Pablo Neruda
U lind më | 12 korrik 1904 Parral, Kili |
---|---|
Vdiq më | 23 shtator 1973 Santiago, Kili |
Gjinitë letrare | Poet, Diplomat, Politikan |
Çmime | Çmimi Nobel për Letërsi, 1971 |
Neftalí Ricardo Reyes Basoalto i njohur si Pablo Neruda (12 korrik 1904, Linares, Santiago - 23 shtator 1973) ishte poet, diplomat dhe politikan kilean.
Si diplomat kaloi shumë vite në Madrid,i cili u shoqërua me Lorcën dhe me poetët e tjerë spanjoll, pastaj kaloi në lëvizjen antifashiste, për shkak të saj u bë i dëbuar nga atdheu. Në fillim shkruante kryesisht poezi të dashurisë, a më vonë kaloi në temat shoqëroro-politike dhe në poezinë e angazhuar politike e cila flet kundër marrëzirave në luftra dhe çdo herë në mbrojtje të të shtypurve.
Botoi 19 përmbledhje të poezive, nga e cila më e njohura është "Spanishtja në zemër" në të cilën jep dridhjet, apo fotografinë e vërtetë të luftës për popullin spanjoll. Jetën dhe botën i ka përjetue, para së gjithash me ndijime, por janë zgjimet, zemrimet, vetmia dhe shoqërimi janë motive të poezisë së tij.
Me stil, kaloi rrugën nga neoromantizmi nëpër nadrealizmëm deri te poezitë e pastërta luftarake dhe sociale. Bazë ishin temat e dashurisë në kohët e hershme të rinisë, më vonë shkretirë, vetëmi, mendime, luftë dhe vdekje. Temperamenti i tij vullkanik, veçanërisht i gatshëm për diçka të reagoj dhe për diçka të luftoi, e bëri atë njërin nga poetët më të plleshëm, dhe të pakrahasueshëm të kohës në të cilën jetoi.
Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti Kolumbian Gabriel García Márquez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.
Kënga gjithëpërfshirëse e tij (Canto general, 1950), u bë symbol i rreshtimit për letërsinë e popullit kilean.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Crepusculario;
- Njëqind sonete për dashurinë;
- Njëzet të dashurisë dhe një e dhimbshme;
- Unazat;
- Mirëseardhja në atdhe;
- Oda elementare;
- Përkujtues nga Ishulli i Zi;
- Duart e ditës;
- Fundii i botës.
Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1958 botohet në Tiranë vëllimi me poezi "Zgjohu druvar" përkthyer nga Mitrush Kuteli në mënyrë të krahasuar nga përkthimet e Nerudës në gjuhën ruse, frënge dhe rumune[1].
Portreti fiktiv
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në filmin Il Postino ("Postieri") nga viti 1994, përsonazhin e Pabla Nerudës e aktroi Philippe Noiret.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Pablo Neruda, Zgjohu druvar, Tiranë: sh.b. Naim Frashëri, 1958.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Jaime Perales Contreras, " Paz and Neruda: A Clash of Literary Titans", Americas Magazine,(Organization of American States). July 2008.
- Adam Feinstein, Pablo Neruda: A Passion for Life, Bloomsbury, 2004. (ISBN 1-58234-410-8)
- Pablo Neruda, Memoirs (translation of Confieso que he vivido: Memorias), translated by Hardie St. Martin, Farrar, Straus, and Giroux, 1977. (1991 edition is ISBN 0-374-20660-0)
- Pablo Neruda: Passion, Poetry, Politics ISBN 978-0-7660-2966-8 [1]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ahmeti, Xhemal: Pablo Neruda - liriku gjenial dhe agjitatori banal.
- Works of Neruda (some translated into English)
- "Celebrating Chilean Poet Pablo Neruda", Amy Goodman of Democracy Now! interviews Martín Espada, poet and professor at the University of Massachusetts Amherst.
- Red Poppy Poetry non-profit and home of documentary on Neruda. NPR Morning Edition on Neruda's Centennial
- Poem #6 hear the poem (Spanish)
- Ode To My Socks hear the poem (English)
- "La primavera escondida" by the contemporary composer Luca Belcastro, with poems by Pablo Neruda
- Poems by Neruda. In most of them translations and audio files are provided
- Virtual Tour in 360º of the Neruda house "La Chascona" Flip360.cl
- The poet of Sea (Portuguese and Spanish)
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |