Arif Demolli
Arif Demolli | |
---|---|
U lind më | 2 maj 1949 Gllogovica, Prishtinë Kosovë |
Vdiq më | 6 mars 2017 Prishtinë |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | romane, tregime, poezi |
Arif Demolli (* 2 maj 1949 në fshatin Murrizaj, Gllogovicë) është gazetar dhe shkrimtar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”,“Pionieri” dhe tani në MASHT, në Prishtinë. Tregimet e tij jane perfshire ne panorama dhe ne antologji te ndryshme te prozatoreve shqiptare.Librat Ballkonet e nje qyteze dhe Pellumbat e kujtimeve i jane ribotuar edhe në Tiranë. Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij. Për romanin "Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie" mori Çmimin Pjetër Bogdani të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin "Pse gjirafa ka qafë të gjatë" mori çmimin letrar Vehbi Kikaj. Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit. Jeton në Prishtinë.
Shkruan krysisht prozë, për femijë e për të rritur. Merret dhe me përkthime letrare.[1]
Demolli vdiq në Prishtinë, më 6 mars 2017.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pëllumbat e kujtimeve 1978
- Ballkonet e një qyteze 1979
- Lushi si askushi 1980
- Fjalim para tokave të vjetra
- Njeriu i blertë
- Ante portas
- Shkullësit e përjetshëm
- Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie 1993
- Lushi në kopshtin e magjepsur
- Druri ku duan të jetojnë të gjithë
- Vdekja e Akanit 1990
- Pse gjirafa ka qafë të gjatë
- Farët magjike
- Lulevera dhe Ylberi
- Si mbetën gjallë shqiptarët
- Pëllumbat e kujtimeve
- Kur je më i vogli
- Nën kafaz-tërë gaz[2] 2010
- Plaku Zemërbardhë
Në gjuhë të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tekste shkollore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Leximi 1-Leximi i klasës së parë
- Leximi 2-Leximi i klasës së dytë
- Leximi 3-Leximi i klasës së tretë
Skenar filmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Klasa e 2-Klasa e dytë
- Klasa e 3-Klasa e tretë
klasa e 4 klasa e katert
Përkthime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pushtimi i lumturisë i nobelistit Bertrand Russell
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi letrar Ymer Elshani, për veprën më të mirë të botuar brenda dy karvanëve për veprën Në kafaz për gaz (2011).
- Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” për vitin 2015[4]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ pellumbat
- ^ http://www.koha.net/?page=1,5,60814
- ^ http://waldgut.ch/e8/e656/e3566/
- ^ http://www.mkrs-ks.org/?page=1,6,1200#.VsDMpdLR_IU
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arif Demolli tek IMDb
- Arif Demolli auf der Seite des Waldgut-Verlags
- http://www.bshz.ch/u-promovua-romani-i-autorit-arif-demolli-es-war-ein-dorf-in-kosova/[lidhje e vdekur]
- http://www.zemrashqiptare.net/news/id_17772/rp_0/act_print/rf_1/Printo.html
- http://www.youtube.com/watch?v=DdWn0RNyZhE
- http://www.kosova-sot.info/kulture/arif-demolli-merr-cmimin-ymer-elshani[lidhje e vdekur]
- https://web.archive.org/web/20200123081033/https://archive.koha.net/?id=4&l=94614
- http://www.kosovapress.com/en/culture/arif-demolli-merr-cmimin-per-letersi-azem-shkreli-64339/