Leonardo DiCaprio
Leonardo DiCaprio | |
---|---|
U lind në | Leonardo Wilhelm DiCaprio 11 nëntor, 1974 |
Faqja në rrjet | leonardodicaprio.com |
Leonardo Wilhelm DiCaprio është një aktor amerikan por me origjine italiane, ka lindur më 11 nëntor, 1974. Është fitues i çmimit Golden Globe Award, dhe i nominuar për çmimet SAG Awards dhe Academy Awards. Është shumë i njohur nga rolet e tij në filmat si Titanic (1997), William Shakespeare's Romeo + Juliet (1996), The Aviator (2004), The Departed (2006), Catch Me If You Can (2002) dhe Blood Diamond (2006). Të shumtën e kohës ka bashkëpunuar me regjisorin Martin Scorsese dhe ka arritur të bëhet një ndër aktorët më të mirë në Hollywood.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]DiCaprio ka lindur në Hollywood, Los Angeles, California, dhe është djal i George DiCaprio, shpërndarës i librave komiks, dhe Irmelin Indenbirken, ish sekretare e drejtësisë.
DiCaprio's u emërua si Leonardo sepse nëna e tijë shtatzënë qëndronte para Leonardo da Vincit në muzeun në Itali kur ai shtyti për lindje, kështu që ajo vendosi ta emërojë sipas artistit të famshëm. Prindërit u shkurorëzuan kur ishte një vjeçar.
Në vitin 1998, ai dhe nëna e tij dhuruan $35,000 për state-of-the-art "Leonardo DiCaprio Computer Center" në Los Feliz, degë e Los Angeles Public Library (1874 Hillhurst Avenue).
Në moshën pesë vjeçare u paraqit në serialin e tij të preferuar televiziv Romper Room, dhe i duhej pak të përjashtohej për sjellje të pahijshme. U refuzua nga një agjent në karrierën e tij të hershme për shkak të emrit që tingëllonte i huaj duke e këshilluar se duhet ndërruar në Lenny Williams, por DiCaprio refuzoi.
DiCaprio vijoi shkollën e mesme John Marshall , para paraqitjes në Los Angeles Centre për studim.
Karrierën si aktor e filloi në vitin 1989 kur luajti rolin e Garry Buckman në verzionin televiziv të filmit Parenthood, ku takoi shokun e tij më të mirë Tobey Maguire. Në të njëjtin vit DiCaprio u paraqit në serialin Santa Barbara në rolin e Mason Capwell. Në vitet 1991 dhe 1992 aktroi rolin Luke Brower, një fëmijë pa shtëpi në Growing Pains.
Në film debutoi si Josh në filmin Critters 3 në vitin 1991 qe mori famen e tij te madhe.
Dy vite më vonë u paraqit me rolin Toby në This Boy's Life duke bashkaktruar me Robert De Niro dhe Ellen Barkin, që shtyti kritikët e filmit në New York dhe National Society of Film Critics ta emërojnë si Aktori më i mirë në rolin dytësor. Në vitin e njëjtë u paraqit në rolin e një antikapati në filmin What's Eating Gilbert Grape . Ky rol i dha rast të nominohet për Academy Award me vetëm 19 vite.
Vitet 1996-2000
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne vitin 1996 , Leonardo DiCaprio duket perballe Claire Danes , ne filmin e Baz Luhrmann "Romeo + Juliet" , nje modernizim i shkurtuar i tragjedise romantike te William Sheakspeare me te njejtin emer , i cili mbajti dialogun origjinal Shakespearean. Ky projekt ishte nje nga filmat e pare i cili grumbulloi shume para dhe ndikoi ne statutin qe do te kishte ne te ardhmen DiCaprio , duke grumbulliar ne kutine e saj 147.000.000 $, Me vone po ate vit ai luajti ne dramen familjare te Jerry Zaks : Marvin's Room, duke u ribashkuar me Robert De Niro. Bazuar ne shkenarin e pershtatur te Scott McPherson te vitit 1991 me te njejtin emer, filmi rrotullohet rreth dy motrave, luajtur nga Meryl Streep dhe Diane Keaton, te cilat jane bashkuar permes nje tragjedie pas 17 viteve ftohtesi. DiCaprio portretizoi karakterin e Hank , djali problematik i Meryl Streep , i cili ka qene i angazhuar ne nje azil mendor për vendosjen e zjarrit në shtëpinë e nënës së tij.
