Përdoruesi diskutim:Florin frroku
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Florin frroku. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Përshëndetje Florin frroku! Mirëseedhe në Wikipedian e gjuhës shqipe! |
Wikipedia është një enciklopedi e lirë. Kjo do të thotë se gjithkush mund të jap një kontribut personal duke ndihmuar me dijet e tij. Kontribo edhe ti vullnetarisht në projekt! |
Fillimisht, për t'u njohur me hapat e para që duhet të bëjnë përdoruesit e rinj në Wikipedia, të rekomandojmë të klikosh këtu. Për ndihmë më të avancuar mund të shfletonsh edhe faqet ndihmëse në shqip, ose ato në anglisht. Për pyetje më të hollësishme duhet të kontaktosh Kuvendin, se aty zakonisht do të marrësh përgjigjet më të shpejta e më me vlerë. Ki parasysh se dërgimi apo shkarkimi i materialeve që cënojnë sado pak të drejtat e autorit është i pa pranueshëm. Në qoftë se do të dërgosh apo të shkarkosh një material të cilin ti e ke publikuar edhe në vende të tjera, rekomandohet të konsultohesh më parë me stafin drejtues. |
Florin frroku, ti duhet të shkruash në gjuhën shqipe dhe të përdorësh gërmat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura. Artikujt duhen shkruar duke u bazuar nga parimi i pikëpamjes neutrale. Për çdo informacion apo paqartësi mund të pyesësh te Kuvendi një administrator ose një përdorues aktiv. Për këtë shiko "listën e ndryshimeve të fundit" (?). Për të hapur një diskutim të ri shtyp butonin (+) dhe fillo të shkruash tekstin. Mos harro që në fund të çdo mesazhi të lënë në faqet e diskutimit të firmosësh me ~~~~ ose edhe duke klikuar butonin përkatës tek shiriti i komandave. |
Deutsch - English - Hrvatski - Nederlands |
Mirëseerdhe Florin frroku! Wikipedianët të urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme. |
Informacione | |||||
1. Udhëzues Udhëzues për fillestarët | |||||
2. Skedari Rregullat e përdorimit të figurave | |||||
3. Sigurimi i cilësisë Ndihmo dhe ti! | |||||
4. Ndihmë Ndihmë në wikipedia | |||||
5. Faqja kryesore Këtu diskutohen dhe merren vendime të rëndësishme | |||||
6. Ndihmë të shpejtë Për punë në wikipedinë | |||||
7. Politikat e Wikipedias Konflikt interesi ? • Politikat e bllokimit ! |
--PLANETI DISKUTO 20 Maj 2015 20:04 (CEST)
te drejtat e njeriut
[Redakto nëpërmjet kodit]Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
Do kisha deshire qe ti lexonit me kujdes keto rreshta. Nuk jane mendja duhet te bejne pjese ne formimin e secilit prej nesh. Per kete arsye jane edhe ne tekstin shkollor te "QYTERARISE". E them kete pasi e shoh qe shume nga ju as qe e kane idene.
Për të drejtat e njeriut është folur e flitet shumë. Për to flasin politikanët, flasin shoqatat joqeveritare, individë, madje edhe qeveritë. Për vite të tëra të drejtat e njeriut janë bërë temë e ditës edhe në vendin tonë. Në emër të të drejtave të njeriut janë ndërmarrë e ndërmerren veprime të ndryshme. Në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut individë të ndryshëm kanë kryer deri aktin sublim të dhënies së jetës, ndërsa grupe ose organizata të ndryshme kanë organizuar dhe drejtuar masa të tëra njerëzish në veprimtari të shumta shoqërore. Në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut shtete të ndryshme kanë ndërmarrë bllokada, madje dhe veprime luftarake kundër vendeve të tjera. Teoricienë, filozofë, politikanë të shumtë e vlerësojnë respektimin e të drejtave të njeriut si kusht për ekzistencën e demokracisë dhe të harmonisë ndërmjet njerëzve dhe popujve.
Ç’janë të drejtat e njeriut
Të japësh një përkufizim për të drejtat e njeriut, nuk është gjë e lehtë. Duke qenë të lidhura ngushtë me interesat, të drejtat e njeriut janë bërë objekt i trajtimit nga këndvështrime të ndryshme. Një pikëpamje është ajo që i vlerëson ato si “standardet bazë pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë”; një tjetër i sheh si “parime morale që u përkasin të gjithëve për arsyen e thjeshtë se janë qenie njerëzore”; një i tretë i quan “parime morale të drejtësisë dhe të barazisë të pranuara gjerësisht nga shoqëria” etj. Përkufizimi që sot po pranohet gjithnjë e më shumë, është ai që jepet në botimin e Kombeve të Bashkuara me titull “Të drejtat e njeriut - pyetje dhe përgjigje”, të vitit 1987. Sipas këtij përkufizimi, të drejtat e njeriut, në përgjithësi, mund të përcaktohen si ato të drejta që janë të qenësishme në natyrën tonë dhe pa të cilat ne nuk mund të jetojmë si qenie njerëzore. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut na japin mundësinë të zhvillojmë dhe të përdorim tërësisht cilësitë tona njerëzore, inteligjencën tonë, talentet dhe vetëdijen tonë, si dhe të kënaqim kërkesat tona shpirtërore dhe nevojat e tjera. Ato janë themelore për kërkesat gjithnjë në rritje të njerëzimit për një jetë që të respektojë dhe të mbrojë dinjitetin dhe veprat e çdo qenieje njerëzore”. Nga ky këndvështrim, mohimi i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore nuk përbën vetëm një dramë personale dhe individuale, por krijon kushtet shoqërore dhe politike për hedhjen e farës së dhunës e të konflikteve në nivel kombëtar e më gjerë. Për këtë arsye Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, që në fjalinë e saj të parë, shpall që respekti për të drejtat e njeriut dhe për dinjitetin njerëzor “është themeli i lirisë, i drejtësisë dhe i paqes në botë”. Siç vihet re edhe në përkufizimin e mësipërm, të drejtat e njeriut kanë në themel dinjitetin njerëzor, i cili buron nga vetë thelbi i të qenit njerëz. Për rrjedhim, ky dinjitet duhet pasur parasysh si te fëmija i porsalindur, që nuk ka kryer ende ndonjë veprim, ashtu edhe te keqbërësi. Qenia njerëzore e ka këtë dinjitet pavarësisht nëse njeriu është i vetëdijshëm për të ose jo. Këtu është rasti të bëjmë dallimin ndërmjet dinjitetit njerëzor dhe dinjitetit personal, të cilin ne e krijojmë dhe e përpunojmë vetë. Dinjiteti personal përcaktohet nga sjellja jonë në rosert me normat morale të pranuara gjerësisht nga shoqëria: nëse përputhet ose është në kundërshtim me to. Në këtë këndvështrim, të respektosh të drejtat e njeriut, do të thotë të respektosh tek ai qenien njerëzore dhe jo domosdoshmërisht personalitetin tij. Shkelja e të drejtave të njeriut nuk nënkupton thjesht dhe vetëm të penguarit për të realizuar një të drejtë, por nënkupton mohimin e një jete dinjitoze, poshtë së cilës njeriu nuk mund dhe nuk duhet t’ia lejojë vetes të bjerë. Që këtej del se të drejtat e njeriut janë edhe një praktikë e veçantë njerëzore, që synon të realizojë kërkesat minimale të njeriut për një jetë dinjitoze dhe ta mbrojë atë, në marrëdhëniet e tij të ndërsjella me pushtetin shtetëror, nga cenimet, poshtërimet, diskriminimet, paragjykimet, qëndrimet çnjerëzore të më të fortit.
Cilat janë disa nga tiparet themelore të të drejtave të njeriut.
Të drejtat e njeriut janë universale. Një ndër tiparet themelore të të drejtave të njeriut është karakteri i tyre universal. Kjo do të thotë se të drejtat e njeriut zbatohen kudo dhe për të gjithë njerëzit, pa dallim ngjyre, seksi, vendi , feje, pasurie ose ideje. Ato mbështeten në vlerat e dinjitetit, lirisë, barazisë e drejtësisë, që, duke qenë një ideal për njerëzimin, janë në të njëjtën kohë edhe parime që mund të drejtojnë jetën e secilit.
