Bekim Balaj
Balaj në 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Bekim Abdyl Balaj | ||
Datëlindja | 11 janar 1991 | ||
Vendlindja | Reç, Shkodër, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.88 m (6 ft 2 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Sturm Graz | ||
Numri | 9 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2002–2009 | Vllaznia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2010 | Vllaznia | 38 | (17) |
2010–2011 | Gençlerbirliği | 1 | (0) |
2011–2012 | Tirana | 37 | (16) |
2012–2014 | Sparta Prague | 12 | (3) |
2013–2014 | → Jagiellonia Białystok (huazim) | 31 | (7) |
2014–2015 | Slavia Prague | 13 | (3) |
2015–2016 | Rijeka | 46 | (18) |
2016–2019 | Akhmat Grozny | 61 | (12) |
2019–2021 | Sturm Graz | 57 | (9) |
2021 | Nizhny Novgorod | 15 | (0) |
2022 | Boluspor | 14 | (4) |
2022–2023 | Ankara Keçiörengücü | 14 | (1) |
2023– | Vllaznia | 65 | (28) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2008–2010 | Shqipëria U19 | 6 | (3) |
2010–2012 | Shqipëria U21 | 8 | (3) |
2012–2022 | Shqipëria | 48 | (9) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 30 tetor 2024 |
Bekim Balaj (lindur më 11 janar 1991) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues me klubin shqiptar Vllaznia.
Balaj e nisi karrierën e tij si futbollist në Shkodër te Vllaznia, duke debutuar si profesionist në moshën 17 vjeç. Gjatë tre sezoneve ai regjistroi 13 gola në 53 ndeshje para se të kalonte në Turqi te Gençlerbirliği. Atje Balaj nuk luajti pothuajse fare duke u rikthyer në Shqipëri për të luajtur me Tiranën, ku sulmuesi la mbresa me performancat e tij, duke u transferuar sërisht jashtë shtetit, këtë herë në Republikën Çeke te Sparta Prague.
Gjatë kohën së tij te Sparta, Balaj u huazua për sezonin 2013–14 te Jagiellonia Białystok në Poloni para se të rikthehej te klubi mëm për sezonin e ardhshëm. Në janar 2015, ai u transferua në Kroaci te Rijeka ku luajti për një sezon e gjysëm. Në periudhën 2016–2019, Balaj luajti me Akhmat Grozny në Rusi para se të transferohej te Sturm Graz në korrik 2019.
Balaj filloi karrierën e tij ndërkombëtare me ekipin nën-19 në vitin 2008, kurse dy vite më vonë luajti edhe me ekipin nën-21. Ai debutoi me kombëtaren e të rriturve në vitin 2012 dhe luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e suksesshme kualifikuese të Shqipërisë për UEFA Euro 2016, duke shënuar një gol spektakolar në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë. Ai u zgjodh për finalet e turnamentit, duke bërë debutimin në ndeshjen e tretë të grupit A kundër Rumanisë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vllaznia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Balaj u bashkua me ekipet e moshave të klubit të vendlindjes së tij Vllaznia në moshën 11 vjeç. Ai fillimisht e nisi karrierën si portier për shkak të gjatësisë së tij, duke i thënë trajnerit Astrit Premçi se ishte i aftë për të luajtur në këtë pozicion. Megjithatë, pas disa seancash stërvitore me lojtarin, Premçi zbuloi se lojtari ishte shumë i mirë në lojën me këmbë dhe e vendosi atë si qëndër sulmues.[1]
Gençlerbirliği
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Balaj ra në sy të disa klubeve evropiane pas performancës së tij pozitive në sezonin 2009–10 me Vllazninë.[2] Në fund ishte klubi turk Gençlerbirliğit që fitoi shërbimet e lojtarit, i cili më 17 qershor 2010 firmosi një kontratë katër-vjeçare. Gençlerbirliğit pagoi 200,000–300,000 € për kartonin e tij.[3] Menaxheri i Balaj Dritan Gjyrezi ishte liçensuar si agjenti i FIFA-s përpara se të bëhej kjo marrëveshje; kjo ishte marrëveshja e tij e parë në karrierë dhe ai shpresonte që të çonte më shumë shqiptarë në Turqi, duke thënë se të dy shtetet kanë marrëdhënje të mira dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në Turqi janë shumë të fortë.[4] Balaj pas firmosjes së kontratës do të përfitonte një pagë 150,000 € në vitin e parë dhe 600,000 € duke nisur nga viti i dytë e deri në të pestin.[5]
