Jump to content

Michael Owen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Michael Owen

Owen në vitin 2014.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMichael James Owen[1]
Datëlindja (1979-12-14) 14 dhjetor 1979 (44 vjeç)
VendlindjaChester, Anglia
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)[2]
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1991–1996Liverpool
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–2004Liverpool216(118)
2004–2005Real Madrid36(13)
2005–2009Newcastle United71(26)
2009–2012Manchester United31(5)
2012–2013Stoke City8(1)
Gjithsej362(163)
Karriera ndërkombëtare
Anglia U158(12)
Anglia U1611(15)
Anglia U1814(10)
1997Anglia U204(3)
1997Anglia U211(1)
2006–2007Anglia B2(0)
1998–2008Anglia89(40)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16:32, 19 maj 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 qershor 2012

Michael James Owen (lindur më 14 dhjetor 1979) është një ish futbollist profesionist anglez i cili ka luajtur si sulmues për Liverpoolin, Real Madridni, Newcastle United, Manchester United dhe Stoke Cityn në nivel klubesh, dhe me kombëtaren angleze. Që nga tërheqja nga futbolli në vitin 2013, Owen merret me mbarshtrim të kuajve të garës si dhe është analist dhe komentator futbolli.[3]

Ai është djali i ish futbollistit Terry Owen. Michael lindi në Chester në vitin 1996 dhe nisi karrierën e tij futbollistike me Liverpoolin në vitin 1996. Ai shënoi në debutim me ekipin e parë në maj 1997. Në sezonin e tij të plotë në Premier Ligë, ai ishte kryegolashënues me 18 gola. Ai shënoi të njëjtin numër golash edhe në sezonin e ardhshëm, dhe ishte golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në vitet 1997–2004, duke fituar njohje si një gjahtar goli pavarësisht një dëmtimi të rëndë në kofshë. Në vitin 2001, Owen kontriboi në arritjen e tripletës, duke fituar Kupën UEFA, Kupën FA dhe Kupën e Ligës; kjo arritje bëri që Owen të fitonte Topin i Artë. Ai shënoi 118 gola në 216 ndeshje në Premier Ligë, si dhe 158 gola në 297 ndeshje gjithsej. I konsideruar si një nga legjendat e klubit, Owen u rendit i 14ti në "100 Players Who Shook The Kop", një sondazh zyrtar i tifozëve të Liverpoolit.[4] Në vitin 2004, ai u përfshi nga PeléFIFA 100, një listë me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.[5]

Owen kaloi te Real Madridi në verën e vitit 2004 për 8 milion £; megjithatë, ai shpenzoi kohën më të madhe si zëvëndësues. Ai shënoi 13 gola në La Liga para se të rikthehej në Angli një sezon më pas për të luajtur me Newcastle United; vlera e transferimit ishte 16.8 milion £. Pas një nisje premtuese në sezonin 2005–06, dëmtimet e mbajtën jashtë fushave për 18 muaj. Ai u vendos kapiten pas rikthimit në skuadër dhe ishte golashënuesi më i mirë i tyre në sezonin 2007–08. Newcastle ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2008–09, duke bërë që Owen të kalonte te Manchester United si lojtar i lirë.[6] Ai shpenzoi tre vite në Old Trafford para se të kalonte te Stoke City në shtator 2012. Owen është një nga nëntë lojtar që ka shënuar 150 ose më shumë gola në Premier Ligë.[7] Ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka arritur 100 gola në Premier Ligë.[8]

Në nivel ndërkombëtar, Owen debutoi me Anglinë në vitin 1998, duke u bërë lojtari më i ri që luan dhe shënon për Anglinë në atë kohë. Performancat e tij në Kupën e Botës 1998 e bërë Owen një lojtar elitar në futbollin ndërkombëtar, duke bërë që ai të shënonte në Euro 2000, Kupën e Botës 2002 dhe Euro 2004. Kjo e bëri atë lojtarin e parë të Anglisë që shënon gol në katër turnamente madhore rresht. Në Kupën e Botës 2006, ai luajti por pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për një vit. Duke luajtur ndonjëherë si kapiten, Owen është lojtari i 11të për numrin e ndeshjeve (89), dhe ka shënuar 40 gola, një rekord më përpara; Wayne Rooney i theu të dy rekordet e tij.[9]

  1. ^ "Premier League clubs submit squad lists" (PDF). Premier League. 2 shkurt 2012. fq. 23. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shkurt 2012. Marrë më 2 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Premier League PlayerProfile". Premier League. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 19 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Michael Owen". BT Sport (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2019. Marrë më 7 mars 2019.
  4. ^ "100PWSTK: 14. Michael Owen" Arkivuar 6 janar 2014 tek Wayback Machine. Liverpoolfc.com. Marrë më 5 janar 2013
  5. ^ "Pele's list of the greatest" [Lista e të mëdhenjëve e Peles] (në anglisht). BBC Sport. 4 mars 2004. Marrë më 22 nëntor 2013.
  6. ^ Rory Smith (3 korrik 2009). "Michael Owen completes Manchester United move" [Michael Owen plotëson kalimin te Manchester United] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 29 qershor 2019.
  7. ^ "Bent delighted to join 100 goals club" [Bent i kënaqur që ka hyrë në klubin 100 gola] (në anglisht). Premier League. 2 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2013. Marrë më 2 shkurt 2012.
  8. ^ "Michael Owen: his career in numbers" [Michael Owen: karriera e tij në numra] (në anglisht). The Guardian. 19 mars 2013. Marrë më 19 mars 2013.
  9. ^ Matthias Arnhold (29 janar 2009). "England – Record International Players" [Anglia – Rekordi ndërkombëtar i lojtarëve] (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2009. Marrë më 11 shkurt 2009.