Të drejtat e njeriut janë konkrete. Megjithëse janë universale, të drejtat e njeriut janë në të njëjtën kohë edhe konkrete, pasi ato i shërbejnë përcaktimit të veprimeve që bien ndesh me natyrën njerëzore, si: skllavëria, tortura, mohimi i lirisë, heqja e saj pa gjyq etj. Nga kjo pikëpamje, çdo individi i takon të ndërmarrë veprime për të dënuar, qoftë edhe moralisht, shkeljen e të drejtave të njeriut, sepse shkelja e të drejtave të një individi cenon shoqërinë njerëzore në të cilën ai bën pjesë. Kjo do të thotë se çdo qenie njerëzore është subjekt i ligjit, çdo qenie njerëzore merr pjesë pak a shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë në hartimin e ligjeve, duke u bërë krijuese e tij dhe në të njëjtën kohë edhe bartëse e të drejtave, e të gjitha të drejtave të njeriut.
Të drejtat e njeriut janë të pandashme. Përveçse universale të drejtat e njeriut janë dhe të pandashme. Ato formojnë një të tërë të vetme. Asnjë e drejtë ose grup të drejtash nuk mund të vlerësohet më e rëndësishme se të tjerat, pa dëmtuar të tërën, vetë konceptin e të drejtave të njeriut. Karakteri i pandashëm i të drejtave të njeriut shprehet fare qartë në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e cila i jep të njëjtën rëndësi si të drejtave civile e politike, ashtu edhe të drejtave ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Të drejtat e njeriut plotësojnë njëra-tjetrën. Nga sa më sipër rrjedh se të drejtat e njeriut plotësojnë njëra-tjetrën. Kjo do të thotë se: Askush nuk mund të shpallë liritë e tij, në qoftë se nuk respekton, në të njëjtën kohë dhe njëlloj, liritë e të tjerëve. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë të drejtat e tij, nëse, nga ana tjetër, u ndalon të tjerëve të plotësojnë dhe të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre. Askush nuk ka të drejtë të vendosë që disa të drejta janë më të rëndësishme se të tjerat. Të drejtat e njeriut formojnë një të tërë, ato krijojnë një tërësi vlerash dhe parimesh që duhet të respektohen nga çdo qenie njerëzore, në çdo vend e kulturë. Secili, në çdo rast, duhet të kërkojë kuptimin dhe zbatimin tërësor të të drejtave të njeriut si për vete, ashtu dhe për të tjerët.
Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme. Kjo do të thotë se njeriu nuk mund të heqë dorë prej të drejtave të njeriut në cilëndo situatë qoftë. Ai nuk mund të heqë dorë nga liria e tij personale e të hyjë në gjendje skllavërie, edhe nëse e deklaron këtë me shkrim ose publikisht; një deklaratë e tillë nuk ka pasoja juridike, sido që të jenë kushtet në të cilat ajo lëshohet. Ndryshe ndodh kur një individ heq dorë nga e drejta e tij e pronësisë, e cila nuk konsiderohet e patjetërsueshme. Në këtë këndvështrim, edhe një kriminel përballë ligjit është një qenie njerëzore. Ai ka të drejtë për një proces të drejtë gjyqësor, si dhe të konsiderohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij nuk është provuar me anë të një procesi të drejtë gjyqësor.
Të drejtat e njeriut janë njëra anë e medaljes. Anën tjetër të saj e përbëjnë detyrat dhe përgjegjësitë. Nëse ne kemi ose pretendojmë të kemi të drejta ngaqë jemi qenie njerëzore, atëherë ne jemi përgjegjës për të pranuar, respektuar dhe mbrojtur, në të njëjtën kohë, të drejtat e të tjerëve. Kur ne pretendojmë respektimin e lirisë së shprehjes, në të njëjtën kohë ne i njohim vetes sonë përgjegjësinë për të respektuar lirinë e shprehjes të të gjitha qenieve njerëzore. Po kështu, ne kemi detyrimin të mos e shpërdorojmë lirinë tonë të fjalës për të shkelur lirinë ose të drejtat e të tjerëve, por për t’i çuar ato më tej. Jona H, 3 Dec 2002 #1
Jona H
Jona H Fillestar Re: Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
KLASIFIKIMI I TË DREJTAVE DHE PËRGJEGJËSIVE (DETYRIMEVE)
Një ndër debatet më të përhapura në fushën e të drejtave është ai që lidhet me përgjigjen për pyetjen se “cilat janë të drejtat e njeriut që duhet të mbrohen ose të sigurohen me ligj nga shteti”. Kjo ka pasur dhe ka pasoja të drejtpërdrejta në jetën e përditshme, për respektimin, garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shpeshherë njerëz të ndryshëm, nga kultura të ndryshme, me prejardhje të ndryshme shoqërore, vendosin përparësi të ndryshme për të drejtat që duhet të kërkojnë të mbrohen ose të plotësohen në një kohë të caktuar. Në përpjekje për t’i dhënë përgjigje një problemi të tillë njerëzit i kanë ndarë të drejtat në grupime të ndryshme. Një ndër këto grupime është ai që bën dallimin e të drejtave në të drejta ligjore, të drejta morale dhe të drejta të njeriut.
Të drejtat ligjore
Të drejtat ligjore janë të drejtat që parashikohen në ligj dhe që mund të mbrohen në gjykatë. Për shembull e drejta për arsim tetëvjeçar është një e drejtë që parashikohet jo vetëm në kushtetutë, por edhe në ligje të veçanta për arsimin në vendin tonë. Ndodh që të drejtat ligjore të mos gëzojnë mbështetjen morale të një pjese të popullsisë së një vendi, e cila nga ana e saj, duke i quajtur këto ligje amorale, nuk e ndien veten të detyruar moralisht t’i zbatojë këto të drejta. Historia e njerëzimit njeh mjaft raste të ekzistencës së ligjeve që kanë privuar një pjesë të popullsisë, për shembull, nga e drejta e votimit për shkak të prejardhjes shoqërore, ngjyrës, gjuhës, seksit etj. Sot, jo të gjithë janë të të njëjtës mendje se cila do të quhet e drejtë ligjore, madje disa mbrojnë idenë se edhe të drejtat e njeriut nuk kanë asnjë vlerë, nëse nuk përfshihen në ligje dhe nëse zbatimi i tyre nuk bëhet me forcën shtrënguese të shtetit.
Të drejtat morale
Të drejtat morale bazohen në parimet e përgjithshme të drejtësisë e të barazisë. Një e drejtë morale mund të jetë ose mund të mos jetë në të njëjtën kohë edhe një e drejtë ligjore. Një e drejtë morale që nuk është në të njëjtën kohë edhe e drejtë ligjore, nuk mund të mbrohen para një gjykate. Nëse dikush gënjen dhe i “kërkojmë llogari” për gënjeshtrën, ne nuk e mbështetim kërkesën tonë në ndonjë ligj të shkruar, por në idenë që njerëzit duhet gjithmonë të tregojnë të vërtetën (morali). Për veprimet e tyre, njerëzit nuk kanë si pikënisje të njëjtat parime morale, për rrjedhojë i vlerësojnë moralisht ndryshe të njëjtat veprime. Për shembull, disa vlerësojnë të pamoralshëm shikimin e filmave erotikë nga të rinjtë nën moshën 18 vjeç, të tjerë mendojnë se mosha e lejuar për filma të tillë duhet të jetë për 16 vjeç, ndërsa një grup tjetër mendojnë se, pavarësisht nga mosha, të rinjtë nuk kanë të drejtë morale të shohin filma të tillë. Historia e marëdhënieve njerëzore njeh mjaft raste kur një grup njerëzish kanë besuar se kanë të drejtë morale të sillen në një mënyrë të caktuar, megjithëse nuk e kanë pasur të drejtën ligjore ta bëjnë këtë. Përmendim këtu, për shembull, rastet kur njerëzit me ngjyrë nuk lejoheshin të përdornin autobusin në të cilin udhëtonin të bardhët. Historia e njerëzimit njeh edhe raste kur një pjesë e popullsisë me vetëdije, kundërshton, me vetëdije, të zbatojë një ligj a një praktikë të caktuar të mbështur në ligj, duke e vlerësuar atë si të pamoralshëm. Raste të tilla janë shfrytëzuar nga aktivistë të të drejtave të njeriut për të organizuar fushata që kanë pasur si qëllim t’i ndryshonin ligjet që janë vlerësuar si shkelje të të drejtave të njeriut.
