Gajdja
Gajdja është një instrument muzikor që përbëhet nga shakulli prej lëkure bagëtie të vogël, buçalla e isos dhe pipa e notave. Gajdja tek shqiptarët është e lidhur ngushtë me kultin e blegtorisë. Për këtë arsye, repertori i gajdes përkon ngushtë me këtë sferë të jetës shqiptare. Që në kohët e vjetra sipas Thalloczy: ilirët këndonin këngë lufte të shoqëruara me fyej e gajde. Sot, gjeografikisht gajdja gjendet e përhapur në Shqipërinë e Jugut kryesisht në Toskëri, në rrethet e Beratit, Kuçovës, Pogradecit, Gramshit, Devollit, Korçës, Librazhdit etj. Përdoret si vegël solistike në pjesë të ndryshme, kryesisht kaba, por edhe si vegël shoqëruese në ansamble me vegla popullore kryesisht në funksion të melodisë dhe veçanërisht të iso-pedalit. Si vegël popullore mjaft e përdorur dhe e përhapur, e gjejmë të ndërfutur edhe si “të panjohur” në gjë a gjëzat.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare shkruar nga Vasil S. Tole.