Jump to content

Byrek me kungull

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Perbersit për petet:

500 gr miell

1 kokërr vezë

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë kafe me lëng limoni

pak kripë

Ujë të vakët sa të dojë


Mbushja


• 1 kg kungull

• 200 gr djath i bardhë

• 1 gotë çaji me kos

• 2 kokrra vezë

• majdanoz i grirë

• 2 lugë gjelle gjalp


Pergatitja


Miellin, vezën, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe ujin e vaket i hedhim dhe i përzjejmë të gjitha bashkë në një enë të thellë derisa të përfitojmë një masë të plotë brumi. Brumin e mbështjellim me qese dhe e lëmë 1 orë.

Ndërkohë pergatisim mbushjen. Kungujt lahen qërohen dhe grihen hollë. Te kungulli i grirë shtohet djathi i thërmuar me dorë. Pastaj shtohen vezët, kosi, gjalpi i zbutur, majdanozi dhe përzihen mirë të gjitha bashkë. Brumi i pergatitur ndahet në kokrra për sa petë do të bëhen. Vendoset në tavolinën e lyer me nisështë dhe hapen petët. Hapim petën e parë dhe vendosim mbushjen ku e bledhim petën në formë ruloje dhe e shtrojmë në tavë (që do ta pjekim) duke e rrudhosur. Kështu do të veprojmë me të gjitha petët deri sa kanë përfunduar. E lyejmë byrekun sipër me vaj. Byrekut sipër mund ta lyeni me të verdhë veze (kjo varet nga ju). Vendosim byrekun në furrë për pjekje. Piqet në temperaturën 180 gradë. Lihet të piqet derisa të skuqet lart. Pritet në copa me madhësi sipas dëshirës.


Ju mund edhe ta shtroni byrekun me një shtresë. Vendosni gjysmat e petëve, mbushjen dhe pastaj gjysmat e petëve të tjera. E prisni byrekun në feta para se ta piqni i hidhni vaj sipër dhe e fusni në furrë. Po kjo varet gjithmon nga ju.