Të drejtat e njeriut
Siç kemi thënë dhe më sipër, të drejtat e njeriut janë të drejta morale universale, të quajtura ndryshe dhe të drejta natyrore, të cilat njeriut i ka për faktin e thjeshtë se është një qenie njerëzore. Ato nuk duhet të fitohen, të blihen ose të trashëgohen. Mjaft njerëz mendojnë se qeniet njerëzore mund të kenë të drejtat e njeriut pavarësisht nëse ligjet e vendit i njohin ose i mbrojnë ato si të tilla. Për shembull, në mjaft vende skllavëria ka qenë e ligjshme, por skllevërit kanë pasur të drejtën njerëzore të ishin njerëz të lirë, megjithëse qeveria dhe shumë njerëz në atë kohë nuk e pranonin një të drejtë të tillë. Shpesh, njerëzit diskutojnë se cilat të drejta janë më të rëndësishme, madje një pjesë e tyre e vënë në dyshim nëse një e drejtë e caktuar meriton të quhet e tillë. Kujtojmë këtu të drejtën e jetës, që u jep kuptim edhe të drejtave të tjera, dhe çështjen e ekzistencës së kësaj të drejte për kriminelin që ka kryer një vrasje dhe është dënuar me vdekje nga shteti.
Kategoritë e të drejtave
Përveç ndarjes së mësipërme, të drejtat e njeriut janë ndarë edhe në tri kategori të tjera: 1. Të drejtat civile dhe politike 2. Të drejtat ekonomike dhe shoqërore 3. Të drejtat e mjedisit, kulturore dhe të zhvillimit
1. Të drejtat civile dhe politike janë quajtur ndryshe edhe të drejta të orientuara drejt lirisë ose të drejtat e gjeneratës së parë. Këto të drejta përfshijnë lirinë e mendimit dhe të informacionit, lirinë e veprimit, lirinë për t’u bashkuar në jetën politike të bashkësisë dhe të shoqërisë ku jeton.
2. Të drejtat ekonomike dhe shoqërore quhen edhe të drejta të orientuara drejt sigurisë ose të drejta të gjeneratës së dytë, sepse ato synojnë sigurinë sociale dhe ekonomike. Këto të drejta përfshijnë të drejtat për të pasur ushqim, strehë, kujdes shëndetësor etj.
3. Të drejtat e mjedisit, të drejtat kulturore dhe të drejtat e zhvillimit quhen ndryshe edhe të drejtat e gjeneratës së tretë dhe pranojnë të drejtën e njerëzve për të jetuar në një mjedis të pastër e të shëndetshëm, të mbrojtur nga shkatërrimet. Po kështu ato njohin të drejtat e njerëzve për zhvillim kulturor, politik dhe ekonomik. Ka pasur dhe ende ka debate se cila nga kategoritë e të drejtave është më e rëndësishme dhe duhet të ketë përparësi në politikat që synojnë realizimin e të drejtave të njeriut. Shumë njerëz nga vendet e zhvilluara vënë theksin tek të drejtat civile e politike, d.m.th. tek të drejtat e orientuara nga liria. Theks i veçantë vihet te liria e fjalës dhe e fesë dhe te të drejtat që mbrojnë njerëzit nga ndërhyrjet e qeverisë. Vendet në zhvillim dhe ato me orientim socialist e vënë theksin tek të drejtat e orientuara nga siguria, d.m.th. nga të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore që synojnë t’u sigurojnë njerëzve plotësimin e nevojave bazë. Megjithatë prirja për të shmangur ndarjet dhe kategorizimet e të drejtave të njeriut dhe për t’i trajtuar ato të pandara dhe të ndërvarura po bëhet gjithnjë e më sunduese. Sot, gjithnjë e më shumë po del në pah rëndësia e të drejtave të gjeneratës së tretë, që kërkojnë që njerëzit të jetojnë në një mjedis të shëndetshëm e të sigurt. Jona H, 3 Dec 2002 #2
Jona H
Jona H Fillestar Re: Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
TË DREJTAT E NJERIUT DHE VLERAT MORALE DHE FILOZOFIKE.
Të drejtat e njeriut janë parime në bazë të të cilave individët mund të veprojnë, të nxjerrin ligje dhe në të njëjtën kohë të gjykojnë e të marrin vendime që mbështeten në to. Por të drejtat e njeriut janë në të njëjtën kohë edhe vlera që shprehin dhe pasqyrojnë dëshirat dhe aspiratat njerëzore. Si vlera, të drejtat e njeriut përfaqësojnë qëllimet dhe idealet më të larta, të cilat, ndonëse të parealizueshme plotësisht, i japin kuptim jetës shoqërore. Gjatë gjithë historisë së tyre të drejtat e njeriut janë përcaktuar dhe kanë mishëruar vlerën e dinjitetit të secilit, të lirisë, barazisë dhe drejtësisë. Këto vlera janë universale, ato dalin jashtë kornizave të kufijve personalë e kombëtarë. Kulturat dhe shoqëritë janë të ndryshme. Individualiteti i tyre shprehet në forma të larmishme, megjithatë asnjëherë kjo pasuri, ky ndryshueshmëri nuk ka prekur bazat e patjetërsueshme të të drejtave të njeriut Nga kjo pikëpamje, çdo individ, pavarësisht nga prejardhja familjare, shoqërore ose kulturore, duhet të pranohet si përfaqësues i gjithë njerëzimit. Me fjalë të tjera dinjiteti njerëzor duhet të pranohet dhe të respektohet nga të gjithë.
Cilat janë disa nga parimet dhe vlerat për të cilat ngrihen të drejtat e njeriut?
Liria
Liria është në të njëjtën kohë parim dhe vlerë. Liria dhe të drejtat e njeriut qëndrojnë në themel të njëra-tjetrës. Meqë liritë themelore, si shprehje praktike e këtij parimi, janë ende larg realizimit të tyre nga të gjithë, mbeten si një ndër synimet e të drejtave të njeriut. Si të tillë ato janë një vlerë që duhet të shndërrohet në realitet. Liritë themelore, si liria e mendimit, liria e ndërgjegjes, liria e shoqërimit, liria e lëvizjes etj., janë gjithashtu vlera dhe të drejta. Këto të drejta në gjuhën juridike përcaktohen si e drejta e mbledhjes dhe e organizimit, e drejta për të lëvizur lirisht etj. Liri të tilla, që qëndrojnë në themel të ekzistencës njerëzore, nuk duhet të ngatërrohen me vlerat që lidhen me zakonet dhe traditat. Çdo grup shoqëror i veçantë mund të zotërojë vlera që e dallojnë nga të tjerët. Përmendim këtu format e përshëndejtes, të cilat nuk janë të njëjta në të gjithë botën. Kurse vlera e lirisë, që qëndron në themel të të drejtave të njeriut, është universale, askush, pavarësisht nga traditat dhe veçoritë kulturore, nuk duhet të dëshirojë lirinë personale në kurriz të kufizimit të lirisë së tjetrit. Parimi që “të gjitha qeniet njerëzore janë lindur të lira” shprehet në nenet e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, së bashku me liritë themelore, si e drejta për të qenë i lirë, liria nga skllavëria, liria nga tortura ose nga trajtimet e tjera çnjerëzore, liria për mosndërhyrje arbitrare në jetën private, liria e lëvizjes etj. Të lindësh i lirë dhe e drejta e lirisë nënkuptojnë që çdo qenie njerëzore të jetë e lirë të zgjedhë e të vendosë për jetën e saj. E drejta për të qenë i lirë dhe e drejta e jetës vlerësohet si një ndër vlerat më të rëndësishme njerëzore, të lidhura ngushtë me dinjitetin dhe vlerën e jetës njerëzore.
Barazia
Të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nga prejardhja dhe ndryshimet që kanë, janë të barabarta para ligjit. Ky është një parim tjetër i karakterit universal të të drejtave të njeriut dhe përbën një vlerë dhe një ideal për shumë njerëz që jetojnë në kushtet e vështira të pabarazive ekonomike (papunësi, paga të ulëta etj.), të pabarazive shoqërore të shkaktuara nga privilegjet që gëzojnë disa të tjerë, të pabarazive dhe shanseve jo të njëjta në fushën e arsimimit etj. Si një vlerë universale, barazia nënkupton liritë dhe të drejtat e çdo individi: Të tjerët janë të ndryshëm nga unë, por në të njëjtën kohë ne jemi të barabartë, unë e respektoj lirinë e tyre në atë masë që shpall lirinë time. Aftësia ime për të marrë vendime, për të zgjedhur vlerat ose për të marrë pjesë në hartimin e ligjeve, me një fjalë shkalla e pavarësisë sime varet nga shkalla në të cilën unë përfill njerëzit e tjerë. Pikërisht kjo barazi ndërmjet qenieve njerëzore është pengesa kryesore ndaj diskriminimit për arsye të racës, kombësisë, seksit, fesë dhe gjuhës. Vetëm nëse barazia harmonizohet me lirinë mund të arrihet realisht drejtësia.