Tirana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar 2011, Balaj mori oferta nga Tirana dhe Vllaznia për një rikthim në Shqipëri .[6] Por pasi u takua me donatorin Refik Halili ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin kryeqytetas më 20 janar 2011, me vlerë 70,000 € në sezon. Sipas raportimeve Vllaznia i kishte ofruar një rrogë 50,000 € në sezon.[7][8][9]
Balaj bëri debutimin e tij me klubin e ri më 3 shkurt 2011 në një ndeshje në shtëpi kundër Skënderbeut që u mbyll në barazimin 0–0; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të mesfushorit Gilman Lika.[10] Ai shënoi golin e parë me Tiranën në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Kupës së Shqipërisë kundër Besës më 6 prill, duke shënuar golin e barazimit që i siguroi ekipit përparimin në finale.[11] Më 15 prill, Balaj regjistroi golin e parë në kampionat në fitoren tenistike 6–1 kundër Elbasanit.[12]
Pavarësisht performancave pozitive dhe kontributit që dha në kupë, trajneri i ri Mišo Krstičević nuk e përfshiu sulmuesin në formacionin titullar për finalen e kupës. Pavarësisht kësaj, ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 54të me Tiranën që mposhti Dinamon 4–3 nga gjuajtjet e penalltive; Balaj gaboi në tentativën e tij.[13][14][15]
Balaj shënoi golin e fitores në Superkupën e Shqipërisë 2011 kundër kampionëve të ligës Skënderbeu, në një ndeshje të vonuar dhe të ndërprerë nga një rrëmujë e shkaktuar nga tifozët.[16][17] Goli i tij i parë në kampionat për sezonin 2011–12 erdhi më 17 shtator në javën e dytë kundër Kastriotit në Krujë; Balaj shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 48të me ndeshjen që u mbyll 3–2 në favor të Bardhebluve, që regjistruan fitoren e parë për sezonin 2011–12.[18][19] Gjatë kësaj kohe, media vuri re edhe partneritetin në fushën e lojës midis Balajt dhe Gilman Likës, me të dy lojtarët që kanë lindur në Shkodër.[20] Më 21 shtator, Balaj regjistroi tregolëshin e parë në karrierë në ndeshjen kundër Himarës për raundin e parë të kupës; golat e tij erdhën respektivisht në minutat 36', 52' (me penallti) dhe 67'. Pas tregolëshit, ai u zëvëndësua nga trajneri Julián Rubio për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.[21][22] Pas formës së mirë të shfaqur në fillimin e sezonit, Balaj foli rreth ëndërrës së tij për të luajtur me ekipin kombëtar shqiptar.[23]
Sparta Prague
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në korrik 2012, Balaj u transferua te Sparta Prague në Republikën Çeke, e cila kishte si trajner Vítězslav Lavička, i cili e parë me vëmëndje lojtarin përpara se të kryej marrëveshja. Lavička e vendosi Balaj në formacionin titullar në një ndeshje miqësore kundër Graffin Vlašim më 17 korrik. Ai e filloi ndeshjen shkëlqyeshëm, duke j'u afruar shumë golit me një goditje me kokë në minutën e 7të dhe më vonë shënoi në minutën e 19të me një goditje të fuqishme jashtë zonës së 18 metrave për t'i dhënë skuadrës avantazhin 3–0. Ai u zëvëndësua në fund të pjesës së parë me Spartën që fitoi ndeshjen me rezultatin 5–0. Pas kësaj miqësore, ai u rikthye në Shqipëri për të prishur kontratën e tij me Tiranën, e cila nuk e linte të lirë pa marrë 100,000 €. Megjithatë, klubi çek i pagoi vetëm gjysmën e shumës së kërkuar për shkak se kontrata e Balajt me kryeqytetasit skadanonte në janar 2013.
Më 4 tetor 2012, Balaj shënoi një gol historik për karrierën e tij në Ligën e Evropës kundër spanjollëve të Athletic Bilbao, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të këtij kompeticioni që u mbyll me fitoren 3–1.[24]
Jagiellonia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 8 korrik 2013, Balaj u huazua për një sezon te klubi polak Jagiellonia Białystok në Ekstraklasa.
Slavia Prague
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi u rikthye te Sparta Prague pas huazimit një vjeçar te Jagiellonia, Balaj firmosi me klubin tjetër nga Praga Slavia më 10 korrik 2014.[25] Ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me mundësi rinovimin.[26] Ai bëri debutimin e tij me klubin në ndeshjen hapëse të sezonit 2014–15 kundër Slovácko, duke shënuar golin e fitores në suksesin 2–1.[27] Më 11 gusht, Balaj shënoi golin e parë në minutën e 17të të ndeshjes kundër Slovan Liberec ku Slavia Prague fitoi me rezultatin 4–1.[28]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipet e moshave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Balaj ishte pjesë e ekipit nën-19 për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian 2009, ku ai bëri debutimin e tij kundër Anglisë në Ballymena Showgrounds, ku ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Guido Tepshit me Shqipërinë që humbi 3–0.[29] Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm me kombëtaren nën-19 në kualifikuese në humbjen 2–1 kundër Irlandës së Veriut më 13 tetor 2008 në The Oval, Belfast.[30]
Ekipi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Balaj u bë pjesë për herë të parë në kombëtaren e të rriturve në shkurt 2010 për ndeshjen jozyrtare kundër Kosovës, ku ai debutoi dhe shënoi një gol në fitoren 3–2 në Prishtinë.[31] Thirrja e tij e parë zyrtare erdhi në nëntor 2012 nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësoren kundër Kamerunit.[32] Ai debutoi në këtë ndeshje, duke zëvëndësuar sulmuesin tjetër Edgar Çani për 14 minutat e fundit me Shqipërinë që mori një barazim pa gola.[33]
Ai shënoi golin e tij të parë për Shqipërinë më 7 shtator 2014 kundër Portugalisë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Euro 2016; ky gol rezultoi të ishte goli i fitores 0–1 për Shqipërinë që mposhti Portugalinë për herë të parë në histori.[34] Goli erdhi në pjesën e dytë falë një krosi në zonë të Odise Roshit nga e djathta, ku Balaj, edhe pse ishte me kurriz, arriti të kthehej dhe të bënte një gjuajtje vollej me të djathtën nga 17 metra duke mposhtur portierin Rui Patrício.[35][36] Ai e përshkroi golin e tij si "gol sulmuesi".[37]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bekim Balaj ndihmoi për të ndërtuar shtëpi për familjet e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 28 qershor 2020[38]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Europa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Vllaznia | 2007–08 | Kategoria Superiore | 1 | 0 | 0 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
2008–09 | 7 | 0 | 5 | 1 | — | — | 12 | 1 | ||||
2009–10 | 30 | 9 | 6 | 3 | 4[a] | 0 | — | 40 | 12 | |||
Gjithsej | 38 | 9 | 11 | 4 | 4 | 0 | — | 53 | 13 | |||
Gençlerbirliği | 2010–11 | Süper Lig | 1 | 0 | 1 | 0 | — | — | 2 | 0 | ||
Tirana | 2010–11 | Kategoria Superiore | 13 | 2 | 4 | 1 | — | — | 17 | 3 | ||
2011–12 | 24 | 13 | 14 | 8 | 2[a] | 0 | — | 40 | 21 | |||
2012–13 | — | — | 2[a] | 0 | 1[b] | 1 | 3 | 1 | ||||
Gjithsej | 37 | 15 | 18 | 9 | 4 | 0 | 1 | 1 | 60 | 25 | ||
Sparta Prague | 2012–13 | Liga e Parë Çeke | 12 | 3 | 3 | 0 | 5[a] | 1 | — | 20 | 4 | |
Jagiellonia | 2013–14 | Ekstraklasa | 31 | 7 | 6 | 2 | — | — | 37 | 9 | ||
