Ebla
Ebla ishte ndër mbretëritë më të hershme në Siri. Sot germadhat e saj ndodhen afro 55 km në jug-perëndim të Alepos në Siri. Ebla ishte qendër e rendësishme në mijëvjeçarin e tretë dhe në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë. Zbulimet arkeologjike provojne se Levanti ishte qendër e qytetërimit të lashtë dhe të centralizuar, i barabartë me Egjiptin dhe me Mesopotaminë.
Duke filluar nga një koloni e vogël në erën e bronzit të hershëm (rreth. 3500), Ebla u zhvillua në një perandori tregtare dhe më vonë në një fuqi ekspanioniste që imponoi hegjemoninë e saj mbi shumicën e Sirisë perëndimore dhe lindore. Gjuha e saj, eblaite, quhet sot gjuha më e hershme semitike pas gjuhës akadiane. Eblën e shkatërruan gjatë shek. XXIII, por pastaj e rndërtuan dhe përmendohet në analet e dinastisë së tretë të Urit. Ebla e dytë ishte vazhdim i së tretës dhe e sundoi një dinasti e re, ne fund të mijëvjeçarit të tretë, dhe kjo hapi udhën për ngulimin e fiseve amorase për të formuar Eblën e tretë. Perandoria e tretë lulëzoi gjithashtu si qendër tregtare; ajo u bë vasal i një aleati të Jamhadit (Alepos së sotëm) deri në pushtimin e fundit nga mbreti hitas Mursili I rreth.1600.
Ebla mbante lulëzimin e saj me anë të rrjete tregtare të madhe. Sendet u gjetën në germadhat e pallateve nga vendet e largeta si Sumer, Qipro, Egjipt si dhe Afganistan. Organizata politike e Eblës ndryshonte nga ajo e Sumerit. Gratë gëzonin një gjendje shoqërore të lartë dhe mbretëresha kishte ndikim të madh tek shteti dhe tek sfera religjiose. Në gërmimet e qytetit u gjetën rreth 20.000 pllaka me shkrim kuneiform që datohen nga rreth 2350.