Jump to content

Olta Daku

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Olta Daku (1 dhjetor 1976) ka lindur në Tiranë. Ajo është aktore e Teatrit Kombëtar.

Olta ka studiuar flaut dhe kanto në Liceun Artistik, por në vitin 1997 ajo ndjek studimet e larta për aktore dhe diplomohet në aktrim nën drejtimin e aktorit dhe pedagogut të saj, Mario Ashiku në 2001-shin. Në vitin 2003, ajo emërohet aktore e Teatrit Kombëtar. [1] Rrjedh nga një familje muzikantësh. Mamaja e saj është Xhovana Daku, mexosoprano, dhe babai i saj është Kristo Daku, pedagog i klarinetës në Akademinë e Arteve. [2]

Karriera artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që në fillimet e karrierës, ajo është spikatur për talentin e saj artistik. Olta ka interpretuar role të ndryshme në teater, film dhe televizion. Disa prej roleve të saj të njohura janë: O sa mirë në rolin e Janës, 2013;

Femrat në rolin e Nadës, 2013; Portret i pambaruar në rolin e Doloresit, 2019; seriali "Nina" në rolin e Ninës, 2022 etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Olta Daku, aktore

  1. ^ Kinemaja dhe, Arti Skenik (1 dhjetor 2021). "Profil i aktores, Olta Daku!". Kinematografia shqiptare.
  2. ^ "Olta Daku, superaktorja e karaktereve". Bordo. 25 mars 2016.