Piu XII
Papa Piu XII | |
---|---|
papa i 260 i Kishës Katolike | |
Zgjedhja | 2 mars 1939 |
Shugurimi peshkopal | 12 mars 1939 |
Fundi papatit | 9 tetor 1958 |
Motoja | Opus iustitiae pax |
Kardinalë të emëruar | shiko kategorinë |
Paraardhësi | Papa Piu XI |
Pasardhësi | papa Gjoni XXIII |
Emri | Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli |
Lindja | Roma, 2 mars 1876 |
Vdekja | Castel Gandolfo, 9 tetor 1958 |
Varrimi | Nekropoli papal në bazilikën e Shën Pjetrit |
Firma |
Papa Pio XII (lat. Pius PP. XII), pagëzuar Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli - Eugjenio Maria Xhuzepe Gjovani Paçeli, (Romë, 2 mars 1876 - Kastel Gandolfo, 9 tetor 1958), i mbiquajtur "Princi i "Perëndisë", ishte papa i 260 i Kishës katolike romake dhe kreu i Qytet-shtetit të Vatikanit, nga 2 marsi i 1939 gjer në vdekjen e tij.
Para zgjedhjes së tij si papë, Paçeli shërbeu si sekretar i Bashkësisë për Marrëdhënie të Jashtëzakonshme Kishtare, nunc papnor, dhe Sekretari kardinal i Shtetit, detyra në të cilat ai punoi të kryente marrëveshje me kombet evropiane, ndër më të njohurat Marrëveshja perandorake me Gjermaninë, në vitin 1933 (e cila është ende në fuqi).
Udhëheqja e Kishës Katolike prej tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokausti mbeten çështje debatesh të vazhdueshme historike. Pas Luftës II Botërore, ai ishte një përkrahës i politikave qetësuese për kombet e nënshtruara dhe një kundërshtar i paepur i komunizmit.
Përveç Papa Piosit IX, Pio XII ishte një nga papët e paktë që kanë mbështetur pagabueshmërinë papnore me nxjerrjen e një kushtetute apostolike, titulluar Munificentissimus Deus (Perëndia më bujare), e cila përkufizoi "nga kërriga" mësimin e krishterë të Marrjes në qiell të Zojës së Bekuar. Ai shpalli gjithashtu dyzet qarkoret, përfshi Humani Generis (Raca Njerëzore), e cila është ende sot qëndrimi i Kishës për evolucionin. Piosi XII largoi përfundimisht pjesën më të madhe të Lidhjes së Kardinalëve në "Kuvendin e Madh", në vitin 1946. Ecuria e shenjtërimit të tij ka arritur në titullin e të Nderuarit, më 2 shtator, 2000 nga Papa Gjon Pali II.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thënie të Pios XII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- «Adhurimi i modernes, mbizotërimi i makinës, lartësimi i teknikës, janë përkrahës mjeranë të së keqes që e kanë çuar njeriun brenda asgjësë.»
- «Asgjë nuk humbet me paqen, me luftën mund të humbet gjithçka."
- «Paqja është vepra e drejtësisë.»
- (Thënia udhëheqëse e Pios XII në zgjedhjen e tij papë.)
- «Hulumtoni 12 vjetët e stuhishëm të Papënisë sonë, kontrolloni çdo fjalë, që ka dalë nga buzët tona, çdo fjali të shkruar nga pendët tona, e ju do të gjeni vetëm kërkesë për paqe!» - 1950
- «Unë do të zhgënjehesha shumë, nëse kjo do të përfundonte mirë. Ky njeri është plotësisht i pushtuar nga vetvetja, gjithçka, që nuk i shërben atij, ai e flak tej, çfarë thotë e shkruan, mban vulën e egoizmit të tij, ky njeri ec mbi kufoma dhe shtyp, çdo gjë që i gjendet në rrugë, - unë nuk mund ta kuptoj, se kaq shumë prej më të mirëve në Gjermani nuk e shohin këtë, apo të paktën nga ajo, që ai shkruan e thotë, të marrin një mësim - kush nga të gjithë këta ka lexuar fundja librin e llahtarshëm "Beteja ime"?»
- (Mbi Adolf Hitlerin, 1929.)
- «Tani do ta shohi ai, se sa divizione kemi ne.»
- (1953, Në çastin që Pio XII mori vesh vdekjen e Josif Stalinit. Stalini i kishte hedhur poshtë përpjeket për paqe të Vatikanit pas Luftës së II Botërore me pyetjen "Sa divizione ka Papa?")
- «Ki mëshirë, o Zot, sipas mëshirës tënde të madhe. Prania e mangësive dhe gabimeve, që janë bërë gjatë një papënie kaq të gjatë dhe në një kohë të tillë të vështirë, më ka sjellë të qartë para syve mangësinë time.»
- (Testamenti i Pios XII.)
Thënie rreth Pios XII
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- «Vetëm Kisha protestoi kundër masakrës Hitleriane mbi lirinë. Gjer atëherë unë nuk interesoheja për Kishën, por sot unë ndjej një admirim të madh për Kishën, e cila e vetmja ka pasur guximin të luftojë për të vërtetën shpirtërore dhe lirinë morale.»
- (Albert Ajnshtajn në Time Magazin 1940, cituar në "Tre Papët" dhe "Hebrenjtë" nga Pinchas E. Lapide New York: Hawthorn, 1967, p. 251.)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Critical Online Edition of the Nuncial Reports of Eugenio Pacelli (1917–1929)
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Lista e të gjithë papëve nga gazeta Guardian.
- Commons: Pius XII – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tituj të Kishës katolike | ||
---|---|---|
Parardhësi Papa Piu XI |
Papë 2 mars 1939 – 9 tetor 1958 |
Pasardhësi papa Gjoni XXIII |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |