Mondex
Mondeks është një kartë e mënçur e sistemit të pagesës elektronike që u zhvillua nga National Westminster Bank dhe më pas u shit tek MasterCard International. Mondeks hyri në përdorim në fillim në mënyrë eksprimentale në disa shitore të Suindonit të Anglisë, gjatë viteve 1990, duke u përhapur më pas nëpër Angli, në Hong Kong, Guelf të Kanadasë dhe Nju Jork.
Mondeksi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mondeks® është pjesë prodhimesh të kartave të mençura (smart cards) e MasterCard International, që u jep mundësi kartë-mbajtësve të mbajnë, ruajnë dhe shpenzojnë vlera në para duke përdorur një kartë pagese. Është më e shpejtë se përdorimi monetar i sotshëm, dhe në disa raste më i sigurt. Punon saktësisisht si paraja, duke afruar përçim të menjëhershëm të vlerës pa kërkesën e firmimit,PIN ose ndërveprimet autoritative. Platforma e vetme e Mondeks lejon përdorimin e saj në kanale të shumë-fishtë ku paraja nuk mund të përdoret përfshi këtu:
- Internetin
- Telefonat e lëvizshëm (celularët)
- Televizorët ndërveprues
Punimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mondeks ruan vlerat si informacion elektronik në një mikroçip, më mirë se kartmonedhat apo paratë e vogla. Vlera ndryshohet me saktësi nga çipi në kartë në një çip në një mbarues (terminal) ose kartë-lexues.
Çelës i përfitimeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Siguria - Mbi të gjitha, Mondeks është një mënyrë e sigurt e mbajtjes së parave. Një funksion kyçës, i pranishëm në kartë me një aparat Mondeks, mundëson kartë-mbajtësin të parandalojë hyrje të palejuara. Kodi zgjidhet nga vetë kartë-mbajtësi, dhe mund të ndryshohet çdo kohë.
- Lehtësia - Mondeks i afron kartë-mbajtësit një mënyrë të lehtë e të thjeshtë të pagimit. S´ka nevojë të kërkohet për këmbim ose send shkrimi, s´ka nevojë të pritet për lejim, s´ka nevojë madje të shkohet në bankë ose ATM.
- Zhdërvjelltësia - Mondeks paraja mund të përdoret për blerje të çdo mase, nga një çokollatë deri në një kostum veshjeje. Teknikisht, praktikisht s´ka ndonje kufi shume që mund të mbahet apo përçohet nga një kartë Mondeks, por do të ketë kufinj të vendosur nga vende në përputhje me rregullat dhe tregjet vendore.
- Kontrolli - Me Mondeks,kartë-mbajtësit mund të shpenzojnë vetëm shumën e ndodhur në kartë, kështuqë s´ka rrezik që llogaria të bjerë në borxh (në minus). Blerja mban një kujtesë në minutë të sasisë dhe vendit të shpenzimit.
Emri "Mondeks" është një emër i përbërë nga dy fjalë, nga fjala angleze money - para, lek, dhe fjala greke δεξί, dheksi - drejtë. Pra, mondeks do të përkthehej "para e drejtë", ose në një përkthim të lirë "para në dorë; para e gatëshme".