Jump to content

Aksidenti (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aksidenti është një roman me autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese "Onufri", viti i botimit 2010. Faqe 272. ISBN 978-99956-87-12-0

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.