Jump to content

Leze Qena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Leze Qena

Leze Qena (lindur si Elizabeta Spaqi; Prizren, (1 Mars 1935 - 25 Mars 2020), Prishtinë) ishte një aktore kosovare.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas studimet për aktrim në Prishtinë. Ishte e martuar me aktorin Xhevat Qena. Këtë aktore e gjeti në interpretim në skenën e Teatrit Kombëtar, në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehte”. Së bashku çifti u bë i njohur për një audiencë të gjerë të teatrove. Suksesi i saj u pa sidomos në shfaqjet në televizion. Qena është parë në disa prodhime televizive dhe kinemanë shqiptare. Sidoqoftë, ajo arriti suksesin e saj më të madh me rolin e saj si "Antigona Fishekxhiu Hoxha" në serialin televiziv Familja moderne. Në ketë përvjetor aktorja Leze Qena ishte përgëzuar edhe nga vete ministri i Kulturës, Valton Beqiri, te hënën në mbrëmje, pas reprizës se shfaqjes “Macja…”. Me ketë rast, duke i dhuruar një buqete me lule aktores, ministri Beqiri e ka përgëzuar për kontributin e saj në zhvillimin e Teatrit në Kosovës, duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thelle aktores Leze Qena për angazhimin e saj te gjate, me role te shumta, në skenën teatrore kombëtare. “Angazhimi juaj në skenën e teatrit është një thesar i çmuar për historikun e teatrit kosovar", ka thëne ministri Beqiri. Ndërsa, drejtoresha e TKK-se, Burbuqe Berisha, në emër te këtij teatri, në ketë 75-vjetor nderoi kontributin e aktores, duke ia dorëzuar një dhurate punim dore në filigran. Vdiq më 25 mars 2020.[1]

  1. ^ www.telegrafi.com Ministri Beqiri nderoi aktoren Leze Qena

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.