Drejtësia
Meqë qeniet njerëzore janë të barabarta në të drejta ato duhet të jenë të përgjegjshme për ato veprime që rrezikojnë të mohojnë a të cenojnë liritë dhe të drejtat e të tjerëve. Por përgjegjësia për veprimet mund të kthehet në realitet vetëm në kushtet e ekzistencës së një shoqërie demokratike. Nga ana tjetër, drejtësia shoqërore nënkupton një ndarje të tillë të pasurisë që do të mundësonte më shumë barazi dhe më shumë drejtësi në njohjen e meritave të çdo individi. Ajo përfaqëson një vlerë që i frymëzon njerëzit në veprimtarinë e tyre të përditshme dhe në të njëjtën kohë një ideal për t’u arritur nga shtetet dhe individët që janë përgjegjës për fatet e bashkësisë ku jetojnë. Të drejtat e njeriut shtrojnë kërkesën për drejtësi si një ideal. Ato janë të domosdoshme në jetën e përditshme edhe për ata që nuk e respektojnë ose që i injorojnë barazinë ndërmjet njerëzve dhe mohojnë lirinë e të tjerëve Zbatimi i të drejtave të njeriut në jetën e përditshme shtron nevojën e një qëndrimi në të cilin gjykimet e vlerave, gjykimet morale dhe aftësia për të menduar si qytetarë të botës luajnë një rol vendimtar. Jona H, 3 Dec 2002 #3
Jona H
Jona H Fillestar Re: Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
TË DREJTAT E NJERIUT 13 NJË VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK
Bindja se të gjithë, nga natyra e tyre, gëzojnë disa të drejta njerëzore, është e re, po të krahasohet me historinë e gjatë të njerëzimit. Megjithatë, rrënjët e saj i gjejmë në traditat dhe dokumentat e hershme të popujve nga vende dhe kultura të ndryshme. Atë e gjejmë gjatë shekujve që kanë pasuar njëri-tjetrin, në ëndrrat dhe shpresat e popujve dhe njerëzve të thjeshtë. E gjejmë gjithashtu në mendjet e shquara të njerëzimit, që kanë ngritur zërin e tyre kundër padrejtësive, torturave, skllavërisë, arbitraritetit, duke kërkuar hartimin dhe vendosjen e rregullave dhe ligjeve të shkruara që do të shtriheshin të të gjitha qeniet njerëzore Gjatë historisë, njerëzit i kanë fituar të drejtat dhe kanë marrë përsipër përgjegjësi duke qenë anëtarë të një grupi të caktuar shoqëror, të një familjeje, bashkësie, feje, klase, kopër ose shteti. Pjesa më e madhe e popujve kanë pasur në traditat e tyre rregulla të tilla si “mos i bëj tjetrit atë që nuk dëshiron që të tjerët të ta bëjnë ty” ose “bëji tjetrit atë që do të dëshiroje që të tjerët të ta bënin ty”. Kodi i Hamurabit në Babiloninë e lashtë, Bibla, Kurani, veprat e Konfucit etj. janë disa nga dokumentat e lashta që trajtojnë çështjen e detyrave, të të drejtave e përgjegjësive të njerëzve. Po kështu, kodet e sjelljes dhe të drejtësisë së inkasve dhe actekëve tek amerikanët vendas kanë ekzistuar përpara shekullit të 18-të. Traditat e shkruara a të pashkruara të të gjitha shoqërive dëshmojnë për praninë në to si të sistemeve të pronësisë dhe drejtësisë, ashtu edhe të rrugëve që të çojnë në mirëqenien e anëtarëve të saj.
Dokumetat e para të të drejtave të njeriut
Shpallja e lirive në deklarata, akte, karta etj. për herë të parë u bë në Angli e më pas në SHBA. Në Angli, në vitin 1215 u hartua Magna Karta ose Karta e Madhe, e cila ngrihej kundër vendimeve arbitrare të Kurorës Mbretërore, kurse në vitin 1679, me anë të Habeas Corpus Act u bë përpjekja e parë për të parandaluar mbajtjen e paligjshme në burg. Deklarata Amerikane e Pavarësisë (4 korrik 1776), e frymëzuar nga Deklarata e Virgjinias për konceptin e të drejtave individuale të çdo personi, shpallte të drejtat natyrore të njeriut. Deklarata Franceze e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit si dhe kërkesat e njerëzimit gjatë shekujve XIX dhe XX për liri, përfshirë edhe ato të popujve, e zgjeruan fushën dhe përmbajtjen e konceptit të të drejtave të njeriut duke përcaktuar natyrën e të drejtave ekonomike dhe shoqërore. Gjatë shekullit XIX mjaft ide të reja, si dhe kundërshtime ndaj konceptit te te drejtave të njeriut shoqëruan ngjarjet kryesore të kësaj periudhe. Ashpërsia e problemeve shoqërore në Evropë çoi në shtrirjen e idesë së të drejtave të njeriut deri në mbrojtjen dhe realizimin e kërkesave themelore ekonomike dhe shoqërore të çdo individi. Zhvillimet e reja e detyruan shtetin të ndërhynte për të rregulluar marrëdhëniet e punës dhe të tregut, për të ulur shkallën e shfrytëzimit të njeriut dhe për të mbrojtur punëtorët nga pushteti absolut i padronëve. Si rrjedhojë, krahas konceptit të “lirisë nga shteti”, karakteristikë e shekujve XVII-XVIII, lindi edhe koncepti i “lirisë nëpërmjet shtetit”. Megjithatë, në këtë kohë, ishin të paktë ata që mendonin për të drejtat e njeriut. Kërkesat për mirëqenie personale justifikoheshin në kontekstin e drejtësisë shoqërore a të mirëqenies së kopërt. Koncepti i të drejtave të njeriut u pranua botërisht vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Gjenocidi i kryer nga regjimi fashist dhe tmerret e kësaj lufte ndihmuan që njerëzit të ndërgjegjësoheshin se vetëm qeverisje e kufizuar mund të zbuste dhe të ekuilibronte pasionet sociale dhe politike të grupeve të ndryshme shoqërore. Kjo periudhë çoi në zgjerimin e interpretimit të konceptit të të drejtave të njeriut, i cili u shtri nga një grup i veçantë njerëzish, tek të gjitha qeniet njerëzore. Nga ana tjetër njohja e tmerreve dhe e tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore çoi në krijimin e Kombeve të Bashkuara dhe në firmosjen e Kartës së Kombeve të Bashkuara në 20 qershor të vitit 1945. Kombet e Bashkuara simbolizojnë vendosmërinë dhe përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të krijuar mundësi të reja për sigurimin e paqes në botë. Ndoshta për herë të parë u shfaq qartë dëshira për të kaluar nga bashkëpunimi ndërkombëtar drejt një kuadri ligjor që do të kufizonte sovranitetin e shteteve individuale në emër të sigurimit dhe mbrojtjes në nivel ndërkombëtar. Ruajtja e paqes dhe sigurimi ndërkombëtar, bashkëpunimi ekonomik dhe shoqëror në mes shteteve, si edhe përsosja e respektimit të të drejtave të njeriut, vazhdojnë të jenë tri qëllimet kryesore të OKB-së, siç theksohet në nenin 1 të Kartës së vitit 1945. Karta e Kombeve të Bashkuara shprehu besimin e popujve në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerat e qenies njerëzore, në të drejtat e barabarta të burrit dhe të gruas si dhe të kombeve, pavarësisht nga madhësia e tyre. Popujt e botës, përmes Kartës së Kombeve të Bashkuara treguan vendosmërinë e tyre që: të shpëtojnë brezat e ardhshëm nga kthetrat e luftës të krijojnë besimin në të drejtat themelore, në dinjitetin dhe vlerën e qenies njerëzore, në të drejtat e barabarta të burrit dhe të gruas të çojnë më tej progresin shoqëror dhe të ngrenë standardet e jetesës në një shoqëri me më shumë liri.
