Esat Myftari
Appearance
Esat Myftari lindur më 16 qershor 1940 në Pejë Kosovë. Diplomat karriere, përkthyes, publiçist dhe studjues politolog i mardhënieve ndërkombtare. Ish deputet në Kuvendi i Shqipërisë me ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri. Esat Myftari është babai i dy fëmijëve dhe kryefamiljar i përkushtuar. Autor i monografisë dedikuar familjarit të tij Emrush Myftari.
Jeta profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mbasi kreu dy vjet studime në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd u detyrua të largohet dhe të punojë një vit si gazetar në të përditshmen e Kosovës, Rilindja.
- 1963 Arratiset në Shqipëri ku shërbeu si arsimtar për disa vite në Shëngjin.
- 1976 Dënohet 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë.
- 1985 Lirohet dhe deri në ardhjen e Pluralizmit punoi si punëtor në Fabrikën e Letrës në Lezhë.
- 1992 Drejtor i Drejtorisë së Diasporës pranë Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Më vonë kryen rolin e diplomatit në Riad të Arabia Saudite deri sa doli në pension.
- 2013 Përkthyes universitar pranë Universitetit Kristal, Tiranë.