Jump to content

Ferat Hasani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ferat Hasani

Ferat Hashim Hasani - Strofci (Strofc, Vushtrri 01.01.1904 - Vendlindje 26.10.1983) ishte veprimtar i çështjes kombëtare, ushtarak, një ndër themeluesit e Xhandarmërisë Shqiptare 1941-1943, pjesëtar i Këshillit të Regjencës pas shtatorit 1943 në kuadër të Ballit Kombëtar, pjesmarrës në luftëra në Kosovë kundër forcave serbe në Pazar të Ri - Koloshin, Drenicë, Artakoll, Shalë dhe Llap.

U lind më 01.01.1904 në StrofcVushtrrisë në një familje me traditë atdhetare. Në vitin 1910 forcat serbe me disa shqipfolës ia vrasin gjyshin, Hajdinin. Ishte i biri i Hashim Hasanit, që më 1917 ia kishin vrarë forcat bullgaro-serbe dhe asnjëherë s’është gjetur trupi tij. Familja me një ekonomi të mesme banonte në Stofc në një shtëpi të madhe, e cila më vonë u dogj disa herë nga pushtuesi serb. Ferati bie në sy të regjimit serb sidomos pas shkuarjes së tij disa herë në Tiranë, viteve 1934-36. Në vitin 1938 arrestohet për vrasjen e kriminelëve serb që bënin krime mbi shqiptarët në rrethin e Artakollit. Në Prill të vitit 1941, udhëheq operacionet luftarake në fshatrat e Artakollit, në Strofc, Zhilivodë, Bequk, Bivolak, kundër njësive çetnike të komanduara nga Kost Peçanci - Kost Vojvoda. Duke qenë në lidhje me kryengritësit e shumtë shqiptar në Kosovë, së bashku me Aziz Zhilivodë, Mehmet Gradicën dhe Xhafer Devën, krijojnë njësit e para xhandare shqiptare në kuadëtr të Qeverisë Shqiptare në krye me Rexhep Mitrovicën dhe Xhafer Devën. Pas krijimit të stacioneve të xhandarëve shqiptar në Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, Mehmet Gradica caktohet komandant regjional i xhandarmërisë shqiptare, gjersa Ferat Hasani komandant dhe shef operativ regjional në stacionin e Vushtrrisë. Aziz Zhilivoda u caktua komandant i stacionit në Podujevë. Ferati mori gradën toger së bashku me Aziz Zhilivodën, Shaban Klinakun, Deli Ademin, Hazir Gjakën dhe Ilaz Kollën.[1] Pastaj gjatë kohës që ishte pjesëmarrës në Këshillin e RegjencësTiranë që qëndroi gjashtë muaj, së bashku me Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicë, Fuad Dibrën, Marie Shllakun, Aziz Zhilivodën, etj. Ndihmoi Xhafer Devën dhe Mustafa Merlika Krujën në shtrirjen e administrimit të Qeverisë së Shqipërisë Etnike në Tiranë në gusht të 1943. Ferati gjatë kohës që qëndroj në Shqipëri merrë pjesë aktive në shumë aktivitete kombëtare, e po ashtu edhe në Lidhjen e Dytë të Prizrenit 1944.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shёrbeu si oficer i xhandarmërisë shqiptare në Vushtrri, Mitrovicë, Podujevë, Prishtinë e më pas edhe nё shumё rajone tё vendit. Qe ndër anëtarët më besnikë të Ballit Kombëtar. Gjithashtu, nga viti 1944, mori pjesë aktive në luftërat në Drenicë, Artakoll, Shalë dhe Llap, përkrah Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.[2]

Pas lufte Feratit ia vrasin vëllanë Rifarin dhe djalin, Kajtazin. E dënojnë me burgim të përjetshëm, por e lirojnë me kusht që ta lërë atdheun me tërë familjen dhe të shkojë në Turqi. Vdiq i sëmurë më 26 tetor 1983 në vendlindje, Strofc të Vushtrrisë.

  1. ^ "Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta". kosovare.albanianforum.net. Marrë më 2018-05-30.
  2. ^ Hasani (Jakup), Safet (2012). Çyqavica çerdhe trimash. Prishtinë: Biblioteka "Hivzi Sylemani". fq. 19. ISBN 978-9951-8823-2-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)