Krijimi i Kombeve të Bashkuara pasqyron dhe simbolizon nevojën për një botë në të cilën ushtrimi i tolerancës, paqes, solidaritetit ndërmjet kombeve do ndihmojë në plotësimin gjithnjë e më të mirë të nevojave ekonomike dhe shoqërore të njerëzve dhe popujve.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara premtuan se do të përpiqeshin për të rritur respektin për të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Për të realizuar këtë qëllim Kombet e Bashkuara krijuan Komisionin për të Drejtat e Njeriut me detyrën që të hartonte një dokument që do të shpjegonte dhe shpallte të drejtat dhe liritë themelore. Ky dokument që u quajt Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, u miratua në 10 dhjetor 1948, si “ideali i përbashkët që duhet të arrihet nga të gjithë popujt dhe kombet në respektimin e të drejtave të njeriut”. Deklarata është një dokument zyrtar që përmban parime që vlerësohen nga shumë njerëz si standarde për t’u arritur nga të gjithë popujt dhe kombet. Megjithatë, parimet e një deklarate nuk janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga shtetet anëtare. Për këtë arsye, pas hartimit të saj, lindi nevoja për dokumente që jo vetëm të përmbanin parime ose angazhime të përgjithshme, por edhe të detyronin shtetet anëtare t’i zbatonin dhe të siguronin zbatimin e tyre në praktikë.
Në vijim të krijimit të mekanizmave që do të garantonin respektimin e të drejtave të njeriut, Kombet e Bashkuara hartuan dy pakte: Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Paktet Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike dhe për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore përbëjnë Kartën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Jona H, 3 Dec 2002 #4
Jona H
Jona H Fillestar Re: Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
KARTA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË NJERIUT
Si e përmendëm më lart, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut së bashku me Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore përbëjnë atë që quhet Karta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Cilat janë të drejtat që shpall Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut?
Deklarata në nenin e saj të parë shpall se: “të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira e të barabarta nga pikëpamja e dinjitetit dhe e të drejtave”. Duke shprehur karakterin e patjetërsueshëm, të ndërvarur dhe të pandashëm të të drejtave të njeriut Deklarata pohon se “njohja e dinjitetit që u përket të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, si dhe njohja e të drejtave të tyre të barabarta e të patjetërsueshme përbën themelin e lirisë, të drejtësisë dhe të paqes në botë”. Ajo thekson parimet bazë të barazisë dhe mosdiskriminimit për realizimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Nenet 3-19 të Deklaratës kanë të bëjnë me të drejtat civile dhe politike, ku përfshihen të drejta të tilla si e drejta e jetës dhe siguria e personit, e drejta për mbrojtje të barabartë para ligjit, e drejta për të qenë i lirë nga tortura dhe trajtimet çnjerëzore, e drejta për t’u konsideruar i pafajshëm derisa nuk është provuar fajësia me një proces të rregullt gjyqësor, e drejta e shprehjes, e lëvizjes etj. Nenet që vijojnë (22-28) kanë të bëjnë me të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Në to përfshihen të drejta të tilla si e drejta për siguri shoqërore, e drejta për punë dhe zgjedhjen e lirë të profesionit, e drejta për të pasur kohë të lirë dhe pushim, e drejta për një standard të mjaftueshëm jetese për shëndetin dhe mirëqenien, e drejta për të marrë pjesë në jetën kulturore të bashkësisë ku jeton etj. Vlen të theksohet se Deklarata nuk njeh vetëm të drejta, por edhe detyrat që ka çdo individ ndaj komunitetit. Kështu, neni 29 thotë që çdo njeri ka detyr kundrejt komunitetit, pasi vetëm brenda tij është i mundshëm zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. Neni i fundit pohon se asnjë dispozitë e kësaj Deklarate nuk mund të interpretohet sikur i njeh ndonjë shteti, grupi ose individi, çfarëdo të drejte për të zhvilluar ose kryer një veprimtari që synon të shkatërrojë të drejtat dhe liritë e shpallura prej saj.
Paktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut
Paktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut janë traktate në bazë të të cilave shtetet palë angazhohen të respektojnë e të sigurojnë zbatimin e tyre, pasi e kanë ratifikuar atë. Të dyja Paktet u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, u dorëzuan për nënshkrim në Dhjetor 1966 dhe hynë në fuqi në 1976. Këto Pakte njohin dhe përcaktojnë në mënyrë më të detajuar shumë nga të Drejtat e Deklaratës Universale por shpallin edhe të drejta të reja. Gjithashtu çdo Pakt ka përpunuar një mekanizëm përmes të cilit, organizmat e OKB-së mbikëqyrin zbatimin e të drejtave të garantuara nga shtetet palë. Për këtë ekziston një Komitet për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Për respektimin e të drejtave civile dhe politike ekziston një organizëm që përbëhet nga ekspertë të pavarur: Komiteti i të Drejtave të Njeriut. Të gjithë personat që jetojnë në një shtet që është anëtar i Pakteve duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara nga Paktet, pa dallim race, ngjyre, seksi, gjuhe, feje, politike kombëtare ose origjine sociale, etj. Pasi shtetet ratifikojnë Paktet, ato janë të detyruara t’i respektojnë ato dhe t’ia përshtatin legjislacionin kombëtar neneve të Pakteve. Krahas Pakteve vlen të përmendet edhe Protokolli shtesë, që hyri në fuqi po në vitin 1976. Shtetet-palë në këtë Protokoll i njohin Komitetit të të Drejtave të Njeriut, të drejtën që të marrë ankesa nga individët që mendojnë se janë viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut të garantuara nga Paktet. Gjithashtu, në praktikë Komiteti pranon kërkesa nga përfaqësuesit ligjorë të individëve ose nga anëtarët e familjes, në rast se individi nuk është në gjendje të hartojë një kërkesë. Ky Komitet mund të marrë në shqyrtim një kërkesë, kur individi në fjalë i ka shfrytëzuar rrugët e brendshme ligjore. Kur një kërkesë deklarohet e pranueshme, Komiteti e shqyrton atë në një seancë dhe pas kësaj shpall vendim nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara nga Paktet apo jo.
Cilat janë të drejtat që mbrohen nga Paktet Ndërkombëtarë për të Drejtat e Njeriut?
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike
Qe në fillim Pakti shpall se të gjithë popujt kanë të drejtë të vendosin për veten e tyre dhe të përdorin lirisht pasuritë dhe burimet e tyre natyrore. Në nenin 2 ky Pakt parashikon që shtetet që kanë firmosur dhe ratifikuar këtë pakt, duhet të sigurojnë të drejtat e njohura prej tij për të gjithë personat që ndodhen brenda territorit të shtetit, pa asnjë lloj diskriminimi. Pakti garanton të drejtën e jetës, që është një e drejtë e pandarë e njeriut. Ai shpall se askush nuk mund të privohet në mënyrë arbitrare nga jeta. Në vendet ku nuk është hequr dënimi me vdekje, vendimi për dënimin e vdekje nuk mund të jepet veçse për krimet më të rënda, në përputhje me ligjin. Po kështu, askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës dhe as dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore, mizore dhe shkatërruese, askush nuk duhet të mbahet në skllavëri, askush nuk mund të bëhet objekt i një arrestimi ose burgimi arbitrar. Çdo individ i arrestuar duhet të informohet, në momentin e arrestimit, për shkaqet e tij, çdo individ i arrestur ose i ndaluar për shkak të një shkeljeje penale duhet të nxirret brenda afatit përpara një gjykate ose çdo autoriteti tjetër të veshur me ligj; çdo njeri që është viktimë e një ndalimi të paligjshëm, ka të drejtën e detyrueshme për dëmshpërblim. Pakti, gjithashtu, garanton që të gjithë personat që privohen nga liria e tyre, duhet të trajtohen me humanizëm dhe respekt për dinjitetin që i përket çdo njeriu. Pakti parashikon lirinë e zgjedhjes, si dhe lirinë të zgjedhë lirisht vendbanimin e tij. Ai ndalon ndërhyrjen arbitrare ose të paligjshme në jetën private, në familje, banesë ose në letërkëmbimin e të gjithë personave. Pakti, përveç të drejtës së lirisë së mendimit, ndërgjegjes, fesë dhe shprehjes, parashikon edhe ndalimin me ligj të çdo propagande në favor të luftës ose të çdo thirrjeje për urrejtje kombëtare, raciale ose fetare, që përbëjnë një nxitje për diskriminim, armiqësi dhe dhunë. Gjithashtu njihet e drejta e mbledhjes paqësore dhe e drejta për t’u bashkuar lirisht me të tjerët. Familja është element i natyrshëm dhe themelor i shoqërisë, prandaj e drejta për t’u martuar dhe për të formuar familje i njihet burrit dhe gruas duke filluar nga mosha e pjekurisë si dhe në bazë të parimit të barazisë së të drejtave dhe përgjegjësive të bashkëshortëve lidhur me martesën, gjatë martesës dhe në prishjen e saj. Në këtë Pakt njihet edhe e drejta e çdo fëmije, pa asnjë dallim të bazuar në racën, ngjyrën, seksin, gjuhën, fenë, origjinën kombëtare ose shoqërore, pasurinë ose bindjen, që të ketë mbrojtjen që kërkon gjendja e tij si i mitur, lidhur me familjen e tij, shoqërinë dhe shtetin. Gjithashtu çdo fëmijë ka të drejtën të marrë një shtetësi. Çdo qytetar ka të drejtën të marrë pjesë në drejtimin e punëve, të votojë dhe të zgjidhet, të pranohet në kushte të përgjithshme barazie të kryejë funksione publike në vendin e tij.Të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit dhe kanë të drejtë të gëzojnë mbrojtje të barabartë nga ligji, pa asnjë dallim. Së fundi, në shtetet ku ka pakica etnike, fetare ose gjuhësore, personat që u përkasin këtyre pakicave, nuk duhet të privohen nga e drejta që të kenë të drejtat e tyre etnike, fetare e gjuhësore, ashtu si dhe pjesëtarët e tjerë të shteteve-palë. Pakti detyron çdo vend që është palë në të, për të siguruar dëmshpërblim për cilindo që brenda vendit të tij i dhunohen të drejtat.
Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
Ashtu si Pakti për të Drejtat Civile dhe Politike edhe Pakti për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore shpall parimin që “të gjithë popujt kanë të drejtën të vendosin vetë për veten e tyre” . Siç sqaron vetë Pakti, kjo do të thotë se ata kanë të drejtë të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik dhe të ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Popujt kanë të drejtë që, për të arritur qëllimet e tyre, të përdorin lirisht pasuritë dhe burimet e tyre natyrore. Pakti pohon që shtetet-palë do t’u sigurojnë të gjithë individëve brenda territoreve të tyre të gjitha të drejtat e shpallura në të, pa diskriminim. Midis të drejtave të njohura nga Pakti përmendim të drejtat që lidhen me punën, si: e drejta për të punuar, e drejta për kushte të sigurta të shëndetshme e të pështatshme pune, e drejta për të marrë pagë të barabartë për punë të barabartë, e drejta për të zgjedhur lirisht profesionin etj. Po kështu Pakti njeh të drejtën për grevë dhe të drejtën për sigurime shoqërore. Kujdes të veçantë pakti i kushton të drejtave të familjeve dhe veçanërisht fëmijëve dhe nënave me fëmijë. I rëndësishëm është fakti që Pakti njeh të drejtën e çdo personi për një nivel të kënaqshëm jetese, që nënkupton ushqimin, veshjen dhe një banesë të mjaftueshme. Në mënyrë të veçantë, pakti njeh të drejtën themelore të çdo personi për të qenë i mbrojtur nga uria. Shtetet-palë duhet të parashikojnë arsim fillor të detyrueshëm dhe falas për të gjithë, ndërkohë që duhet të përpiqen për një arsim të mesëm të përgjithshëm, të hapur dhe të mundshëm për të gjithë në mënyrë të barabartë. Çdo person ka të drejtë të marrë pjesë në jetën kulturore dhe të gëzojë përfitimet që vijnë nga përparimi shkencor dhe zbatimet e tij. Pakti kërkon nga shtetet-palë të marrin masat e nevojshme për ruajtjen, zhvillimin dhe përhapjen e kulturës dhe të respektojnë lirinë e domosdoshme për kërkime shkencore dhe veprimtari krijuese.
- * *
Përveç Pakteve të përfshira në Kartën e të Drejtave të Njeriut, Kombet e Bashkuara kanë nxjerrë më se 20 traktate të tjera të rëndësishme, që pasurojnë dhe përpunojnë më tej të drejtat e njeriut.
Koncepti i të drejtave të njeriut do të vazhdojë të pësojë ndryshime. Të drejta të reja do të lindin si rezultat i ndryshimit të kushteve dhe të kërkesave të njerëzve për mirëqenie të vazhdueshme në një shoqëri gjithnjë e më demokratike. Dokumente dhe organizma të reja do të krijohen për t’i shprehur dhe për t’i garantuar ato në praktikë. Ajo që nuk do të ndryshojë, do të jetë lufta e pareshtur e njerëzimit për drejtësi, liri dhe dinjitet njerëzor. Shoqërisë i mbetet ende shumë për të bërë, që të drejtat e njeriut të respektohen në të gjitha vendet dhe kohërat, që vlerat që qëndrojnë në themel të tyre të shndërrohen në piketa në të cilat duhet të kalojë i gjithë njerëzimi. Jona H, 3 Dec 2002 #5
Jona H
Jona H Fillestar Re: Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
KUFIZIMI I TË DREJTAVE.
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk janë të pakufizuara. Shumica e të drejtave kanë kufizimet e tyre. Nëpërmjet nenit 29 të saj, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut shpall se individi ka detyra kundrejt komunitetit, përderisa vetëm kështu është i mundshëm zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij, dhe se në ushtrimin e të drejtave të tij çdo njeri i nënshtrohet kufizimeve të caktuara me ligj. Këto kufizime kanë si qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i të drejtave të tjetrit si dhe plotësimi i kërkesave të drejtat të moralit, të rendit publik dhe të mirëqenies së përgjithshme në një shoqëri demokratike Edhe Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 17 të saj thekson se “kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”. Siç shihet, nga pikëpamja e Deklaratës Universale dhe e Kushtetutës sonë, kufizimet e të drejtave të njeriut burojnë nga interesat e gjera të bashkëjetesës paqësore midis njerëzve në një shoqëri demokratike. Kjo bashkëjetesë nënkupton detyrime të shumta për anëtarët e shoqërisë dhe është pikërisht ky detyrim për bazën e të cilit, në njëfarë mënyre, ngrihen edhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Nga ky këndvështrim, e drejta buron nga përgjegjësia e çdo individi për të respektuar dhe për të mos penguar realizimin e jetës shoqërore. Është pikërisht kjo përgjegjësi ndaj jetës shoqërore që njeh dhe shtrin të drejtat e individit deri në atë shkallë sa të mos cenojë të drejtat dhe liritë e të tjerëve, në një kohë që të drejtat e këtij individi garantohen nga përgjegjësia e individëve të tjerë për të kontrolluar sferën e veprimit të të drejtave të tyre. Le të marrim, për shembull, lirinë e shprehjes, e cila lidhet, në mënyrë të drejtëpërdrejtë me liritë dhe të drejtat e të tjerëve. Kur dikush mendon për të drejtën e tjetrit për t’u shprehur, në të njëjtën kohë, ai duhet të mendojë për të drejtën që e mbron atë nga shpifja, për të drejtën që të jetë i mbrojtur nga parullat diskriminuese ose nga akuzat, për të drejtën që të ketë një jetë private në të cilën të mos hyjnë kuriozët e shtypit ose revistat që trajtojë kryesisht skandalet, për të drejtën që të mos lëndohet, preket në bindjet ose ndjenjat e përkatësisë së tij kombëtare, kulturore a fetare. Po kështu, sa herë që trajtohet liria e shprehjes tregohet kujdes që ajo të mos bjerë në kundërshtim me interesa të caktuara shtetërore, siç janë sekreti shtetëror, siguria kombëtare, morali publik etj. Kjo do të thotë që liria e shprehjes nuk mund të jetë absolute, pasi, për ndryshe, të drejtat e tjera të përmendura më sipër duhet të injoroheshin ose në rastin më të mirë të dilnin në plan të dytë. Për këtë arsye çdo dokument ligjor që parashikon të drejta të caktuara, parashikon në të njëjtën kohë edhe mundësinë e kufizimit të tyre me ligj, në masën e nevojshme në një shoqëri demokratike, në emër të mbrojtjes së interesave të të tjerëve. Kështu, në vazhdën e ideve të mësipërme, duke shpallur kufizimin e së drejtës së çdo njeriu për t’iu nënshtruar torturave dhe për t’u mbajtur në skllavëri, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut shpall mundësinë e kufizimit të të gjitha të drejtave të tjera, në rastet kur ato bien ndesh me të drejtat dhe liritë e njerëzve të tjerë ose me vlera të tjera, si për shembull me sigurinë e shtetit.
