Jump to content

Budizmi tibetian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Budizmi tibetian, që është përhapur në Tibet, Mongolinë e Brendshme të Kinës, quhet nga populli “lamaizmi”, është feja budiste me ngjyrat lokale tibetiane dhe e shkrirë nga fetë e lashta vendase me ato të hyra nga India e lashtë dhe nga krahinat e brendshme të Kinës.

Vajrayāna

Për shkak të ndikimeve të budizmit të kombësisë Hane të Kinës dhe të budizmit indian, shumica e tempujve të budizmit tibetian kanë marrë formën e pallateve të kombësisë Hane dhe mbi këtë bazë janë zhvilluar edhe më tej, pra janë në përgjithësi madhështore me kollona të larta e të pikturuara bukur e me finesë. Si pallati Potala, lamatempulli Zepën në Lhasa dhe tempulli Tar në Çinhaj e të tjera janë veprat e mrekullueshme të arkitekturës së lashtë. Përsa i përket strukturës së lamatempullit në Tibet, ai përbëhet zakonisht nga “Zalun” - Instituti budist, “Lakang” – salla budiste, kulla e shpirtit, ku vendoset trupi i budës së gjallë, koridori i rrotullimit të shkrimeve të shenjta, drejtoria e budës së gjallë, banesa e lamas dhe kulla e lamas, ku vendoset trupi i lamas pas vdekjes. Kurse “Zalun”, që shërben për leximin e shkrimeve të shenjta nga murgjet dhe ku vendoset busti i budës, dhe “Lakang” janë ndërtesat kryesore të gjithë lamtempullit, që janë të larta dhe ndodhen në qendër të lamatempullit. Në kontrast të qartë me to janë ndërtesat e tjera rreth e përqark, veçanërisht ato mijëra banesa të ulëta të lamave. Sallat e leximit të shkrimeve të shenjta mund të nxënë një mijë deri në disa mijë lama për lexime në të njëjtën kohë.

Murgjë budistë

Në tempujt tibetianë mbizotërojnë edhe ngjyra misterioze të budizmit tibetian. Sallat e pallateve janë zakonisht të larta e të mëdha, ku valviten shumë flamuj shumë ngjyrëshe, në kollonat e pallateve janë varur shumë sixhade të ngjyrave të larmishme, por me rreze të errëta. Muret e tempulit janë lyer me ngjyrë të kuqe dhe mbi mure përdoren shirita të bardha ose me ngjyrë kafe; kurse salla e shkrimeve të shenjta dhe kulla janë lyer me të bardhë, në muret e bardha përdoren korniza të zeza të dritareve, këto ngjyra theksojnë misterizmin.

[1]