Jump to content

Kollovozi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kollovoz
Noimage.png

Kollovozi është një fshat në Shqipëri...

Fshati Kollovoz gjendet ne veri-lindje te qytetit te Kukesit, pergjate lumit te Lumes, dhe shtrihet ne anen perendimore te Malit te Kollovozit. Kufizohet nga fshatrat Topojan, Shtreze, Novosej, Oreshke dhe Nimce.

Kollovozi eshte nje nga fshatrat me te vjeter te krahines se Lumes (sot rrethi i Kukesit) i regjistruar nga kadastrat e Perandorise Osmane qe ne shekullin e 15-te, i cili perbehet nga tre fise te medha: Biba, Nela, Kola dhe nje fis i vogel qe quhet Todori. Me pare kane ekzistuar edhe dy fise te tjera "Berisha" dhe "Boshki". Mendohet qe fisi i sotem "Todori" eshte me i vjetri por gjithesesi nuk ka ndonje deshmi autentike ta vertetoje kete. Fisi me i vjeter eshte fisi Biba pastaj Nela dhe me i riu eshte fisi Kola. Pupullsia aktuale eshte ndoshta jo me shume se 300 banore pasi shumica jane shperngulur pas vitit 1990.

Banoret e Kollovozit jane nje popull mjaft krenar qe asnjehere nuk i eshte nenshtruar sundimit te huaj megjithese ka qene ne udhekryq te shume hordhive te huaja. Ata e kane cmuar lirine dhe kane dhene jeten per te. Sa here eshte dhene kushtrimi per lufte ata jane rreshtuar per te mbrojtur trojet e tyre. Kollovozi njihet si nje nga fshatrat me anti-komuniste dhe disidente, jo vetem te krahines se Lumes, por te mbare Shqipërise dhe gjate regjimit komunist ka qene nje nga fshatrat me te persekutuar duke u penalizuar jo pak here me pushkatime, debime, internime dhe burgosje, ku me i vecuari eshte intelektuali i shquar dhe poeti disident Havzi Nela qe cilesohet si i varuri i fundit i rregjimit komunist jo vetem ne Shqipëri, por ne gjithe Europen Lindore, ne gusht te vitit 1988. Po ashtu jane ekzekutuar me pushkatim edhe patriotet nacionaliste; Ilmi Nela, dhe Zaim Nela pak vite pas vendosjes se regjimit komunist ne Shqipëri. Pas vitit 1990 nje numer shume i madh te rinjsh intelektuale kane kryer studimet e larta dhe japin kontribut ne fusha te ndryshme te jetes.