Në ç’rrethana dhe në ç’shkallë shteti mund të kufizojë të drejtat e njeriut? Shteti mund të heqë dorë nga detyrimet e tij për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive vetëm në rrethana konkrete dhe vetëm në bazë të ligjit, sepse qeveria nuk ka të drejtë të vërë kufizime vetëm me vendime të saj. Shkalla e kufizimit të të drejtave dhe lirive duhet t’i përgjigjet seriozitetit të situatës dhe mbrojtjes së atyre të drejtave dhe vlerave për të cilën merren masat kufizuese, në një kohë që vetë masat duhet të jenë në përputhje me parimet e pranuara në shoqërinë demokratike. Për shembull, ka njerëz që thonë se liria e mbledhjeve dhe tubimeve duhet të kufizohet, nëse ajo nxit akte dhune që rrezikojnë të drejtat e të tjerëve. (Kjo e fundit ka rëndësi, po të mbajmë parasysh që ekzistojnë mendime dhe opinione të ndryshme lidhur me shkallën në të cilën rrezikohen të drejtat e të tjerëve ose interesi i përgjithshëm në rrethanat konkrete të një vendi, qyteti, fshati). Ç’do të thotë kjo? Kjo do të thotë se kufizime të të drejtave ka pasur, ka dhe do të ketë, por shoqëria duhet të kontrollojë sferën e veprimit dhe karakterin e tyre, në mënyrë që kufizimi i të drejtave të mos ngrihet kundër vetë të drejtave. E drejta e tubimeve që përmendëm më lart, vlerësohet si shprehje e tolerancës politike, veçanërisht në vendet që synojnë të kalojnë nga regjime diktatoriale në demokraci. Nëse kjo e drejtë nuk do të lejohet, atëhere do të ishte e vështirë, për shembull, për grupet minoritare që të fitonin të drejtën të luanin rol në zhvillimin e demokracisë. Nga kjo del se neni që shpall mundësinë e kufizimit të të drejtave të njeriut nuk duhet të kuptohet si e drejtë e shtetit ose e një grupi për të zhvilluar veprime që synojnë të shkatërrojnë të drejtat dhe liritë e shpallura në të, por si veprime që e ndihmojnë demokracinë të funksionojë më mirë. Pranimi i të drejtave dhe i lirive njerëzore nuk do të kishte kuptim, nëse nuk do të ekzistonin edhe mundësitë që çdo njeri të mbrohet kundër shkeljes së të drejtave të tij. Kjo për arsye se pushtetet, të çfarëdo lloji qofshin, gjithmonë janë të prirura të shkelin të drejtat e njeriut, sepse kështu e kanë më lehtë të qeverisin. Në shtetet me tradita demokratike në mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë krijuar institute të shumta si nisma legjislative, referendumi, peticioni, organizatat joqeveritare etj., të cilat kanë rritur mundësinë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një institut i tillë që i shërben pikërisht qëllimit të mësipërm, është edhe avokati i popullit (në disa vende ai quhet ombudsman), i cili është krijuar edhe në vendin tonë. Të drejtat e njeriut zhvillohen vazhdimisht, ato bëhen më të shumta si në legjislacionin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Për rrjedhojë bota sot përballet jo vetëm me të drejtat e reja ose me ato plotësuese, por edhe me rreziqet që i shoqërojnë ato. Pra, lindja e të drejtave të reja kërkon edhe masa të reja për t’i ruajtur ato nga shkeljet e shtetit. Prandaj edhe lufta dhe lëvizja shoqërore në mbrojtje të të drejtave të njeriut do të mbetet një detyrim i vazhdueshëm i çdo qytetari të shoqërisë demokratike. Jona H, 3 Dec 2002 #6
Jona H
Jona H Fillestar Re: Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
LIDHJA E TË DREJTAVE. TË DREJTAT NË KONFLIKT
Lidhja e të drejtave
Ndërmjet llojeve të ndryshme të të drejtave ekziston një lidhje e ndërsjellë dhe e shumëfishtë. Një e drejtë ose një kategori e caktuar të drejtash pasqyron vetëm një aspekt të vlerave të gjithanshme fizike, mendore, intelektuale, emocionale etj. të personalitetit dhe të dinjitetit njerëzor, i cili është një dhe i pandarë. Lidhja e të drejtave të njeriut shfaqet në disa drejtime: Së pari, të gjitha të drejtat janë të rëndësishme dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Ne e kemi të vështirë t’i themi tjerit se cilat janë të drejtat më të rëndësishme për të, ose t’i përcaktojmë përparësinë e një së drejte si të dhënë një herë e përgjithmonë, pa i rrezikuar anë të veçanta të personalitetit të tij të gjithanshëm. Do të ishte e vështirë që ndonjëri të vlerësonte më shumë, për shembull, të drejtën për t’u organizuar, në kohën kur lufton me sëmundjen që po i merr jetën. Sigurisht që një e drejtë mund të jetë më e rëndësishme se një tjetër sipas përparësive që ka çdo individ në një çast të caktuar. Por, pasi e drejta konkrete plotësohet, ajo ia lë përparësinë një së drejte tjetër. Po ashtu, është e vështirë të vlerësosh si parësore një kategori të drejtash pa cunguar vetë konceptin e të drejtave të njeriut. Vlera e Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut qëndron pikërisht në faktin që ajo i kushton të njëjtën rëndësi si të drejtave kulturore, ashtu edhe të drejtave ekonomike, shoqërore, civile e politike. Ç’kuptim do të kishte, për shembull, e drejta për të marrë pjesë në jetën politike, nëse varfëria, sëmundjet, epidemitë etj. do të pengonin individët të gëzonin të drejtën e jetës a të lëvizjes dhe të votimit? Realizimi i të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore duket se është kusht i domosdoshëm për realizimin e të drejtave të tjera. Vendet në zhvillim e kanë më të vështirë të realizojnë të drejtat e tyre politike, për sa kohë u duhet të përballojnë problemet e ujit të pijshëm, të sëmundjeve infektive por krejtësisht të parandalueshme etj. Nga ana tjetër, realizimi i të drejtave ekonomike nuk duhet të pengojë realizimin e së drejtës së individit për të vendosur vetë për fatin e tij dhe atë të vendit të tij. Edhe në këto raste ka vlerë përparësia që vendos koha dhe vendi në vlerësimin që njerëzit i bëjnë njërës ose tjetrës kategori. Për shembull, në shumë raste, realizimi i së drejtës së votimit mund të jetë vendimtar në të ardhmen e politikave që lidhen me realizimin e të drejtave ekonomike e shoqërore, pasi, duke shfrytëzuar të drejtën e votës, një popull mund të ndikojë në ndryshimin e qeverisë dhe të politikave të saj. Kjo mund të çojë në realizimin e të drejtave ekonomike, qeveria mund të hapë më shumë vende pune, mund të kujdeset më shumë për shëndetin etj. Së dyti, një aspekt i rëndësishëm i lidhjes së të drejtave është vazhdimësia në kohë e rezultateve të realizimit të tyre. Psikologjia e sotme ka bërë të qartë rëndësinë e ditëve, të javëve dhe të muajve të parë për zhvillimin e ardhshëm të fëmijës. “Për shkak se familja ime jetonte shumë larg nga qendra shendetësore unë nuk u vaksinova”, thotë një fëmijë që vuan nga poliomeliti. Kjo do të thotë se realizimi i së drejtës së fëmijës për kujdes dhe mbrojtje të veçantë në muajt e parë të jetës kushtëzon edhe zhvillimin e tij të mëvonshëm. Po kështu, studimet tregojnë se zhvillimi i fëmijëve varet në shkallë të madhe edhe nga shëndeti dhe nga kujdesi që tregohet për nënat e tyre. Ky fakt e bën të vështirë edhe vetë dallimin ndërmjet të drejtës së nënave, e veçanërisht të atyre shtatzëna, për kujdes të veçantë, dhe së drejtës së fëmijës për zhvillim të gjithanshëm. Ç’ka thamë më sipër, të çon në një aspekt tjetër të lidhjes dhe të varësisë ndërmjet të drejtave, e pikërisht në atë që ka të bëjë jo thjesht me numrin e të drejtave të realizuara, por, në mënyrë të veçantë, me cilësinë e realizimit të tyre. Kjo cilësi na jep mundësinë, për shembull, të dallojmë mbijetesën nga jetesa dhe zhvillimi; ushqimin (ose “të ngrënët bukë”) nga strukturat cilësore të tij; strehën, të kuptuar shpesh si një vend ku mund të futim kokën, nga shtëpia, si vend që ndihmon edhe për zhvillimin e elementëve të ndryshme të personalitetit tonë. Së treti, kur flasim për lidhjen e të drejtave, nuk mund të lëmë pa përmendur lidhjen e tyre në nivel ndërkombëtar, në kushtet kur bota po bëhet gjithnjë e më globale. Dukuritë e botës po bëhen gjithnjë e më të ndërvarura. Ndikimi që ato ushtrojnë në forma e shkallë të ndryshme në pjesët e tjera të botës, po bëhet përditë më i madh e më i larmishëm. Tërmeti që tronditi Turqinë, ndikoi në të njëjtën kohë edhe te shqiptarët, të cilët jo vetëm përjetuan me dhembje humbjet njerëzore, por u shqetësuan edhe për cilësinë e ndërtimeve të reja te ne dhe për ndryshimet e bëra në banesat e vjetra. Kjo ka të bëjë jo vetëm me cilësinë e jetës, por edhe me vetë të drejtën e jetës si e drejta themelore e individit. Përveç kësaj, bota po përballet me çështje të tilla si paqja, konfliktet, mjedisi, toleranca, të drejtat e njeriut etj., të cilat prekin të gjithë popujt dhe individët. Zgjidhjet që lidhen me to, ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të tjera të njerëzimit. Në këto kushte, edhe realizimi i të drejtave të njeriut nuk mund të bëhet jashtë kësaj lidhjeje të përgjithshme. Përkundrazi, sa më shumë të respektohen dhe të mbrohen të drejtat e njeriut në nivel ndërkombëtar, aq më pak mundësi do të ketë për shkeljen e tyre edhe në nivel rajonal e kombëtar dhe anasjelltas.
Të drejta në konflikt
Të drejtat e njeriut shpeshherë bien ndesh me njëra-tjetrën. Në këtë rast flasim për konflikt të të drejtave ose për të drejta në konflikt. Arsyet pse të drejtat hyjnë në konflikt me njëra-tjetrën, janë të ndryshme, ashtu siç janë të ndryshme edhe format e shfaqjes së këtij konflikti. Le t’u hedhim një sy disa prej formave të konfliktit ndërmjet të drejtave: Ka raste kur të drejtat e një personi bien ndesh me të drejtat e një tjetri. Kështu, e drejta e një individi për të shprehur lirisht mendimin e vet për racizmin mund të hyjë në konflikt me të drejtën e një tjetri për t’u mbrojtur nga diskriminimi për arsye të ndryshimeve racore. Ka raste kur njerëzit interpretojnë në mënyra të ndryshme të njëjtat të drejta, gjë që çon në konflikt. Për shembull, e drejta për informim mund të interpretohet ndryshe nga fotografi ose gazetari, që fotografon një person tjetër për qëllime publikimi, ndërkohë që personi që fotografohet, mund ta interpretojë atë si shkelje të së drejtës së tij për një jetë private, pa ndërhyrje nga të tjerët. Në raste të tjera, të drejtat shihen në konflikt, ngaqë vetë personat që dëshirojnë t’i gëzojnë ato, nuk janë në gjendje të zgjedhin se cila prej tyre është më e rëndësishme në një çast të caktuar. Për shembull, një nxënës në një situatë të caktuar duhet të zgjedhë ndërmjet së drejtës për të mësuar dhe së drejtës për të luajtur ose për t’u zbavitur. Ashtu si format edhe shkaqet e konflikteve ndërmjet të drejtave janë të ndryshme. Një ndër shkaqet e konflikteve qëndron në ekzistencën dhe ndeshjen e interesave të njerëzve, të cilat ndryshojnë jo vetëm nga një individ tek tjetri, por edhe ngaqë të njëjtët njerëz, në periudha të ndryshme kohe, përcaktojnë përparësi të ndryshme. Fakti që njerëzit janë të ndryshëm për shkak të prejardhjes dhe gjendjes së tyre ekonomike, shoqërore, kulturore, psikologjike, për shkak të nivelit arsimor etj., bën që ata të kenë interesa, qëllime e këndvështrime të ndryshme. Për rrjedhojë, atyre u duhet të marrin vendime në përputhje me përparësitë për të cilat i detyron realiteti dhe mënyra se si ata e kuptojnë këtë realitet. Vendime te tilla nuk janë të thjeshta dhe përjetohen si konflikte që në shumë raste nuk është e thjeshtë të zgjidhen. Kështu, për shembull, mund të ndodhë që një fëmije i duhet të zgjedhë midis së drejtës për të jetuar me prindërit e tij biologjikë dhe së drejtës për të jetuar me një familje tjetër që kërkon ta birësojë atë, kur familja tij biologjike e keqtrajton dhe abuzon me të. Pavarësisht nga format e ndryshme në të cilat shprehen konfliktet e të drejtave dhe pavarësisht nga shkaqet e ndryshme të tyre, ato janë shprehje e lidhjes dhe e pandashmërisë së të drejtave, që në tërësinë e tyre ndihmojnë që të realizohen më mirë të gjitha mundësitë njerëzore dhe dinjiteti njerëzor. Jona H, 3 Dec 2002 #7
Jona H
Jona H Fillestar Re: Ç’JANË TË DREJTAT E NJERIUT
TË DREJTAT E NJERIUT NË SHQIPËRI
Çështja e të drejtave të njeriut ka kohë që është bërë e ditës në Shqipëri. Arsyeja nuk qëndron vetëm tek angazhimi i shoqërisë shqiptare për të respektuar të drejtat e njeriut, por edhe te detyrimet që i kanë lindur në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara prej saj. Neni 116 i Kushtetutës thotë që: 1. Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë: a. Kushtetuta b. marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara c. ligjet d. aktet normative të Këshillit të Ministrave Kurse neni 122 shpall që: 1. Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik, pasi botohet në fletoren zyrtare… 2. Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi për ligjet e vendit që nuk pajtohen me të.
Detyrimet e Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut shpallen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në pjesën e dytë të saj. Që në fillim Kushtetuta, në nenin 15, nën titullin “Parime të përgjithshme”, shpall se “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”. Po kështu, në këtë nen shprehet detyrimi i organeve të pushtetit publik për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Kushtetuta shpall se “të gjithë janë të barabartë para ligjit” dhe se “askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”. Duke parashikuar kufizimet e të drejtave dhe të lirive kushtetuta shpall se ato “mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”.
Nenet 21 – 44 përmbajnë liritë dhe të drejtat vetjake të individit. Ndër to përmendim të drejtën e jetës, lirinë e shtypit, lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë, të drejtën për të mos iu nënshtruar torturës, dënimit ose trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues etj. Kushtetuta njeh të drejtën për trajtim njerëzor të personave të cilëve u është hequr liria si dhe të drejtën e çdo personi për t’u quajtur i pafajshëm “përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”. Kushtetuta garanton paprekshmërinë e banesës dhe të drejtën e secilit të zgjedhë vendbanimin dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit. Po kështu, Kushtetuta garanton të drejtën e pronës private duke shpallur se “liria, prona dhe të drejtat e njohura me kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt gjyqësor”. Nën titullin Liritë dhe të drejtat politike (nenet 45-48) përfshihen të drejta të tilla si, e drejta e votimit dhe e zgjedhjes, e drejtat e organizimit dhe liria tubimeve paqësore etj.
Liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore trajtohen në nenet 49-58, ne kreun me të njëjtin emër. Këtu përfshihet: e drejta e secilit për të fituar mjetet e jetesës me punë të ligjshme dhe liria e profesionit; e drejta e mbrojtjes shoqërore të punës; e drejta e të punësuarit për t’u bashkuar lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës etj. Vëmendje të veçantë i kushtohet në Kushtetutë të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të grave shtatzëna dhe të nënave të reja, për mbrojtje të veçantë nga shteti. Fëmijët, si ata të lindur nga martesa, ashtu edhe ata të lindur jashtë martese, kanë të drejtën të jenë të mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, veçanërisht nën moshën minimale, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal. Në këtë krye trajtohet edhe e drejta e secilit për arsim, liria e krijimit artistik etj.
Vend të veçantë në Kushtetutë zënë objektivat socialë, që trajtohen në nenin 59 të saj. Në këtë nen shprehen synimet e shtetit shqiptar, “brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që dispononon”, për punësimin në kushte të pështatshme të të gjithë personave të aftë për punë; për plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim; për standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor të mundshëm; për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm etj. Përmbushja e objektivave socialë nuk mund të kërkohet drejtpërdrejt në gjykatë. Arritje në fushën e të drejtave të njeriut është dhe krijimi i Avokatit të Popullit i cili mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Përfshirja e të drejtave të njeriut në Kushtetutë është një hap i rëndësishëm përpara në fushën e respektimit dhe të mbrojtjes së tyre. Megjithatë, shndërrimi i tyre në realitet të prekshëm mbetet detyrë e përhershme e veprimtarisë shoqërore të secilit.