Marrë më 2023-06-23.
- ^ "Kosovo drömmer om Eurovision" (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2013. Marrë më 9 gusht 2023.
- ^ Egleder, Julia (2013). Peace Through Peace Media?: The Media Activities of the International Missions (KFOR and UNMIK) and Their Contribution to Peacebuilding in Kosovo from 1999 Till 2008. Schriftenreihe der Stipendiatinnen und Stipendiaten der Friedrich-Ebert-Stiftung (në gjermanisht). Vëll. 43. Münster: LIT Verlag. fq. 241. ISBN 9783643903549.