Ne vitin 1997 , ai luajti ne Titanic e James Cameron , ne krah te Kate Winslet. Hedhur si 20 vjecari Jack Dawson , nje njeri i varfer nga Wisconsin , i cili fiton 2 bileta te klasit te trete ne anijen fatkeqe RMS Titanic. DiCaprio fillimisht refuzoi te portretizonte karakterin por ai ishte vazhdimisht i inkurajuar nga James Cameron per ta lujatur kete rol , i cili fuqimisht besonte ne aftesite e tij te aktrimit. Kunder cdo pritjeje , ky film u be filmi me te ardhura me te larta te kohes deri me sot (kjo shifer u tejkalua nga nje tjeter film i Cameron ne vitin 2010 :Avatar) , duke fituar me shume se US$1.843 bilione ne kutine e tyre ne mbare boten, duke e shnderruar DiCaprio ne superstarin e filmit komercial. Kjo rriti numrin e fansave te tij , sidomos nga vajzat adoleshente dhe grate e reja, e cila pergjithesisht u njoh si Leo Mania. Ai u nominua ne eventet me prestigjoze , duke perfshire nje nominim te dyte per Golden Globe. Pas suksesit te Titanic , DiCaprio deklaroi : "Une nuk kam lidhje me veten gjate gjithe fenomenit Titanic dhe se c'fare fytyra ime u be neper bote. Une kurre nuk do ta arrij ate popullaritet perseri , dhe nuk e pres kete. Eshte dicka qe une madje as nuk do te perpiqem ta arrij".
Vitin pasardhes , DiCaprio beri nje paraqitje vete- tallese gur i gdhendur , ne satiren kaustike te industrise se fames te Woody Allen : Celebrity (1998). Po ate vit , ai luajti edhe ne rolin e dyfishte , mbreti batakci Louis XIV dhe sekreti i tij , vellai i tij simpatik Filipi ne filmin e Randall Wallace "The man in the iron mask" , bazuar ne filmin me te njejtin titull te vitit 1939. Pavaresisht se mori pergjigje negative , ky film pati sukses ne kutine e tij , duke fituar US$180 milione nderkombtarisht. Edhe pse performanca e Leonardo DiCaprio ishte pritur mire pergjithesisht , me kritike nga Entertainment Weekly , Owen Gleiberman shkruajti : Hemafroditi rrenqethes DiCaprio , mezi duket i vjeter mjaftushem , per te luajtur dike me hormone , por ai eshte aktor fluid dhe instiktiv, me nje fytyre engjelli te djallezuar" , ai u vleresua nga Golden Rapsberry Award per ciftin me te keq skenik per te dyja misherimet vitin e ardhshem.
Projekti i ardhshem i DiCaprio ishte drama "The Beach" (2000) , një përshtatje e romanit të te njëjtit titull te Alex Garland e 1996. Duke luajtur krahas Tilda Swinton and Virginie Ledoyen , ai portretizoi nje turist amerikan i cili po kerkonte nje jete perfekte ne nje komune sekrete , ne nje ishull ne gjirin e Tajlandes. Buxhetuar ne $US50 milione , filmi pati sukses nga ana financiare me fitim 144 milion dollare ne gjithe boten, por me projektet e meparshme te DiCaprio , filmi u kritikua shume nga kritiket. Todd McCarthy i Variety vuri në dukje se Roli DiCaprio-s, Richard është shumë njeri i zakonshëm amerikan dhe jo mjaft e një individi të mirë-përcaktuar , i cili teresisht kap interesin dhe imagjinaten e dikujt, dhe DiCaprio , krejt i shikueshem , nuk e pajis ate me sjellje te cuditshme ose shenja dalluese per ta bere kete njeri nga askund , ne nje karakter dimensional. Vitin tjeter ai u nominua ne Razzie Awards per punen e tij ne film.
