Pleurati I
Pleurati I | |
---|---|
Mbret i Taulantëve | |
Mbretërimi | 356 - 335 pr.K |
Paraardhësi | vet |
Pasardhësi | Glauku |
Fëmijë | Kliti |
U lind | Pleurat |
Besimi | Besimi ilir |
Punësimi | Ushtarak |
Pleurati I ( Greek Ancient : Πλευρᾶτος; sundoi 356-335 pes) ishte një mbret ilir, i shtetit të taulantëve. Pleurati ishte babai i Glaukut. Filipi II fitoi një betejë të ashpër me të në vitin 344 para Krishtit edhe pse Filipi nga kjo betejë mbeti i plagosur. [1]
Aktivitetet ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 344 para Krishtit Filipi II kishte trashëguar nga babai i tij një konflikt me ilirët dhe nuk gjeti asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje. Prandaj Filipi sulmoi Shtetin e Taulantëve me një forcë të madhe, shkatërroi fshatrat, pushtoi shumë qytete dhe vendbanime dhe u kthye në Maqedoni i ngarkuar me plaçkë lufte. [2] Pas kësaj Pleurati I u përpoq të pengonte përparimet e Filipit në Iliria dhe arriti të plagosi m[ shumë se njëqind e pesëdhjetë pjestarë të korpusit të tij elitar përfshirë këtu edhe Hipostratin, të birin e Amintas, në përndjekjen e tyre bërë Pleuratit të taulantëve. Në këtë luftë ishte plagosur edhe vetë Filipi duke humbur një pjesë të grupit të tij të ngushtë të miqve, hetairoi, duke u kënaqur me zotërimin e provincës ilire lindore të Dasaretisë. [3] Përparimet e Filipit në Shtetin Taulantëve pushuan pas marrëveshjes paqësore me Pleurtin e taulantëve. [4]
Pas këtij konflikti Shteti i Taulantëve në krye me Pleuratin mbetën të orientuar vetëm në tokat përgjatë Adriatikut. Sidoqoftë, ky shtet vazhdoi një politikë antimaqedonase deri në vitin 335 para Krishtit, kur Glauku dhe Kleitusi u rebelua kundër Aleksandrit të Madh. [5]