Pepsi
Pepsi-Cola ose më shumë njohur si Pepsi, është një pije e butë, jo alkoolike që prodhohet nga kompania PepsiCo. Është një ndër pijet më të konsumuara në botë kështu që shitet gjithkah në botë. Kjo pije për herë të parë u prodhua në vitet e 90-ta të shekullit XIX nga farmacisti Caleb Bradham. Marka u paraqit në tregun e përgjithshëm më 16 qershor të vitit 1903.
Që nga koha e paraqitjes së parë të Pepsit në treg kanë dalur variacione të shumta të Pepsit duke përfshirë llojet e njohura si Diet Pepsi, Pepsi Max, Pepsi Samba, Pepsi Blue, Pepsi Gold, Pepsi Jazz dhe Pepsi Next (prodhuar për tregun japonez).
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pepsi-Cola për herë të parë u prodhua nëNew Bern, North Carolina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të viteve 1890-të nga farmacisti Caleb Bradham.
Mbi emrin Pepsi-Cola në faqen oficiale të Pepsit ka dy versione të cilat paraqiten rreth asaj se si Cabel Bradham vendosi të e marr këtë emër të kësaj pije:
- Caleb Bradham ka blerë emrin "Pep Kola" nga konkurrenti lokal dhe e ka ndërruar në Pepsi-Cola.
- "Pepsi-Cola" është një anagram nga "Episcopal" - një kishë e madhe rrethu rrugës përballë barnatores së Calbel Bradhamit.
Një teori tjetër është se Caleb Bradham dhe konsumuesit e tijë kanë parë se emri tingëllon mirë ose fakti se në përbërje ka pasur një lloj të "peps"-it sepse është pije e karbonuar për këtë arsye dhe ia dhanë emrin "Pepsi".
Në vitin 1923, Pepsico bankrotoi për shkak të çmimit të lartë të sheqerit si rezultat i Luftës së Parë Botërore kështu që të gjitha mjetet u shitën dhe Roy C. Megargel e bleu
kompaninë.[1] Tetë vite më vonë kompania bankrotoi përsëri duke rezultuar në reformimin e formulas së bazës së Pepsit.
Në vitin 1964, Diet Pepsi ishte pija e parë dietetike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marketingu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1975, PepsiCo paraqiti marketingun Pepsi Challenge (Pepsi Sfida) ku PepsiCo organizoi shijim qorrazi (symbyllazi) të pijes Pepsi-Cola dhe konkurentit direkt Coca-Cola.
Gjatë këtyre shijimeve symbyllazi shumica e pjesëmarrësve zgjodhën Pepsin si një pije me shije më të mirë. Në këtë rast PepsiCo fitoi një avantazh nga kampanja duke u paraqitur me reklama televizive dhe duke paraqitur rezultatet e testeve në publik.[2]
Në vitin 1996, PepsiCo paraqitit marketing strategjinë shumë të suksesshme të njohur si Pepsi Stuff. Në vitin 2002, strategjitë u vlerësua nga Promo Magazine si një mrekulli që ndihmoi në ridefinimin e marketingut promotiv Burimi: Promo Magazine, 2002.
Në vitin 2007, PepsiCo se kanaçet e pepsit do të ridizajnohen përsëri. [1]
Sloganët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1939: "Twice as Much for a Nickel" - shqip :
- 1950: "More Bounce to the Ounce" - shqip :
- 1958: "Be Sociable, Have a Pepsi" - shqip :
- 1961: "Now It's Pepsi for Those Who Think Young" - shqip :
- 1963: "Come Alive, You're in the Pepsi Generation". - shqip :
- 1967: "(Taste that beats the others cold) Pepsi Pours It On". - shqip :
- 1969: "You've Got a Lot to Live, Pepsi's Got a Lot to Give". - shqip :
- 1973: "Join the Pepsi people (feeling free)". - shqip :
- 1975: "Have a Pepsi day". - shqip :
- 1979: "Catch that Pepsi spirit". - shqip :
- 1981: "Pepsi's got your taste for life". - shqip :
- 1983: "Pepsi's Now!" - shqip :
- 1984: "The Choice of a New Generation". - shqip :
- 1991: "Gotta Have It". - shqip : "Duhet ta kem."
- 1995: "Nothing Else is a Pepsi". - shqip : "Asgjë tjetër nuk është Pepsi".
