Jump to content

Ligji Biot-Savart

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ligji Biot–Savart është një ekuacion në teorinë e elektromagnetizmit i cili përshkruan fushën e induksionit magnetik B të prodhuar nga një korrent elektrik. Fusha vektoriale B varet tek madhësia , drejtimi, distanca, dhe afërsia e pikës testuese nga rryma elektrike, si dhe nga një konstante themelore e quajtur konstantja magnetike. Ligji është i vlefshëm në përafrimin magnetostatik, i cili jep një fushë B e cila është konsistente si me ligjin e Amperit ashtu edhe me ligjin e Gausit për magnetizmin.[1]

Një paraqitje e përgjithshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ligji i Biot–Savartit përdoret për të llogaritur fushën magnetike të prodhuar nga një rrjedhë e qëndrueshme e rrymës elektrike, pra, një rrjedhë e vazhduar ngarkesash, përmes një teli, e cila është konstante në kohë dhe në të cilën ngarkesa as nuk grumbullohet as nuk humbet në çdo pike. Ekuacioni jepet si me poshtë :

(në njësi SI), ku

është rryma elektrike (korrenti),
është një vektor, madhësia e të cilit është gjatësia e një elementi diferencial të telit, dhe drejtimi i së cilës është drejtimi i korrentit,
është kontributi diferencial tek fusha magnetike i cili vjen nga një pjesë shumë e vogël e telit përcjelljes,
është konstantja magnetike,
është vektori njësi i zhvendosjes i drejtuar nga element i telit drejt pikës ku llogaritet fusha,
është distanca nga elementi i telit tek pika ku llogaritet fusha,
simbolet në tekst të trashë tregojnë njësi vektoriale.

Shikoni gjithashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elektromagnetizëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Griffiths, David J. (1998). Introduction to Electrodynamics (bot. i tretë). Prentice Hall. ISBN 0-13-805326-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Feynman, Richard (1966). The Feynman Lectures on Physics (bot. i dytë). Addison-Wesley. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ Jackson, John David (1999). Classical Electrodynamics (bot. i tretë). New York: Wiley. fq. Chapter 5. ISBN 0-471-30932-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]