Jump to content

Komunat e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Republika e Kosovës përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Secila prej komunave ka një kryetar komune, kuvendin komunal (këshilli bashkiak), dhe disa kompetenca vetëqeverisëse. Komunat përbëhen nga disa vendbanime (lokalitete ose fshatra) gjersa selia e komunës zakonisht ndodhet në qytetin ose qytezën më të madhe të saj. Ndarja aktuale e komunave është arritur pas Marrëveshjes së Brukselit 2013, e ku të gjitha veprojnë brenda kuadrit ligjor të Republikës së Kosovës.[1]

Në bazë Nenit 1, të rregullores së UNMIK-ut 2000/43 të nxjerrur më 27 korrik 2000, Kosova kishte tridhjetë komuna ashtu siç figurojnë në Tabelën. Sipas kësaj rregulloreje komunikimi zyrtar përdorë emrat në gjuhën shqipe dhe serbe, përveç që në ato komuna ku komunitetet etnike a gjuhësore joshqiptare dhe joserbe përbëjnë një pjesë substanciale, emrat e komunave jepen edhe në gjuhët e atyre komuniteteve.

Kjo rregullore është nxjerrur nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në pajtim me rezolutën 12:44 (1999) të datës 10 qershor 1999. Po ashtu në këtë rregullore parashikoheshin edhe disa të dhëna tjera në lidhje me numrin dhe kufinjët e komunave. Kështu në Nenin 2 të kësaj rrgullore thuhej: Shtrirja e çdo komune dhe kufinjtë e tyre skicohen nga zonat e tyre përbërëse kadastrale. Zonat kadastrale të cilat përbëjnë çdo komunë figurojnë në Tabelën ‘B’ të kësaj rregulloreje [1]. Në tabelen e dytë të rregullores janë prezantuar gjitha vendbanimet e Kosovës.

Hyrja në fuqi e rregullores ishte bërë më 27 korrik 2000.[2]

Harta e Kosovës me 38 komunat e saj

Republika e Kosovës aktualisht i ka 38 komuna:

Emri i komunës Rajoni administrativ Popullsia (2011) Sipërfaqja (km2) Dendësia (km2)
Deçani Rajoni i Gjakovës 38,984 180 216.6
Sharri Rajoni i Prizrenit 33,997 435 78.2
Hani i Elezit Rajoni i Ferizajit 9,389 83 113.1
Ferizaji Rajoni i Ferizajit 108,690 345 315
Gjakova Rajoni i Gjakovës 94,557 587 161.1
Gjilani Rajoni i Gjilanit 90,015 385 233.8
Drenasi Rajoni i Prishtinës 58,531 290 201.8
Graçanica Rajoni i Prishtinës 10,675 131 81.5
Burimi Rajoni i Pejës 39,289 454 86.5
Juniku Rajoni i Gjakovës 6,078 86 70.7
Kaçaniku Rajoni i Ferizajit 33,454 221 151.4
Dardana Rajoni i Gjilanit 35,600 423 84.2
Klina Rajoni i Pejës 38,496 308 125
Kllokoti Rajoni i Gjilanit 2,556 24 106.5
Fushë Kosova Rajoni i Prishtinës 34,827 83 419.6
Albaniku Rajoni i Mitrovicës 18,600 539 34.5
Lipjani Rajoni i Prishtinës 57,605 422 136.5
Malisheva Rajoni i Prizrenit 59,722 361 165.4
Mamusha Rajoni i Prizrenit 5,507 11 500.6
Mitrovica Rajoni i Mitrovicës 71,909 350 205.5
Mitrovica Veriore Rajoni i Mitrovicës 29,460 11 2,678.2
Artana Rajoni i Prishtinës 6,729 204 33
Kastrioti Rajoni i Prishtinës 21,549 105 205.2
Rahoveci Rajoni i Gjakovës 55,053 276 199.5
Parteshi Rajoni i Gjilanit 1,787 18 99.3
Peja Rajoni i Pejës 96,450 603 160
Prishtina Rajoni i Prishtinës 198,897 572 347.7
Prizreni Rajoni i Prizrenit 177,781 626 284
Besiana Rajoni i Prishtinës 90,499 663 133.5
Ranillugu Rajoni i Gjilanit 3,866 78 49.6
Skënderaji Rajoni i Mitrovicës 50,858 378 134.5
Shtërpca Rajoni i Ferizajit 6,949 247 28.1
Shtimja Rajoni i Ferizajit 27,324 134 203.9
Theranda Rajoni i Prizrenit 54,613 306 178.5
Vitia Rajoni i Gjilanit 46,959 278 168.9
Vushtrria Rajoni i Mitrovicës 69,870 344 203.1
Zubin Potoku Rajoni i Mitrovicës 14,900 333 44.7
Zveçani Rajoni i Mitrovicës 16,650 122 136.5
Kosova
1,816,675 10,908 170
  1. ^ "LAW ON LOCAL SELF GOVERNMENT". Constitution of Kosovo. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2016. Marrë më 31 dhjetor 2017.
  2. ^ "RREGULLORE NR. 2000/43, UNMIK/REG/2000/43, 27 korrik 2000". Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2017. Marrë më 31 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Komunat e Kosovës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale