Paçja
Paça, paçja ose paçeja është një gjellë, më së shumti mëngjesore, që gatuhet me palcin, mishërat dhe gjelatinën e këmbëve të gjedhit. Por edhe me plancin/plënci dhe kokën e tyre, të cilat pasi ziehen, gatiten me uthull, hudhra dhe spec.
Pak histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në leksikun e vjetër të shqipes kjo fjalë ka dhënë edhe paçaxhi, ai që gatuan dhe shet paçë, dhe paçaxhihane, drekore, restorant, italisht trattoria.[1]
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga persishtja paçe (Persisht: پاچه) ku pa do të thotë këmbë dhe pjesëza diminutive -çe, këmbëz, këmbë e vogël,[1] këmbë deleje.
Elementet përbërëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 x kokë vici mesatare
- 1 x kokërr qepë mesatare
- 1 x karrotë
- verë te kuqe
- 6-8 x lugë me vaj
- salcë
- dafinë
- hudhra
- piper
- spec djegës
- kripë
Përgatitja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim zgjidhet koka që duhet gatuar, duhet koke viçi. Lahet mire me ujë të ftohte, ndahet në pjesë (n.q.s s’është e ndare). Trutë ndahen veç, pastaj e vëmë të zihet mire me kripë e piper, derisa mishi të ndahet me lehtësi nga kocka. Pasi te jetë zier mirë e kullojmë lëngun dhe fillojmë të ndajmë mishin duke e pastruar kockat nga dhjami.
Marrim një kokërr qepë dhe e presim imët, pastaj në një tenxhere hedhim pak vaj ku mund të skuqim qepën. Marrim një karrotë dhe e grijmë me rende, jo shumë imët dhe kur qepa të ketë filluar të skuqet i shtojmë dhe karroten, dhe i përziejmë. Presim trutë në disa pjesë dhe i shtojmë në tenxheren ku është skuqur qepa dhe i përziejmë me kujdes, pastaj shtojmë mishin që pastruam dhe pak salcë të kuqe, i hedhim dhe i shtojmë pak verë të kuqe, i shtojmë lëngun që doli nga zierja e kokës, i hedhim hudhra të grira, dafinë dhe spec djegës sipas dëshirës. E lëmë të ziejë edhe pak deri sa të trashet lëngu.
Paçë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këmbësh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këmbët pastrohen, thyhen me hanxhar (sidomos kyçet) dhe vendosen në ujë të ftohtë për 1-2 orë që t'i largohet era karakteristike. Këmbët e lara vendosen në tenxhere me ujë të ftohtë dhe vihen të ziejnë. Pasi të marrin valë, hiqet shkuma dhe vazhdon zierja në zjarr të ngadaltë duke shtuar qeoë, karota, selino, piper të zi të bluar, dafinë dhe kripë. Mundësisht qepa më parë të piqet në pllakë të sobës. Zierja vazhdon derisa mishi të shkëputet nga kocka, pastrohen mishrat, priten në copa dhe lihen në një anë. Në një tenxhere ku kemi hedhur dhjamë ose gjalpë, kaurdisen mishrat, shtohet lëngu i tyre, lihen të marrin valë, hidhet pak spec djegës dhe gjatë vendosjes në pjatë hidhen hudhra të shtypura me uthull dhe piper i zi. Paçja mund të përgatitet edhe e përzier me kokë e këmbë bashkë. Në këtë rast bëhet edhe më e shijshme.
Për 4-5 persona duhen :
- lëng këmbësh 1 litër, këmbë lope 2 copë, këmbë të bagëtive të imëta 10-12 copë, dhjamë ose gjalpë 50 g, spec djegës sipas dëshirës, kripë, piper, hudhra 4-5 thelpinj, uthull 2-3 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, karota 2-3 copë, selino 1 rrënjë.
Planci/plënci
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koke
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe për disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi. Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.
Për 4-5 persona duhen :
- Lëng koke 1 litër,
- gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje,
- miell 1 luge kafeje,
- spec djegës 1/2 luge kafeje,
- kripë, piper, uthull 2-3 lugë,
- hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepë,
- karota 2-3 copë, selino, majdanoz.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 738.