Fehim Ramadani
Profesori shqiptar Fehim Ramadani lindi me 25.08.1936 në f. Sllupçan të Kumanovës ku dhe mbaroi shkollën fillore. Shkollën normale të mësuesisë e kreu në Shkup ndërsa studimet diplomike i vazhdoi në Shkup dhe Prishtinë në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të Fakultetit Filozofik.
U punësua si një ndër mësuesit e parë në sh.f. “Jeta e Re” të fshatit Sllupcan dhe për 8 vite me rradhë ishte drejtor i kësaj shkolle.
Më vonë punoi si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ne gjimnazin “Goce Dellcev” në Kumanovë.
Qysh si gjimnazist ishte simbol i rezistencës patriotike dhe organizimeve të shumta atdhedashëse me ç’rast ishte i përndjekur politikisht dhe burgosur disa herë nga pushteti i atëhershëm për tu larguar nga puna përfundimisht në vitin 1981.
Pavarësisht sfidave të kohës, profesor Ramadani ushtroi me profesionalizëm punën e tij të pakrahasueshme duke përçuar dije te shumë gjenerata jo vetëm në lëndën që ligjëromte por edhe në frymën patriotike e arsimdashëse.
U nda nga jeta më 14 qershor 2023.