Kritika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është shoku më i mirë me aktorin Tobey Maguire, te cilin ai e takoi gjate audicioneve te serialit televiziv "Parenthood" ne 1990 , dhe gjithashtu eshte mik prej nje kohe te gjate me aktoret Kevin Connolly , Lukas Haas dhe partneren e tij ne dy filmat Titanic dhe Revolutionary Road . Ai ka qene shok femijerie me aktorin Christopher Pettiet . Lidhjet e tij romantike kane qene gjeresisht te zbuluara ne media. Ai pati nje lidhje me modelen Kristen Zang , dhe modelen britanike Emma Miller. Ne vitin 2001 , ai takoi modelen braziliane Gisele Bündchen , me te cilen pati nje lidhje , deri ne ndarjen e tyre ne vitin 2005. DiCaprio filloi nje lidhje me modelen Bar Rafaeli ne nentor te 2005, pasi e takoi ate ne nje feste ne Las Vegas te organizuar per anetaret e U2 .
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Titulli | Roli | Shtesë |
---|---|---|---|
1991 | Critters 3 | Josh | |
1992 | Poison Ivy | ||
1993 | This Boy's Life | Toby | |
What's Eating Gilbert Grape | Arnie Grape | ||
1994 | The Foot Shooting Party | ||
1995 | A Hundred and One Nights | ||
The Quick and the Dead | Kid | ||
The Basketball Diaries | Jim Carroll | ||
Total Eclipse | Arthur Rimbaud | ||
1996 | William Shakespeare's Romeo + Juliet | Romeo Montague | |
Marvin's Room | Hank | ||
1997 | Titanic | Jack Dawson | |
1998 | The Man in the Iron Mask | King Louis XIV/Philippe | |
Celebrity | Brandon Darrow | ||
2000 | The Beach | Richard | |
2001 | Don's Plum | Derek | |
2002 | Gangs of New York | Amsterdam Vallon | |
Catch Me If You Can | Frank Abagnale Jr. | ||
2004 | The Aviator | Howard Hughes | |
2006 | The Departed | Billy Costigan | |
Blood Diamond | Danny Archer | The Good Shepherd | |
11th Hour | Narrator | (in production) | |
2007 | The Chancellor Manuscript | Peter Chancellor | (announced) |
Blink | (para produksion) |
Nominime dhe çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Grupa | Çmimi | Fitues | Film/Seri televizive |
---|---|---|---|---|
1991 | Young Artist Awards | Aktori më i mirë i ri në seri ditore | Jo | Santa Barbara |
1992 | Aktori më i mirë i ri në bashkë aktrim në seri televizive | Jo | Growing Pains | |
1993 | Los Angeles Film Critics Association Awards | New Generation Award | Po | |
National Board of Review | Aktori më i mirë ndihmës | Po | What's Eating Gilbert Grape | |
1994 | Golden Globes | Aktori më i mirë ndihmës | Jo | |
Academy Awards | Aktori më i mirë në rolin ndihmës | Jo | ||
Chicago Film Critics Association Awards | Aktori më premtues | Po | ||
1997 | Screen Actors Guild Awards | Performancë e jashtëzakonshme sipas rolit | Jo | Marvin's Room |
Chlotrudis Awards | Aktori më i mirë ndihmës | Po | ||
MTV Movie Awards | Duo më e mirë (me Claire Danes) | Jo | Romeo + Juliet | |
Performanca më e mirë mashkullore | Jo | |||
Puthja më e mirë (me Claire Danes) | Jo | |||
Blockbuster Entertainment Awards | Aktor favorit | Po | ||
Berlin International Film Festival | Aktori më i mirë | Po | ||
1998 | Screen Actors Guild Awards | Performancë e jashtëzakonshme sipas rolit | Jo | Titanic |