- 1997: "GeneratioNext". - shqip :
- 1999: "Ask for More"/"The Joy of Cola". - shqip :"Kërko më shumë"/"Hareja e Cola-s (Kollës)"
- 2003: "It's the Cola"/"Dare for More". - shqip :
LLojet e Pepsit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shih gjithashtu : Lista e llojeve të Pepsit
Ka shumë lloje nga Pepsi-Cola dhe që të gjitha ndryshojnë në shije, çmim dhe aparencë (dukje, vizualitet). Diet Pepsi është një nga më të popullarizuarit nga llojet e ndryshme të pijeve duke qenë pa sheqer dhe kalori. Pije tjera të njohura të Pepsit me pak kalori janë Pepsi Max, Pepsi ONE, Caffeine-Free Pepsi dhe Caffeine-Free Diet Pepsi.
Kritikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2003 dhe përsëri në vitin2006[3], Qendrathe për Shkencë dhe Ambient (CSE), një organizatë joqeveritare në New Delhi, zbuloi se pijet e prodhuara në India, duke u përfshirë së bashku Pepsi dhe Coca-Cola, kishin nivel të lartë të rrezikshëm pesticidesh. Që të dy kompanitë PepsiCo dhe The Coca-Cola deklaruan se pijet e tyre janë të sigurta për konsumim dhe publikuan reklama në gazeta duke treguar se niveli pesticideve në produktin e tyre është më i ulët se ato në ushqimet tjera si çaji, frutat dhe prodhimet e qumshtit.
[4] Në Kerala në Indi, shitja e Pepsi-Cola-s sëbashku me pijet tjera të buta është ndaluar.[5] Pesë shtete tjera në Indi kanë bërë ndalim të këtyre pijeve në shkolla, kolegje dhe spitale.[6] On Friday, September 22, 2006, the High Court in Kerala overturned the Kerala ban ruling that only the federal government can ban food products.[7]
Në Iran u zhvillua anti-Pepsi propagandë televizive duke deshifruar emrin PEPSI në Pay (Paguaj) Each (Çdo) Penny (Qindarkë) Save (Shpëto) Israel (Izraelin).[2] PepsiCo has a bottling plant in Iran.[3][lidhje e vdekur]
Përbërësit e Pepsit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përbërja | |
---|---|
Energji | 100 kcal |
Yndyrë | 0 g |
Sodium | 30 mg |
Potassium | 10 mg |
Karbohidrate | 27 g |
Sheqer | 27 g |
Proteina | 0 g |
Kofeinë | 25 mg |
Pepsi-Cola përmban përbërësit bazik që mund të gjinden në shumicën e pijeve tjera të ngjashme duke
përfshirë ujin e gazuar, fruktozë, sheqer, ngjyrëra, acid fosforik, kofeinë, acid citrik dhe aromë natyrore. Pepsi-Cola pa kofeinë përmban të gjithë përbërësit përveç kofeinës.
Pepsi ka pH mesatare mes 2-3.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Historia e Pepsi-Cola-s" Arkivuar 12 shkurt 2008 tek Wayback Machine, sodamuseum.bigstep.com paragrafi 8
- ^ SODAmuseum.com "Historia e Pepsi-Colas" Arkivuar 12 shkurt 2008 tek Wayback Machine, sodamuseum.bigstep.com, paragrafi 31
- ^ Pepsi, Coke contain pesticides: CSE
- ^ "Cola sales down 10% on state bans". Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2007. Marrë më 31 janar 2007.
{{cite web}}
:|accessdate=
dhe|access-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kerala bans Coke and Pepsi". Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2006. Marrë më 31 janar 2007.
{{cite web}}
:|accessdate=
dhe|access-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Indian state bans Pepsi and Coke
- ^ Thomas, V.M. Indian Court Overturns Coke, Pepsi Ban Arkivuar 25 tetor 2012 tek Wayback Machine
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pepsi World
- Pepsi Americas
- 'Coke, Pepsi losing the fizz'
- 1987 Audio Interview with John Sculley by Don Swaim of CBS Radio - RealAudio
- The Annual Pepsi Independence Day Celebration (Tri-Cities, TN.)
- The Pepsi Max Cappuccino Wire, a fan site to Pepsi Max Cappuccino.
- Nutrition facts