Slavia Prague | 2014–15 | Liga e Parë Çeke | 13 | 3 | 0 | 0 | — | — | 13 | 3 | ||
Rijeka | 2014–15 | MAXtv Prva Liga | 15 | 9 | 3 | 1 | — | — | 18 | 10 | ||
2015–16 | 31 | 9 | 4 | 1 | 2[a] | 0 | — | 37 | 10 | |||
Gjithsej | 46 | 18 | 7 | 2 | 2 | 0 | — | 55 | 20 | |||
Akhmat Grozny | 2016–17 | Premier Liga Ruse | 26 | 9 | 1 | 0 | — | — | 27 | 9 | ||
2017–18 | 13 | 0 | 0 | 0 | — | — | 13 | 0 | ||||
2018–19 | 22 | 3 | 2 | 1 | — | — | 24 | 4 | ||||
Gjithsej | 61 | 12 | 3 | 1 | — | — | 64 | 13 | ||||
Sturm Graz | 2019–20 | Bundesliga Austriake | 10 | 4 | 1 | 0 | — | — | 11 | 4 | ||
Gjithsej karriera | 249 | 71 | 50 | 18 | 15 | 1 | 1 | 1 | 315 | 91 |
- ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në Superkupën e Shqipërisë
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | 2012 | 1 | 0 |
2013 | 3 | 0 | |
2014 | 5 | 1 | |
2015 | 3 | 0 | |
2016 | 8 | 2 | |
2017 | 1 | 1 | |
2018 | 9 | 1 | |
2019 | 7 | 2 | |
Gjithsej | 37 | 7 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 7 shtator 2014 | Estádio Municipal de Aveiro, Aveiro, Portugali | Portugalia | 0–1 | 0–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tirana
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gjergj Kola (20 qershor 2010). "Bekim Bala: Po përjetoj njëlloj ëndrre në Turqi…". Sporti Shqiptar. Marrë më 20 qershor 2010.[lidhje e vdekur]
- ^ Jorgis Memo (17 dhjetor 2009). "Qipriotë dhe turq, për "yjet" e Superiores". Albania-Sport. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2011. Marrë më 18 qershor 2010.
- ^ "Bekim Bala transferohet te Gençlerbirligi". Albania-Sport. 16 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 18 qershor 2010.
- ^ Gjergj Kola (17 qershor 2010). "Gjyrezi: Bala në Turqi, zgjedhja më e mirë". Shqipëria.com. Marrë më 18 qershor 2010.
- ^ "Turkish team signs Albanian striker" [Ekipi turk firmos me sulmuesin shqiptar] (në anglisht). World Bulletin. 17 qershor 2010. Marrë më 19 qershor 2010.
- ^ "Bekim Balaj, me një këmbë te Tirana". Gazeta Shqiptare. 19 janar 2011. Marrë më 28 gusht 2011.[lidhje e vdekur]
- ^ Leonard Karaj (20 janar 2011). "Bala te Tirana per 70 mije". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2016. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ Gjergji Mima (21 janar 2011). "Tirana firmos me sulmuesin Bekim Balaj". Yll Press. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ Besi Donati (20 janar 2011). "Perfundimisht:Bekim Bala te Tirana". Albania Soccer. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ "KF Tirana 0–0 Skënderbeu" (në anglisht). Football Database. 3 shkurt 2011. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ "Besa 1–1 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 6 prill 2011. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ "KF Tirana 6–1 KF Elbasani" (në anglisht). Football Database. 15 prill 2011. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ "KF Tirana 1–1 Dinamo Tirana" (në anglisht). Football Database. 22 maj 2011. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ Fatjon Pandovski (22 maj 2011). "Tirana shade Dinamo in Albanian Cup final" [Tirana lë në hije Dinamon në finalen e Kupës së Shqipërisë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ Altin Vorpsi (23 maj 2011). "Ilion Lika i jep titullin e 14-te kampion Tiranes". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ "Skënderbeu Korçë vs. Tirana 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 gusht 2011. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ "KF Tirana 0–0 Skënderbeu" (në anglisht). Football Database. 18 gusht 2011. Marrë më 28 gusht 2011.
