Ibrahim Berisha
Ibrahim Berisha (1955) është gazetar, poet, prozator, sociolog i komunikimeve,publicist. Është shqiptar nga Kosova.
Dr. Ibrahim Berisha studimet për sociologji i ka kryer në Universitetin e Prishtinës dhe në Univeristetin e Zagrebit. U laureua me titullin Doktor në Prishtinë. Nga viti 1978-1999 ishte gazetar dhe redaktor për kulturë në të përditshmen Rilindja. Ligjëron si profesor i rregullt,që një kohë të gjatë në Katedrën e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Dr.Ibrahim Berisha njihet si personalitet aktiv në shoqërinë kosovare përgjatë katër dekadave të fundit. Aktiviteti i tij në fillim u përshkrua me paraqitjet e tij si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazeta e kohës, si Rilindja, "Fjala", "Ekskluzive", etj. Paraqitjet e tij kryesisht merreshin me fushën e tij të arsimit pra, me sociologjinë dhe sociokulurën. Në vitin 1989 ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës,në Kryesinë e parë dhe të dytë të së cilës u zgjodh anëtar. Menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të parë të LDK-së,themeloi dhe stabilizoi Qendrën për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila në vitin 1990 ndërroi emrin dhe u quajt Qendra për Informim të Kosovës( QIK ).Ibrahim Berisha në krye të QIK-ut qëndroi deri në vitin 1993.
Letërsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me letërsi filloi të mirrej qysh në moshë të re kur edhe iu botuan poezitë e para.Në skenën letrare u shfaq me librin poetik "Gur që nuk prekesh" në vitin 1982,ndërsa një vit më vonë botoi "Fryma e shiut" një përmbledhje tregimesh ,disa prej të cilave u përkthyen dhe botuan në disa vende të Evropës.Ka shkruar shumë libra në fusha të ndryshme shkak i së cilës njihet si një personalitet i shumëanshëm në shoqërinë kosovare.Ka fituar një sërë çmimesh për veprat letrare dhe publicistike,disa nga to :në vitin 2000 çmimin libri më të mirë në prozë me veprën "Gruaja e vetmisë" nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës,"Poema më e mirë" në "Takimet e Gjeçovit","Cmimin letrar për librin më të mirë për kritikë dhe eseistikë" për vitin 2009 me librin "Konvergjenca intelektuale" nga Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit dhe shumë tjera.Ka shkruar pothuajse gjatë tërë jetës nëpër gazeta lokale dhe ndërkombëtare dhe ka mbajtur një mori simpoziumesh brenda dhe jashtë vendit. Gjatë viteve 1999-2000 ishte bursist i Parlamentit Botëror të Shkrimtarëve në Strasburg.Është anëtar i Kosova Pen Center.Punimet e tij janë botuar edhe në gjuhën gjermane, angleze, frënge, rumune, sllovene, boshnjake, maqedone,turke etj.Ibrahim Berisha jeton dhe vepron në Prishtinë.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prozë:
- “Fryma e shiut” (The wind of the rain), 1983, Prishtinë
- ”Te marten mbrema” (At Tuesday evening), 1987, Prishtinë
- ”Semundjet e dimrit” (The illneses of winter), 1992, Prishtinë
- ”Origjina e rinjohjes” (The origin of recognition), 1997, Prishtinë
- ”Gruaja e vetmise” (The woman of solitude), 2000, Prishtinë
- "Fisi i mbretërve të humbur"(The tribe of lost kings)2004,Prishtinë
Poezi:
- “Gur qe nuk prekesh” (The stone that can’t be touch), 1982, Prishtinë
- ”Hardhia e mureve” ( The vine plant of walls), 1984, Prishtinë
- ”Lakimi i ererave” (The inflection of winds), 1986, Prishtinë
- ”Siperfaqja e se dieles” (The surface of Sunday), 1994, Prishtinë
- ”Hija e pritjes” (The shadow of waiting), 2002, Prishtinë
Publicistikë dhe gazetari:
- "Sociokulturë", 2002, Prishtinë
- "Media, agjensët e komunikimeve", 2006,Prishtinë
- "Media dhe tranzicioni, 2007 ,Prishtinë
- "Konvergjenca Intelektuale, 2009, Prishtinë
- "Zhanre të gazetarisë, 2010, Prishtinë