Jump to content

Ardit Gjebrea

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ardit Gjebrea
Ardit Gjebrea tek Kënga Magjike në vitin 2009
U lind në (1963-07-07) 7 korrik 1963 (61 vjeç)
KombësiaShqiptar
Profesioni
  • këngëtar
  • producent
  • kompozitor
  • prezantues
Njohur përE Diela Shqiptare
Kënga Magjike

Ardit Gjebrea (lindur më 7 qershor 1963) është një këngëtar, kantautor, producent, prezantues shqiptar nga Shqipëria. Ai është udhëheqës i spektaklit të mirënjohur muzikor në Shqipëri, Kënga Magjike.

Për herë të parë këndoi Gjebrea në skenë në moshën 5 vjeçare. Më pas vijon të këndojë në Festivalet e Fëmijëve ku nga ato vite ai kujtohet për këngët “I ëmbël zëri i gjyshes” “Kur këndoj për ty moj nënë” etj. Ende fëmijë ai shfaqet në skenë si këngëautor me këngën “Balladë për pionierin dëshmor” e më pas ai do të këndojë këngët e veta.

Dalja e parë e rëndësishme e tij në skenë si krijues dhe interpretues mban datën 17 dhjetor 1991 në Festivalin e RTSH-së ku fiton çmim të parë me këngën “Jon”. Në dhjetor të vitit 1995 ai fiton përsëri çmim të parë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Eja”. Me këngët e albumeve të tij, ai fillon të këndojë në shumë veprimtari dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Ardit Gjebrea numëron më shumë se 250 koncerte si këngëautor.

Emri i tij është brohoritur pothuaj në të gjitha stadiumet, sheshet apo pallatet e sportit nëpër qytetet e Shqipërisë që nga viti 1994 e deri sot. Koncertet e tij kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut dëshmitar dhe të nesërmen e çdo shfaqje të tij media e ka vleresuar si “mbreti i popit” “stuhia Gjebrea” “entuziazmi që shkakton një mit” etj, etj. Mbresëlënëse janë dhe koncertet e tij në Kosovë.

Jashtë vendit ka dhënë koncerte të mirëpritura në Londër, Angli, New York, Chikago, Toronto, Brashov, Selanik, Damask, Torino, Hong Kong dhe të tjerë.

Karriera e tij është e lidhur me televizionin pasi ai jo vetëm ka drejtuar programe të rëndësishme televizive si TeleBingo, Miss & Mister Albania por është edhe producent i projektit shumëvjeçar Kënga Magjike. Së fundmi ai është i pranishëm në ekranet e shqiptarëve me programin E diela shqiptare një emision argëtues I së dielës.

  • "Ja ku jam"
  • "Xhinxhile"
  • "Dimëroj"
  • "Eja"
  • "Makina e memories"
  • "Çmenduri"

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]