- ^ "Kastrioti 2–3 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 17 shtator 2011. Marrë më 5 nëntor 2011.
- ^ "Kastrioti Krujë vs. Tirana 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 17 shtator 2011. Marrë më 5 nëntor 2011.
- ^ Arbi Laçi (20 shtator 2011). "Bala: Unë dhe Lika, është një Tiranë "shkodrane"" (në anglisht). Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 5 nëntor 2011.
- ^ "KF Himara 0–3 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 21 shtator 2011. Marrë më 5 nëntor 2011.
- ^ Arbi Laçi (22 shtator 2011). "Bala shou, tre gola pë të hipotekuar turin tjetër" (në anglisht). Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 5 nëntor 2011.
- ^ "Bala: Pasi të fitoj Tiranën dua kombëtaren". Sport Ekspres. 23 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 5 nëntor 2011.
- ^ "Sparta Praha vs. Athletic Club 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 tetor 2012. Marrë më 5 nëntor 2013.
- ^ "SK Slavia Praha – Slavia získala útočníka Bekima Balaje". Slavia.cz (në çekisht). 10 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2014.
- ^ "Bekim Bala kalon te Slavia Prage". Panorama Sport. 10 korrik 2014. Marrë më 10 korrik 2014.
- ^ "Balaj hero në Çeki, i jep fitoren Slavias". Panorama Sport. 26 korrik 2014. Marrë më 26 korrik 2014.
- ^ "Slavia Praha vs. Slovan Liberec 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 10 gusht 2014. Marrë më 10 gusht 2014.
- ^ "England U-19 3–0 Albania U-19" [Anglia nën-19 3–0 Shqipëria nën-19] (në anglisht). UEFA. 8 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2013. Marrë më 10 gusht 2014.
- ^ "Albania U-19 1–2 Northern Ireland U-19" [Shqipëria nën-19 1–2 Irlanda e Veriut nën-19] (në anglisht). UEFA. 13 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2013. Marrë më 10 gusht 2014.
- ^ "Kosovo vs. Albania (2:3)" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 20 tetor 2019.
- ^ "Kombetarja/ FSHF publikon listën zyrtare". Albania Soccer. 11 nëntor 2012. Marrë më 20 tetor 2019.
- ^ "Shqipëria e De Biazit, në një 1 vit". Panorama Sport. 16 nëntor 2012. Marrë më 20 tetor 2019.
- ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "Portugal suffer surprise Euro 2016 defeat by Albania" [Portugalia pëson një humbje surprizë në Euro 2016 nga Shqipëria] (në anglisht). BBC Sport. 8 shtator 2014. Marrë më 8 shtator 2014.
- ^ "Bekim Bala: Ju tregoj sekretin e kryeveprës". Panorama Sport. 11 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014.
- ^ "Albania enjoy afterglow of Portugal success" [Shqipëria shijon perëndimin e suksesit në Portugali] (në anglisht). UEFA. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ "Bekim Balaj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 7 shtator 2014.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Bekim Balaj" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 19 maj 2020.
- ^ "Bekim Balaj" (në anglisht). Eu-Football.info. Marrë më 19 maj 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Bekim Balaj. |
- Bekim Bala career stats te 90minut.pl
- Bekim Balaj te Soccerway
- Bekim Balaj te national-football-teams.com
- Lindje 1991
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në KF Vllaznia Shkodër
- Futbollistë në Gençlerbirliği S.K.
- Futbollistë në KF Tirana
- Futbollistë në AC Sparta Prague
- Futbollistë në Jagiellonia Białystok
- Futbollistë në SK Slavia Prague
- Futbollistë në HNK Rijeka
- Futbollistë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në Süper Lig
- Futbollistë në Gambrinus liga
- Futbollistë në Ekstraklasa
- Futbollistë në Prva HNL