Gopurami
Gopurami (i quajtura edhe Gopura) është një kullë monumentale, zakonisht e zbukuruar në hyrje të ndonjë tempulli, veçanërisht në Indinë Jugore. Kjo formon një veçori të shquar të koilëve, Tempujve Hindu në Arkitekturën Dravidiane.[1] Ata janë të kurorëzuar nga kalasami, një majëz e gurtë në formë bulbore. Ata funksionojnë si portikë nëpër muret që rrethojnë kompleksin e tempullit.[2] Zanafilla e gopuramëve mund të gjurmohet që nga strukturat e mbretërve tamilas të Dinastisë Pallava; dhe nga shekulli i XII, nën sunduesit Pandya, këta portikë u bënë një veçori mbizotëruese e pamjes së jashtme të tempujve, duke hijëzuar shenjtëroren e brendshme që u errësua nga pamja nga madhësia kolosale e gopuramit.[3] Ai e mbizotëron shenjtëroren e brendshme edhe në sasinë e zbukurimeve. Shpesh një faltore ka më shumë se një gopuram.[4] Ato shfaqen edhe në Arkitekturën jashtë Indisë, veçanërisht në Arkitekturën Kmere, si në Angkor Wat. Një koil mund të ketë gopuramë të shumë-fishtë, të ndërtuar në mënyrë tipike në mure të shumë-fishta në radhë përreth faltores kryesore. Muret e tempullit janë zakonisht katrorë me murin më të jashtëm që ka gopuramë. Garbhagriha dhe çatia e saj (faltorja qendrore e hyjnisë) është quajtur gjithashtu Vimana.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zanafilla tamile është nga dy fjalë: கோ (kō) dhe புறம் (puram) që do të thotë 'mbret' dhe 'i jashtëm' përkatësisht.[5] U formua gjatë Periudhës Sangam kur njihej si ஓங்கு நிலை வாயில் (ōnggu nilai vāyil) që do të thotë 'portiku i pa-shkatërrueshëm'.[6] Siegfried Lienhard e vlerëson këtë zanafillë tamile por ofron një zanafillë të re nga fjala sanskrite गोपुर (gopur), që shpesh përkthehet si "portë qyteti". E veçuar, ajo konsiston në dy fjalë, go, me kuptimin e mundshëm "lopë" ose "qiell" dhe pura, që do të thotë qytet.[7]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gopurami zakonisht është drejtkëndor në formë me dyer në nivelin përdhes, shpesh të dekoruara në mënyrë të pasur, që ofrojnë hyrjen te ta. Sipër është gopurami konik, i ndarë në shumë kate që zvogëlohen në madhësi dhe ngushtohen me ngjitjen në lartësi. Zakonisht kulla është e kryesuar nga një çati me një majëz në formë kupole barrele.[3] Forma fillon në mënyrë mjaft modeste në shekullin e X, si në Tempullin Bregdetar në Mahabalipuram, me Tempullin Brihadeeswarar të shekullit të XI në Thanjavur që shënon një hap thelbësor përpara me gopuramë shumë-katësh nga ajo periudhë, shumë më të mëdhenj se ndonjë tjetër i mëparshëm, megjithëse shumë më i vogël se kulla kryesore e tempullit (vimana). Katër gopuramët e Tempullit Thillai Nataraja në Chidambaram janë shembuj të hershëm të rëndësishëm, të nisur në mesin e shekullit të XIII por të përfunduar në një periudhë të gjatë.[8] Gopuramët janë të dekoruar në mënyrë elegante me skulptura dhe relieve të pikturuara me një larmi temash të marra nga Mitologjia Hindu, veçanërisht ato të lidhura me hyjninë kryesore të tempullit ku është vendosur gopurami. Tempulli Sri Ranganathaswamy në Srirangam, në shtetin indian Tamil Nadu është gopurami më i lartë në botë.
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Murudeshwara
-
Srivilliputhur
-
Pariyur
-
Tiruchendur
-
Chidambaram
-
Tirumala
-
Tirumala
-
Simhachalam
-
Athi Koneswaram
-
Madurai
-
Nanjangud
-
Biccavolu
-
Chebrolu
-
Besakih, Bali
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Gopuramë. |
- Arkitektura Dravidiane
- Arkitektura e Tamil Nadusë
- Arkitektura Tamile
- Arkitektura e tempujve hindu
- Arkitektura Indiane
- Arkitektura Kmere
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ching, Francis D.K. (2007). A Global History of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 762. ISBN 0-471-26892-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ching, Francis D.K. (1995). A Visual Dictionary of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 253. ISBN 0-471-28451-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Mitchell, George (1988). The Hindu Temple. Chicago: University of Chicago Press. fq. 151-153. ISBN 0-226-53230-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "gopura". Encyclopædia Britannica. Marrë më 20 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sellby, Martha A.; Indira Viswanathan Peterson (2008). Tamil geographies: cultural constructions of space and place in South India. SUNY Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ S. Sundararajan (1991). Ancient Tamil country: its social and economic structure. Navrang.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lienhard, Siegfried; von Hinüber, Oskar, red. (2007). Kleine Schriften [Koleksion Shkrimesh]. Harrassowitz Verlag / Glasenapp-Stiftung. ISBN 9783447056199. Marrë më 5 shkurt 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ J.C. Harle: The Art and Architecture of the Indian Subcontinent; 2nd edn. 1994, Yale University Press Pelican History of Art, ISBN 0-300-06217-6, fq. 320-325
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dallapiccola, Anna L. (2002). Dictionary of Hindu Lore and Legend. London: Thames & Hudson. ISBN 0-500-51088-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - J.C. Harle: The Art and Architecture of the Indian Subcontinent; 2nd edn. 1994, Yale University Press Pelican History of Art, ISBN 0-300-06217-6.
- Ching, Francis D.K. (2007). A Global History of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 762. ISBN 0-471-26892-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ching, Francis D.K. (1995). A Visual Dictionary of Architecture. New York: John Wiley and Sons. fq. 253. ISBN 0-471-28451-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mitchell, George (1988). The Hindu Temple. Chicago: University of Chicago Press. fq. 151-153. ISBN 0-226-53230-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sellby, Martha A.; Indira Viswanathan Peterson (2008). Tamil geographies: cultural constructions of space and place in South India. SUNY Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - S. Sundararajan (1991). Ancient Tamil country: its social and economic structure. Navrang.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lienhard, Siegfried; von Hinüber, Oskar, red. (2007). Kleine Schriften [Koleksion Shkrimesh]. Harrassowitz Verlag / Glasenapp-Stiftung. ISBN 9783447056199. Marrë më 5 shkurt 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)