Satellite Awards | Performanca më e mirë e një aktori në film - Dramë | Jo | ||
Golden Globes | Aktori më i mirë | Jo | ||
MTV Movie Awards | Duo më e mirë (me Kate Winslet) | Jo | ||
Puthja më e mirë (me Kate Winslet) | Jo | |||
Performanca më e mirë mashkullore | Po | |||
Blockbuster Entertainment Awards | Aktor favorit - Drama | Po | ||
1999 | Teen Choice Awards | Choice Hissy Fit | Jo | Celebrity |
Razzie Awards | Çifti më i keq në ekran | Po | The Man in the Iron Mask | |
2001 | Aktori më i keq | Jo | The Beach | |
2003 | MTV Movie Awards | Puthja më e mirë (meCameron Diaz) | Jo | Gangs of New York |
Performanca më e mirë mashkullore | Jo | Catch Me If You Can | ||
Golden Globes | Aktori më i mirë | Jo | ||
Visual Effects Society Awards | Performanca më e mirë e një aktori në film - Dramë | Jo | ||
Teen Choice Awards | Choice Movie Liar | Po | ||
2004 | Hollywood Film Festival | Aktori i vitit | Po | |
2005 | Visual Effects Society Awards | Performancë e jashtëzakonshme e një aktori ose aktoreje në film me efekte vizuele | Jo | The Aviator |
Teen Choice Awards | Choice Movie Actor: Dramë | Jo | ||
Screen Actors Guild Award | Performancë e jashtëzakonshme e një aktori mashkull në rolin kryesorë | Jo | ||
Performancë e jashtëzakonshme sipas rolit në film | Jo | |||
Online Film Critics Society Awards | Aktori më i mirë | Jo | ||
Broadcast Film Critics Association Awards | Aktori më i mirë | Jo | ||
BAFTA Awards | Performanca më e mirë e një aktori në rolin kryesorë | Jo | ||
Academy Awards | Performanca më e mirë e një aktori në rolin kryesorë | Jo | ||
MTV Movie Awards | Best Male Performance | Po | ||
Golden Globes | Performanca më e mirë e një aktori në film - Dramë | Po | ||
2006 | Golden Globes | Performanca më e mirë e një aktori në film - Dramë | Jo | The Departed |
Golden Globes | Performanca më e mirë e një aktori në film - Dramë | Jo | Blood Diamond | |
2007 | Screen Actors Guild Award | Performancë e jashtëzakonshme nga një aktorë mashkull në rolin ndihmës | The Departed | |
Screen Actors Guild Award | Performanca e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në rolin kryesorë | Blood Diamond | ||
Academy Awards | Performanca më e mirë nga një aktorë në rolin kryesorë | I Nominuar |
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]<https://en.m.wikipedia.org/wiki/Leonardo_DiCaprio/ Arkivuar 13 prill 2019 tek Wayback Machine>
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Dicaprio Leonardo. |
- Leonardo DiCaprio Internet faqe oficiale Arkivuar 3 gusht 2009 tek Wayback Machine
- http://leodicapriofans.googlepages.com
- LeoFans.com - Most active DiCaprio Forum Online
- IMDB trivia and personal quotes
- Entry in NNDB, includes a thorough list of women who are believed to have dated and/or slept with DiCaprio
- Leonardo DiCaprio Official Eco-site
- Leonardo DiCaprio's new home in Las Vegas
- Complete list of roles turned down by Leonardo DiCaprio
- Leonardo DiCaprio Movies
- Leonardo DiCaprio interview on movies.com
- Leonardo DiCaprio discusses The Departed and his ongoing collaboration with Martin Scorcese at FILMdetail
- Leonardo DiCaprio interview discussing Blood Diamond at stv.tv