Jump to content

Klimatologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klimatologjia është disiplinë shkencore mbi klimën. Lëndë e studimit të klimatologjisë janë veçoritë e klimës në pjesët e ndryshme të botës, klasifikimi dhe shtrirja e sajë.Kjo shkencë studion klimën dhe ndryshimet e saj gjatë kalimit të kohës.Ajo është e ngjashme me meteorologjinë ngase i studion faktorët e njëjtë (reshjet , lagështine e ajrit , erërat , shtypjen etj.) , por që dallon ngaqë ajo përqëndrohet në një periudhë kohore më të gjatë . Klima definohet si një përmbledhje e fenomeneve meteorologjike që i karakterizojnë kushtet e zakonshme të një vendi të caktuar në sipërfaqen e rruzullit tokësor. Klimatologjia paraqet një vlerë statistikore që tregon kushtet më të zakonshme dhe sipas kësaj , ato që ne kemi mundësi që ti vërejmë përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Kështu , në një shkretëtirë mund të vijë deri te një mot me sasi shumë të mëdha të ujit , por vetëm për disa vite të caktuara. Edhe përkundër shirave , klima aty edhe më tek vazhdon të jetë shkretëtinore.[1]

Përqendrimi i klimatologjisë apo studimi i klimës , i lejon shkencëtarët të vrojtojnë ndryshimet e motit në zona të caktuara. Në dekadat e fundit , për shembull , ata kanë zbuluar që në shkretëtira bie nga pak shi dhe se në viset polare temperatura rritet[1]

Klimatologjia ndahet në:

  1. Klimatologjinë e përgjithshme (fizike) dhe
  2. Klimatografi.

Klimatologjia e përgjithshme studjon vetitë fizike të klimës si gjendje mesatare e atmosferës. Klimatografia pasqyron klimën e regjioneve të ndryshme.

Klimatologjia moderne është disiplinë komplekse sepse përveç disa elemeteve meteorologjik hulumton edhe mardhënjet në mes tyre për të ardh deri te shënimet e rëndësishme. Se si ndryshon klima në hapsirëdhe në kohë, në kuadër të klimatologjisë është zhvilluar edhe paleoklimatologjia, e cila studjon klimën në të kaluarën.

Faktorët klimatik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faktorët klimatik janë modifikatorë të klimës, forcojnë ose dobsojnë intenzitetin ose madhësinë elementëve klimatik.

  1. Rotacioni i Tokës,
  2. Revulucioni,
  3. Gjërsia gjeografike,
  4. Lartësia mbidetare,
  5. Përhapja e masave ujore dhe toksore,
  6. Largësia nga detrat dhe oqeanet,
  7. Rrymat detare,
  8. Relievi,
  9. Liqenet,
  10. Atmosfera,
  11. Trolli (dheu) dhe vegjetacioni,
  12. Njeriu.

Elementet klimatik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elementet klimatik përcaktohen nga qarkullimi i përgjithshëm atmosferik dhe janë:

  1. Diellosja (insolacioni),
  2. Rrezatimi toksorë (radiacioni),
  3. Gjtësia e zgjatjes së rrezatimit diellorë,
  4. Dukshmëria horizontale,
  5. Temperatura e ajrit dhe shtresave të sipërme të tokës,
  6. Shtypja e ajrit,
  7. Lagështia e ajrit,
  8. Të vrenjturit,
  9. Lartësia e reshjeve,
  10. Lartësia e mbulesës së dëborës,
  11. Dendësia e dëbores,
  12. Drejtimi dhe shpejtësia e erës.

Dukuritë meteorologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dukuritë meteorologjike janë: mjegulla, retë, shiu, dëbora, breshëri, breshniza, vesa, bryma, krahneza, ngrica etj.

  1. ^ a b Atlas themelor i gjeografisë fizike , ISBN 9989-108-37-4 , emri origjinal Atlas basico de geografia fisica
 Commons: Climatology – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale