Hamit Ulqinaku
Hamit Ulqinaku, i biri i heroit të parë të rezistencës shqiptare kundër fashizmit, Mujo Ulqinaku. Një natë përpara se t’i vritej babai, Mujo Ulqinaku, 9-vjeçar ka shëtitur me të nëpër rrugët pa njerëz të Durrësit. Në atë xhiro, babai i tij ka nxjerrë nga gishti një unazë dhe ia ka dhuruar atij për t’ia çuar bashkëshortes. Hamit Ulqinaku ka mbajtur mend fjalët e fundit të të atit, më datë 7 prill 1939, ora 24:00: “Hava, çfarë pune din me ba? Po t’i la fëmijët ty… Jojo. Nuk po i puth fëmijët Hava, se mos ia prish gjumin. Ika tash”.
Mbas çlirimit të vendit, Hamit Ulqinaku do të përgatitej si pilot luftarak. Gjatë karrierës së tij në Forcat e Armatosura ka kryer detyra të ndryshme. Për një periudhë kohe ka qënë pilot i avionit qeveritar. Në historikun e aviacionit njihet si një nga pilot me shumë përvojë. Për pilotët që i ka lidhur profesioni me të, ai e vlerësonte fluturimin si një lodër të aftësive intelektuale.