Besim Kurti
Ky artikull nga Regjisori është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Besim Kurti (Tirana, 16 tetor 1948), pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1972. Po në këtë vit fillon punën në Kinostudion "Shqipëria e Re" ku punon si asistent regjisor me regjisoren e mirënjohur Xhanfise Keko (Artiste e Popullit) dhe me regjisorin Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit). Në vitin 1974 do të jetë dhe puna e tij e parë si as/regjisor në filmin "Qyteti më i ri në botë". Në vitin 1977 do të jetë regjisor i filmit dokumentar "Bilbili i Labërisë", kushtuar Heroit të Popullit, Memo Meto. Filmi "Mondi dhe Diana" do të jetë filmi i tij i parë si regjisor. Besim Kurti ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. Roli i tij i parë do të jetë ai i ushtarit italian Mikele në filmin "Në fillim të verës" në vitin 1975. Aktualisht Besim Kurti punon në Teatrit Kombëtar.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjisor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Film Artistik
1989 -- Djali elastik
1988 -- Tre vetë kapërcejnë malin
1987 -- Këmishët me dyllë
1986 -- Bardhësi
1985 -- Mondi dhe Diana
1984 -- Fejesa e Blertës (as./regjisor)
1982 -- Në ditët e pushimeve (as./regjisor)
1981 -- Gjurmë në kaltërsi (as./regjisor)
1979 -- Balonat (as./regjisor)
1974 -- Qyteti më i ri në botë (as./regjisor)
Film Dokumentar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1977 -- Bilbili i Labërisë
Producent
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2004 -- I dashur armik
2004 -- Yllka
2001 -- Tirana, viti zero
Aktor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2006 -- Gjoleka, djali i Abazit..........................Njeriu me dylbitë
2001 -- Chico.............................................
2001 -- Tirana viti zero.................................
1994 -- L’Amerika.......................................Hetuesi
1981 -- Gjurmë në kaltërsi.............................Skënderi
1979 -- Balonat........................................Babai i Gonit
1978 -- Në pyjet me dëborë ka jetë..................................Shoferi
1977 -- Njeriu me top...................................Todi Gjenomadhi
1976 -- Përballimi
1975 -- Në fillim të verës...............................Mikele, ushtari italian