Jump to content

Agron Tufa

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Kutia Shkrimtar Agron Tufa është poet, prozator, shkrimtar, eseist, përkthyes dhe studiues i letërsisë.

Tufa u lind në Dibër në vitin 1967. Ndoqi studimet për letërsi në Universitetin e Tiranës. Më vonë vazhdoi studimet në Moskë, ku u diplomua në Filozofi Arti, e me pas perfundoi ciklin e tretë të studimeve në Teori Përkthimi, me përqendrim të veçantë në krijimtarinë e poetit Joseph Brodsky.

Agron Tufa ka dhënë mesim në Fakultetin e Historisë e Filologjisë në Tiranë, lendët Letersi e huaj e shekullit të XX, Teori Përkthimi e Letërsi Ruse. Tufa është Doktor i Shkencave filologjike. Deri në fund të nëntorit 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit[1]; pedagog titullar i Letërsisë së Huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik në Tiranë; pedagog me kohë të plotë në Kolegjin Universitar “Bedër”.[2]

Tufa ka filluar studimet për Gjuhë-Letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës, në vitin 1991. Ai bënte pjesë në grupimin dhe shoqatën e poetëve të rinj avanguardistë ("E-PËR-7-SHME").[3] Gjatë kohës së studimeve ka punuar gazetar kolumnist dhe gazetar kulture në "Zëri i Rinisë". I ndërpreu studimet në vitin e katërt me daljen e të drejtës së studimit në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (Литературный институт им. А. М. Горького) në Rusi. I finalizoi studimet (1994-1999) me diplomimin në studimin e krijimtarisë së poetit disident, nobelistit rus Josif Brodskij. Studimet pasuniversitare i kreu në Institutin e Kulturave Europiane (IEK) në vitin 2001. Gjatë periudhës 1996-2001 ka qenë lektor i gjuhës, folklorit e letërsisë shqipe në Institutin Shtetëror Moskovit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO).[4]

Nga viti 2011-2019 ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK).

Ai ka kontribuar në një masë të konsiderueshme edhe në publicistikën shqiptare

Agron Tufa ka përkthyer disa autorë rusë, mes të cilëve Joseph Brodsky, Anna Akhmatova, Osip Mandelshtam, Boris Pasternak, Andrei Platonov, Mikhail Bulgakov, Vladimir Nabokov, dhe Vladimir Sorokin.[5]

Kronologji e botimeve

  • 1991 – “O moj Shqypni dhe lirika të tjera”, antologji poetike, bashkëautor, 
  • 1996 – “Aty te portat Skee”, poezi, Onufri "
  • 1998 – “Dueli”, roman, revista Aleph, “Ora”[2] (ribotim 2002, 2007, “Fjala” botim i tretë, Onufri 2016 – botim i katërt)
  • 2002 – “Rrethinat e Atlantidës”, poezi, Aleph 
  • 2002 – “Fabula Rassa”, roman, Ideart
  • 2002 – “Janusi qindfytyrësh”, esse, Pro-Kultura, Tetovë, 
  • 2004 – “La Prueba della tierra”, bashkë-autor (Përmbledhja poetike në spanjisht)
  • 2004 - “Mërkuna e Zezë”, roman, Toena 2005, 2009
  • 2005 - “Avangardë engjëjsh”, poezi, Ideart 2005.
  • 2007 – “Fryma mbi ujëra”, poezi, “Fjala” 
  • 2007 – “Nove poesie” – botim dygjuhësh “La stanza del poeta”, Formia, Itali
  • 2008 – “Dibra me sytë e të huajve” (Monografi), “MB botime”, Tiranë [https://bukinist.al/en/histori/8797-dibra-me-syte-e-te-huajve.html]
  • 2008 – “Antologjia e poezisë shqipe bashkëkohore” (“Onufri” 2008, Hartoi B. Kuçuku), bashkautor
  • 2008 – “Antologji bashkëkohore e poezisë shqipe”,  “Poes” Athinë 2008  (Hartoi Romeo Çollaku), bashkautor.
  • 2008 (tetor) – “Letërsia dhe procesi letrar ne shekullin XX”, vol I dhe II, SHBLU
  • 2009 Antologjia e poezisë shqipe e shekullit XX (në serbisht, Akademia DUKLA, Podgoricë, 2009)
  • 2009 - "Thembra e Akcilit" - Sh.B "Prizmi" (kolana Zambak), Tiranë 2009, M&B botim i dytë, 2014[6]
  • 2009 - "Tenxherja", roman, "Toena", Tiranë 2009, Koha Ditore, Prishtinë 2010
  • 2010 - "Gjurma në rrjedhë" - Poezi - "Ditët e Naimit", Tetovë,
  • 2010 - "Kuja e Mnemozinës" - studime shkencore - "Pika pa sipërfaqe", Tiranë [7]
  • 2012 - "Fragmentet e Gjësë", vëllim poetik, sh.b. "OM", Prishtinë 2012 [8]
  • 2014 - "Nga hiri i të vdekurve", përmbledhje me ese, MB Botime, Tiranë[9]
  • 2015 – “Gurit të varrit ia rrëfej”, roman, Onufri, Tiranë 2015
  • 2016 – “Kafsha apo fantazma”, vëllim poetik, Onufri, Tiranë 2016
  • 2019 - "Zonja Asnjeri dhe Zoti Askurrkush", vëllim poetik, Tiranë, Onufri 2019
  1. ^ "Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit".
  2. ^ "ISSK".
  3. ^ "Gazeta Mapo" (në anglisht).
  4. ^ "Linkedin" (në anglisht).[lidhje e vdekur]
  5. ^ "Agron Tufa Website".
  6. ^ "Bukanisti".
  7. ^ "Librat.al".
  8. ^ "Omprom" (në anglisht).
  9. ^ "Bukanisti".